Prokuroria e Tiranës heton ambasadoren Aida Sakiqi për emërimin e Walter Borisovic Kryemadhi, një shtetas rus në stafin drejtues të përfaqësisë diplomatike...
Emërimi i shtetasit rus Walter Borisovic Kryemadhi si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani ka hapur një hetim penal ndaj ambasadores Aida Sakiqi. Procedimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhet me dyshime për shkelje në procedurat e emërimit dhe për rrezik të mundshëm ndaj sigurisë së informacionit diplomatik. Sipas dokumenteve, personi në fjalë ka deklaruar identitet të dyfishtë dhe ka aktivitet biznesi në Shqipëri, ndërsa rasti u evidentua nga shërbimet gjermane dhe u raportua te SHISH. Hetimet pritet të verifikojnë identitetin, lidhjet dhe mënyrën e përfshirjes së tij në stafin e ambasadës shqiptare në Berlin.
Skandali i emërimit të rusit Walter Borisovic në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani, me detyrë këshilltar, tashmë është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, me Procedimin Penal nr. 6025, datë 8 gusht 2025, ku subjekt hetimi është ambasadorja Aida Sakiqi.
Sakiqi u emërua ambasadore në shtetin lider të Bashkimit Europian, për shkak të marrëdhënieve të afërta me bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën. Sipas pretendimeve, kjo marrëdhënie i ka dhënë asaj fuqi të madhe për të bërë emërime në stafin e ambasadës dhe për të administruar fondet.
Në listën e emërimeve që ka bërë ambasadorja Aida Sakiqi është edhe rusi Walter Borisovic, emërim që ka ngritur shqetësime për statusin e trupit diplomatik dhe për sigurinë e informacioneve që ambasada merr nga shërbimet e sigurisë kombëtare shqiptare dhe që shkëmben me agjencitë gjermane.
Nuk dihen urdhrat, ndikimet, lidhjet apo interesat që e detyruan ambasadoren Aida Sakiqi të emëronte rusin Walter Borisovic si këshilltar në stafin drejtues të ambasadës, ku ai punoi deri në momentin kur u identifikua nga shërbimet sekrete gjermane dhe rasti iu raportua SHISH-it.
Nëpërmjet dokumenteve, “Pamfleti” ka zbuluar se rusi është punësuar në ambasadë me mbiemrin “Kryemadhi”, konkretisht me identitet të plotë: Walter Borisovic Kryemadhi. Ai ka deklaruar se ka lindur në Gjermani më 17 prill 1996 dhe se ka shtetësi shqiptare.
Ai ka deklaruar si amësi shtetasen ruse Anna Borisovna, ndërsa si atësi shtetasit Borisoviç dhe shtetasin shqiptar Valter Fatbardh Kryemadhi nga fshati Sheqeras i Korçës.
Është Prokuroria ajo që do të hetojë këtë identitet me atësi të dyfishtë dhe shtetësi të tretë shqiptare, përveç shtetësive ruse dhe gjermane, të rusit Walter Borisovic Kryemadhi, të cilin ambasadorja Aida Sakiqi e ka emëruar këshilltar të saj.

Sipas të dhënave, rusi Walter Borisovic Kryemadhi disponon edhe dy biznese në Shqipëri, konkretisht kompaninë “Flara” sh.p.k., ku ka 10% aksione, dhe kompaninë “Egnatia Travel” sh.p.k., ku ka 20% aksione, të dyja me zyra në kompleksin “Delijorgji”.
Gjithashtu, Walter Borisovic Kryemadhi rezulton i punësuar si përkthyes në fondacionin fetar “Diakonia Albania”, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ishte kandidat për deputet në Tiranë i partisë “LIBRA”.
Ndërsa bullgarja Biljana Naumov, rezulton e punësuar në zyrën e kontakteve diplomatike në Ambasadën e Shqipërisë në Gjermani nga ambasadorja Aida Sakiqi./Pamfleti
Po mbushin administratën shtetërore me antishqiptar. Ja është, keta jane Ramutët dhe Salehët. Shpëtoni Shqiperine, o shqiptar! Braktisni Salehët e Ramutët, sa nuk eshte bere vonë
FIKS....????????????ne fakt eshte per te qare dhe uleritur
Ore dhe kjo ambasadorja si byqim ruseje duket,pa shifnje ket pune ka e ka origjinen dhe kjo se u bane si shume antishqiptare ae punojne kundra ketij kombi.
Shtet bananesh, por nuk di te ndertoj Shtet Rama qe eshte nje klloun, bashke me kllounin tjeter nga PD . Kjo eshte shoqeria shqiptare e mbaruar.
Ha ha e bija e Bulentit dhe e Lira Sakiqit, plehrat e ish komunisteve te bllokut.. Bulent nga hundet do te te dalin leket dhe pordhet e gruas.. Pisa perfitues.. Tradhetare qe shisni edhe nonen tuj per paret e qelbesirave yttt katunare qe e shisnitveten per parine e qytetit..
Ky qenka shqiptar me mama ruse
Po ca ka me pas me mam nga rusia edhe bab nga shqipria se kuptoje... esht e para her per shqiprin qe ndodh kjo gje qe e bejn kshu tmadhe?
Per kete problem me mire te pyetet opinjonistja e big brather tek Top Chanell sepse edhe aty duhet te kete aksione!
Siç i ka pasur lidhjet Enveri me serbo rusët po ashtu i ka dhe edveri me serbo rusët nu është çudi
Po kush e di cfare interesash fshihen pas rusit dhe bullgares qe u emerokan punonjes te ambasades,,,,dmth shqiperia perfaqesohet me ruse dhe bullgare....Pak te rinj shqiptare ka,me origjine te paster shqiptare, te afte, te shkolluar dhe qe e duan atdheun?!?! Nuk di nese ndonje shtet tjeter emeron ne ambasadat e tij punonjes te huaj me nga dy identitete... Dhe nuk di...te qaj apo te uleri....
Të rinjtë shqiptarë të shkolluar nuk gjejnë vend asgjëkund në administratë e jo më në ambasada, duhet të jenë të rinjë me diploma të blera dhe pa dinjitet që lëpien dhe firmosin çdo gjë që i serviret nga pushtetarët dhe deputetët (ligjvenës ) injorantë
Sali Berisha dhe Edi Rama janë shumë afër Misionit të tyre për ta shkatërruar Kombin!!!
Walter eshte komshiu im, djal I sjellshem I edukuar dhe shume punetor. Ka lindur ne Gjermani po u kthyen ne Shqiperi. Nena eshte ruse cka ketu per tu cuditur Normal qe ka dy pashaporta Jane njerez punetore dhe qe shikojne punen e tyre. Djali eshte shkolluar ketu, flet 5 gjuhe te huaja rrjedhshme dhe cdo gje e ka e ka arritur vete duke punuar me punera te ndershme. Kjo teoria e konspiracionit eshte trillim... Duke qene se jane femije te integruar ne Evrope normal qe do martohen me evropiane... Eshte e ndaluar te punosh ne ambasade meqe ke mamane ruse....