TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Mars 2026, 16:56

Mashtrimi i Ramës, tymi i molotovëve dhe “arti francez” me paratë e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrimi i Ramës, tymi i molotovëve dhe “arti francez” me
Vila e Enver Hoxhës /

Rikonstruksioni 1.3 miliardë lekë i Vilës 31 u pagua nga buxheti i shtetit, ndërsa përdorimi 35-vjeçar iu dha me koncesion OJF-së “Art-Explore”...

Pas protestës pranë Vilës nr. 31, kryeministri e cilësoi ngjarjen si sulm ndaj një qendre arti të financuar nga Franca. Dokumente të publikuara tregojnë se rikonstruksioni me vlerë 1.3 miliardë lekë u financua nga taksat e shqiptarëve dhe iu dha me koncesion 35-vjeçar OJF-së franceze “Art-Explore”, me qira të lidhur me kostot e energjisë, ujit dhe mirëmbajtjes. Sipas informacioneve, gjatë vitit 2025 qeveria i ka akorduar OJF-së rreth 3 milionë euro për programe artistike. Çështja ka hapur debat mbi transparencën e financimit dhe kushtet e koncesionit.

Pas flakëve dhe tymit të molotovëve e fishkezjarrëve, që protestuesit e PD-së hodhën tek Vila nr.31 e ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Edi Rama, ngriti tymnajën duke e quajtur sulm mbi qendrën e artit të finacuar nga Franca dhe rrezikimin e jetës së artistëve të huaj.

Kjo deklaratë e kryeministrit, u përsërit e menjëherë nga mediat pranë tij, ministra, deputetë e patronazhsitë, duke e quajtur sulm kriminal kundër artit botëror e investimit kulturor francez.

E vërtetë është se, investimi që ktheu vilën e ish-diktatorit Hoxha, në qendër arti për artistët nga gjithë bota (siç thotë Edi Rama), nuk është financuar as nga Shteti Francez dhe as nga OJF-ja franceze “Art-Explore”.

Dokumentat që po publikon “Pamfleti”, vërtetojnë se investimi është financuar 100% nga taksat e shqiptarëve, ndërsa Edi Rama, ka bërë pazarin, për t’ia dhënë vilën me koncesion një OJF-je franceze të paracaktuar prej tij.

Më 29 maj 2023, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, njoftoi zhvillimin e tenderit për rikonstruksionin e Vilës nr. 31, me vlerë kontrate 1.3 miliardë lekë me TVSH, dhënë kompanisë private “Valona Konstruksion” Sh.p.k., që i kreu punimemt në kohë rekord e sipas projektit.

Mashtrimi i Ramës, tymi i molotovëve dhe “arti francez” me

Pesë muaj pas zhvillimit të tenderit dhe ende pa përfunduar rikonstruksini, kryeministri Edi Rama, firmosi Vendimin nr. 570, datë 11 tetor 2023, që vila e Enver Hoxhës, t’i kalonte Ministrisë së Kulturës.

Me këtë vendim, u kthye në “Vila Art Rezidencë-Tirana”, për t‘iu dhënë me koncesion një OJF-je të huaj; të cilën Edi Rama e kishte paracaktuar të ishte OJF-ja franceze “Art-Explore” me afat përdorimi për 35 vite.

Mashtrimi i Ramës, tymi i molotovëve dhe “arti francez” me

Tarifa e qirasë mujore, që OJF-ja francize do paguajë në arkën e ministrisë së Kulturës për shfrytëzimin e Vilës nr.31, është caktuar të jetë ekuivalente me vlerat e faturës mujore të energjisë elektike dhe ujit që do shpenzojë dhe mirëmbajtjen.

Por sipas infomacionit të ardhur në “Pamfleti”, OJF-ja franceze nuk ka paguar as energji elektrike e as ujë, ndërkohë që gjatë vitit 2025, qeveria shqiptare i ka dhënë 3 milionë Euro, për gjasme nxitjen, përzgjedhjen, mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj shqiptarë./Pamfleti

vila e enver hoxhës mashtrimi i ramës paratë e shqiptarëve

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Vjedhje ashiqare. Promovim i kulturës ,apo seli e shërbimeve të huaja të intelegjencës dhe qëndër e promovimit të prostitucionit?

    Lini një Përgjigje