TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Shkurt 2026, 17:15

Edi Rama garanton miliona për “Raiffeisen Bank”, kanali i errët i parasë së energjisë

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama garanton miliona për “Raiffeisen Bank”, kanali i

Me vendim qeverie, shteti del garant për kredi me interesa të larta në favor të një banke të skeduar ndërkombëtarisht, ndërsa bilancet e OSHEE-së mbahen sekret...

Qeveria Rama ka miratuar një tjetër garanci shtetërore në favor të “Raiffeisen Bank”, për kredi të marra nga OSHEE dhe operatorët e tregut të energjisë, me interesa 8% plus komision 1%. Vendimi i 21 janarit 2026 vjen pavarësisht se financimet e mëparshme, përfshirë garancinë 200 milionë euro të vitit 2021, nuk janë audituar publikisht dhe gjendja reale financiare e OSHEE-së mbahet e fshehtë. Dokumentet dhe takimet zyrtare tregojnë një marrëdhënie të vazhdueshme të qeverisë me këtë bankë, e përfolur për lidhje me oligarkinë ruse dhe për rol në qarkullimin e fondeve të dyshimta në Shqipëri. Skema ngre dyshime serioze për përdorimin e garancive shtetërore si mekanizëm për maskimin e humbjeve dhe për kanalizimin e fondeve publike drejt interesave private.

Kryeministri Edi Rama vazhdon bashkëpunimin e qeverisë me “Raiffeisen Bank”, megjithëse SHBA-të e kanë futur këtë grup në listën e zezë të rrjeteve bankare që grumbullojnë, qarkullojnë dhe pastrojnë miliarda nga krimi i organizuar, si dhe për lidhje me oligarkinë e Vladimir Putinit.

Pazari i radhës i Edi Ramës me “Raiffeisen Bank” është bërë me Vendim nr. 24, datë 21 janar 2026 të qeverisë, për kalimin e garancisë shtetërore në favor të kësaj banke, për kontratat e kredive të kompanive të shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

Edi Rama garanton miliona për “Raiffeisen Bank”, kanali i

Me pikën 1 të vendimit jepet garancia për borxhin e marrë nga OSHEE, OSSH, Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Furnizuesi i Tregut të Lirë, me vlerë fillestare 15 milionë euro.

Kjo hua është marrë me interes 8% plus 1% komision, interes tepër i lartë krahasuar me normat që “Raiffeisen Bank” aplikon për klientë të tjerë, me 11 bankat e tjera private, me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me normat e interesit të miratuara nga Banka e Shqipërisë.

Me këtë vendim, qeveria ka ndërhyrë financiarisht për të garantuar shlyerjen e kësteve të borxhit që kanë OSHEE, OSSH, Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Furnizuesi i Tregut të Lirë, por nuk ka bërë publik detyrimin fillestar të huas, pjesën e shlyer dhe detyrimin e mbetur.

Në pikën 2 të vendimit thuhet se qeveria ka dalë garante te “Raiffeisen Bank” edhe për 750 mijë euro të tjera, sërish me interes 8% dhe komision 1%, që do të marrin të njëjtat subjekte, por pa deklaruar afatin e shlyerjes.

Vendimin e ka firmosur kryeministri Edi Rama, ndërsa në emër të qeverisë, si kontraktues për hua-pagesën e garantuar në “Raiffeisen Bank”, ka firmosur ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili, sipas vendimit, figuron si përzgjedhës i bankës, por faktikisht përzgjedhja është bërë nga kryeministri.

Kredia 200 milionë euro e tetorit 2021 dhe mashtrimi sikur OSHEE del me humbje

Më 10 tetor 2021, Edi Rama, nën alibinë e krizës pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, miratoi një garanci prej 200 milionë eurosh për OSHEE-n, me justifikimin që të mos rritej çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë.

Edhe këtë financim qeveria e kaloi te “Raiffeisen Bank”, por deri më sot Ministria e Financave dhe OSHEE nuk kanë hartuar raporte publike për fatin e këtij financimi.

Prej dhjetë vitesh, gjendja financiare e OSHEE-së mbahet sekret. Të vetmet shifra të bëra publike gojarisht lidhen me shtimin e sasisë së energjisë së blerë dhe, paradoksalisht, me humbje 70–100 milionë euro në vit, të cilat në fakt përbëjnë vjedhje.

Është vërtetuar me vendime qeverie, si ai i datës 21 janar 2026, se vjedhjet në sektorin e energjisë po maskohen duke u kaluar në kanalet e errëta të “Raiffeisen Bank”, në formë huash dhe garancish shtetërore.

