Dosja e zezë11 Mars 2023, 10:40

Si ia drodhi “malësori” i Skraparit “malësorit” të Tropojës: në zgjedhje vetëm dhe pazare me kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

Si ia drodhi “malësori” i Skraparit

Ditën premte, për të fshehur prapaskenat e blerjes së kandidatëve dhe për ta garantuar Sali Berishën për gjoja besnikëri, “djalli” Ilir Meta veshi mantelin e ‘ëngjëllit” dhe shkoi takoi plakun “non grata” në zyrë, duke vazhduar aktrimin sikur gjoja është në aleancë më të...

Dy ditë pas vendimit gjyqësor, Ilir Meta regjistroi partinë e tij në zgjedhje pa koalicion, dhe deklaroi se kandidatët e primareve që ka zgjedhur Foltorja, nuk janë as të PD e as të Sali Berishës, por janë të opozitës që përfaqësohet me vulën e PL.

Ndërsa ditën që KQZ nuk e pranoi Foltoren si PD dhe as Sali Berishën si kryetar, Ilir Metaj shpalli listën e kandidatëve për këshilltarë të Tiranës, ku nuk kishte asnjë ma grupi i “Foltore”.

Këto qëndrime, tregojnë qartë, se Ilir Meta ia drodhi përsëri Sali Berishës, duke e lënë vetëm, në këtë moment izolimi penal e politik për shkak të vendimit “non grata” e humbjes së vulës.

Thuhet, se ishte Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ajo që i kërkoi Ilir Metës shkëputjen nga Sali Berisha. Por edhe nëse nuk ka qenë ultimatum i SHBA, Ilir Meta do ta braktiste vetë, sepse pas kapitullimit të Saliut, ka nuhatur frikën e shpalljes “non grata”.

Duke parë ndarjen e PD dhe kundërshtimin e Berishës për bashkim pas humbjes së vulës, Ilir Meta po e shfrytëzon këtë moment djallëzisht e aktivisht, si mundësi për të marrë monopolin e opozitës, duke tërhequr militantët e Foltores.

Në funksion të këtij qëllimi, Ilir Meta po vazhdon përditë prezantimin e kandidatëve të Foltores për kryebashkiakë, duke i trajtuar si kandidatë të tij, disa prej të cilëve në bashkitë e vogla, po e shikojnë Partinë e Lirisë, si mundësi e vetme për t’u regjistruar.

Njëherazi, Ilir Meta me grupin e tij, ka filluar një lëvizje prapa krahëve të Sali Berishës, për të blerë kandidatët e Foltores, me qëllim që brenda datës 26 mars, t’i regjistrojë si kandidatë të Partisë së Lirisë, duke u futur në zgjedhje me kandidatë për kryetarë e këshilltarë bashkiak.

Sipas informacioneve nga kampi i Partisë së Lirisë, thuhet se Ilir Meta ka filluar pazaret me Belind Këlliçin, Luçiano Boçin e Elbasanit, Igli Carën e Durrësit, Hysni Sharrën e Vlorës, Indrit Hoxhën e Vorës, Dorjan Lanin e Gjirokastrës. Lefter Maliqin e Kuçovës, Zija Ismailin e Beratit, Olgert Muçollarin e Pogradecit, Ledina Aliollin e Korçës, por dhe me Bardh Spahinë e Shkodrës.

Dihet se me çfarë i bën pazaret Ilir Meta për të blerë vota e kandidatë, por paçka se takohet e negocion shpesh me kandidatët e Foltores, ende nuk dihet nëse këta do ta braktisin “non gratën”, mbasi edhe kandidatët po presin zhvillimet në lidhje me fatin e Foltores e të Saliut.

Ditën premte, për të fshehur prapaskenat dhe për ta garantuar Sali Berishën për gjoja besnikëri, “djalli” Ilir Meta veshi mantelin e ‘ëngjëllit” dhe shkoi e takoi plakun “non grata” në zyrë, duke vazhduar aktrimin sikur është në aleancë më të, kur është regjistruar vetëm në KQZ e po negocion me kandidatët e 30 bashkive kryesore./Pamfleti

 

"malësori" i skraparit "malësori" i tropojës dredhia zgjedhje kandidatë