Prokuroria e Durrësit firmos 33 arrestime për skandalin “Kurum”, por lë jashtë hetimit ish-ministren Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur lejen për eksportin e mbetjeve...
Ndërsa Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në kontrabandën e 102 kontenierëve me mbetje të rrezikshme të “Kurum”, jashtë dosjes hetimore ka mbetur ish-ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Dokumentet tregojnë se leja për transportin dhe eksportimin e mbetjeve është firmosur prej saj në prill 2022, çka e bën subjekt të drejtpërdrejtë përgjegjësie penale. Megjithatë, në vend që çështja t’i kalonte SPAK-ut për kompetencë, hetimi është kufizuar në vartës dhe zbatues, duke forcuar dyshimet për paprekshmëri politike dhe standarde të dyfishta në ndjekjen penale të aferave mjedisore.
Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 urdhër-arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në skemën e kontrabandës së 102 kontenierëve me mbetje të rrezikshme të “Kurum”, të kapur gati për dalje nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
Mes tyre janë pronarët e kompanisë “Sokolaj” sh.p.k., doganierë dhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, me akuzën për shkelje të ligjit në trajtimin e mbetjeve.
Por jashtë dosjes hetimore, Prokuroria e Durrësit ka lënë ish-ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, megjithëse ajo ka nxjerrë dhe firmosur vendimin për pajisjen e kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. me leje për eksport dhe transport të mbetjeve të rrezikshme.
Dokumenti që po publikon “Pamfleti” është Akt-Miratimi nr. 3732, datë 22 prill 2022, i firmosur nga Mirela Kumbaro, për pajisjen e kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. me Licencë Mjedisore, Kategoria “III.2.B”, për transportin dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme.

Mbështetur në këtë provë shkresore, Prokuroria e Durrësit kishte dhe ka detyrim ligjor ta përfshijë ish-ministren Mirela Kumbaro në dosjen hetimore, pasi ajo rezulton se ka dhënë lejen për kontrabandimin e mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”.
Madje duhet hetuar nëse Mirela Kumbaro e ka dhënë ilegalisht këtë leje dhe nuk e ka regjistruar apo arkivuar si akt zyrtar, ose nëse ajo është zhdukur pas shpërthimit të skandalit të mbetjeve, ndërkohë që leja është gjetur në dosjet e kompanisë “Sokolaj” sh.p.k.
Është absurd fakti që Mirela Kumbaro nuk është regjistruar si subjekt hetimi, ndërkohë që është marrë e pandehur me masë “arrest në shtëpi” vartësja e saj, ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, si zbatuese e lejes së mbetjeve të rrezikshme të dhënë nga Kumbaro.
Nisur nga fakti se lejen për mbetjet e rrezikshme e ka dhënë ish-ministrja Mirela Kumbaro, Prokuroria e Durrësit, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, duhej dhe duhet t’ia kalojë çështjen SPAK-ut për kompetencë hetimi, por nuk e ka regjistruar as si subjekt hetimi.
Raste të tjera të përfshirjes në afera dhe paprekshmërisë së Mirela Kumbaro
Përveç lejes për mbetjet e rrezikshme, emri i Mirela Kumbaros ka dalë në 23 afera që lidhen me kulturën, mjedisin dhe turizmin gjatë viteve 2013–2025, kur ajo ishte ministre e Kulturës, Turizmit dhe Mjedisit.
Sipas raporteve të KLSH-së, të dërguara në Prokurori dhe në SPAK, rezulton se me vendimet e Mirela Kumbaros për tokat në bregdet, pyjet, parqet, lumenjtë dhe burimet ujore në zona të mbrojtura, si dhe me lejet për HEC-e dhe gurore, i janë shkaktuar rreth 2 miliardë euro dëme pasurive kombëtare.
Emri i Mirela Kumbaros doli si bashkëpunëtore me ish-ministrin Ilir Beqaj në vjedhjen e 730 milionë lekëve fonde të ministrisë dhe donacioneve të BE-së, përmes tenderëve dhe faturave fiktive.