Lidhjet e kryeministrit Edi Rama me pronarët e grupit “Raiffeisen Bank” u shfaqën edhe më 23 shtator 2025 në Vjenë, kur bashkë me pesë ministra, drejtoreshën e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, dhe rreth 50 ndërtues, zhvilloi takimin “Shqipëria – Horizonti i Ri”, me objekt investimet në energji, rrugë, turizëm dhe teknologji, në bashkëpunim me “Raiffeisen Bank”.

Përzgjedhja e kësaj banke është pjesë e skemës së Edi Ramës për të kanalizuar fonde dhe pasuri shtetërore drejt privatëve, përmes një institucioni financiar të skeduar nga SHBA për lidhje me oligarkinë ruse të Vladimir Putinit, përmes degës “Raiffeisen Moskë”.

Ndërsa në Shqipëri, përmes transfertave dhe kredive fiktive, është zbuluar se “Raiffeisen Bank” ka fshehur, qarkulluar dhe pastruar miliarda euro të kompanive si “Bankers”, “Bana King” dhe subjekteve të ndërtimit të kullave, hoteleve dhe resorteve, me pronarë qeveritarë, oligarkë dhe trafikantë./Pamfleti

raiffeisen bank edi rama kanali i errët energjia

3 Komente

  1. R
    Roku

    Raiffeisen, dora e gjate e Putin neper evrope

    1. P
      Pak nga të gjitha

      S’ka banka të tjera që shkojnë tek kjo ??

      1. S
        Specialisti

        Investigim interesant, nga Media Pamfleti, mbi kete informim real, te dokumentuar qe indirekt e lidh k/ministrin Edi Rama me kompanine Bankers Petroleum. Me kete shkrimin eshte bere me se e qarte lidhja e k/ministrit Rama me “Raiffeisen Bank" dhe kompanine koncesionare Bankers Petroleum. Banka nepermjet te ciles Bankers Petroleum transferon parate qe grabit ne vendburimin e naftes Patos-Marines, jashte shqiperise. Pra, del lidhja direkte e Edi Rames me Bankers-Petroleum, pra kjo kompani funksionon me porosi te Edi Rames, ky e pruri ne Shqiperi Bankers Petroleun kinez ne vitin 2016, ky i ka bere kesaj kompanie shume favore te medha fiskale dhe te kundraligjeshme duke i falur edhe tatimin mbi fitimin deri ne mbarim te kontrates, ka urdheruar institucionet shteterore qe te mos ushtrojn kontrolle ne kete kompani, ky prape tani pas 10 vitesh po kerkon prape qe ta largoj paqesisht me mirekuptim Bankersin se atje ka rene "zjarri" dhe mund te digjet ajo vete dhe gjithe qeveria Rama-Balluku-Gjiknuri, Rama bashke me Balllukun i pezulloi asaj ne vitin 2022 detyrimin doganor per holluesin e naftes bashke me gjoben prej 120 milion euro qe i vune autoritetet doganore, ky qendroi ne heshtje te plote kur para 2-3 muajesh Dogana e Fierit i kerkoi Bankers Petroleum shlyerjen e detyrimit doganor dhe nese nuk e paguan do ti bllokohet aktiviteti ne nje afat te caktuar, por mendoj se Rama indirekt nxiti Axhensine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), e cila menjeher urdheroj Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Ministrinë e Financave që të mos i bllokojn aktivitetin Bankers Petroleum se do sjelli pasoja te renda per vendburimin dhe social - ekonomike per punonjesite. Po ashtu nepermjet ministrit financave dhe k/doganierit ky insistoi prape qe kompania Bankers Petroleum kete gjobe te mos paguaj deri ne 31 dhjetor/2025, ne menyre qe kompania Bankers Petroleum te perfitonte nga ligji i miratuar i "Paqes Fiskale" i cili hyri ne fuqi ne 1 Janar/2026, lidhur me faljen e borxheve per bizneset ne menyre qe ky detyrim doganor te ZEROHET. Pra, Rama mbeshteti vendimin e qeverise tij, ne 2022, qe bashke me Ballukun i pezulluan kete detyrim doganor kompanise Bankers Petroleum. Kjo loje e piste qe te beje me grabitjen e kesaj pasurie natyrore dhe shkaterrimin e saj nga kjo kompani koncesionare bashke me kupolen politike, qeverine, dhe gjithe drejtuesit e institucioneve shteterore deri ne nivelin e bashkive ne komunitetet prane vendburimit.

        Lini një Përgjigje