Ajo doli në copëtimin e 50 hektarëve tokë-park në zonën e Butrintit, të dhënë për resort, si dhe në dhënien e qendrës së Butrintit kompanisë së sallamerisë “Hako”, për ndërtimin e hotelit, restorantit, qebaptores dhe parkingut.
Emri i Mirela Kumbaros doli te leja për zaprimin, ndërhyrjet ndërtimore dhe shfrytëzimin e Kalasë së Lëkurësit në Sarandë nga trafikanti Andrea Çaushi, alias Renato Çaushi, si dhe te leja e dhënë drejtorit trafikant Sokol Feruni për ndërtimin e hotelit “Fantasy” në qendër të Kalasë së Gjirokastrës.
Emri i Mirela Kumbaros doli edhe në vjedhjen e 138 veprave të artit dhe historisë të viteve 1500–1900, të cilat, sipas KLSH-së, janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015–2017 me urdhër të saj, për gjoja restaurime dhe ekspozita, por nuk janë rikthyer më.
Megjithatë, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK nuk e kanë marrë asnjëherë në pyetje Mirela Kumbaron, ashtu siç ndodhi edhe me lejen për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme./Pamfleti
Ne byrg ndyresirat se na nxoren veten qefit.Por kjo e ksaj nukbeshte krim i zakonshem.Eshte krim kunder njerzimit!
Kshtu, ky popull vazhdimisht i ushqen Kumbarot, Berishet, Ramot..me viktima.
Dollanka e Mireles ka bere masaker monumentale edhe ne IKTK por askush nuk merret me ato krime te Mireles dhe Elves pasi i mbulon dumbabaisti Blendi me derdimenet e tij te DPSHTRR…
Mirela ka feminilitet. Te tjeret kane ngrene dardha mbas kurizit te saj.
Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta kanë gërmuar në sipërfaqe dhe kanë proçeduar këta fakirët. Po të gërmonin më poshtë do të hasnin në rrënjët e pemës. Te ministrja Mirela Kumbaro dhe te Ish Drejtori i Portit të Durrësit. Kur urdhërin e Mirelës e gjetën : pse nuk e hetuan si person të lidhur dhe pse nuk shpallën moskompetencë duke ja deleguar SPAK? Nëse qëllimisht cungojnë hetimet dhe fshehin prova, SPAK duhet të rregjistrojë Proçedim Penal për të dy Prokuroret e Durrësit. Por prokuroret kanë një justifikim. Sepse me të drejtë kanë gjykuar: Mirela ka çavojin lartë. Çavoji ka thënë vetë që SPAK e kemi ne nën hyqëm. Sepse kanë llogjikuar: Kur Mirelën nuk e kanë hetuar për dhjetra afera, ne do dalim si bishti para sqeparit? Kur nuk ja mban SPAK-ut nga do na i mbaj Ne? Kam një pyetje 1 dollarëshe. A mund të rregjistrojë SPAK çështje kryesisht për mbetjet e rrezikshme? Kam edhe një pyetje 2 dollarëshe . Po Drejtori i Portit të Durrësit duhet të hetohet? Kam edhe një pyetje 3 dollarëshe. Po mbetjet e rrezikshme që prodhoheshin nga Kurum për vite me radhë, shkonin vetëm në Tajlandë, ku tjetër? Dhe nëse këto mbetje janë groposur në tunele të ushtrisë, apo në galeri të minierave? SPAK duhet ti shkojë deri në fund këtij hetimi.
Ne Shqiperi asnjere nuk ka per te pasur ndeshkim per kryesoret mjafton ndeshkimi per vartesit sa per sy e faqe pastaj keta qe kane vjedhur shume gjyna ti denosh sepse dentojme ekonomine sepse neser pasneser do jene investitore serioze Banken e vodhi famekeqi fullani jo vetem qe nuk u denua por mori edhe shperblim per punen professionale Ne burg perfundoi vetem roja me pastrusen qe nuk kishin lidhje fare me ngjarjen