“Herët a vonë, gjëja e vjedhur, shkon tek i zoti”
Postulati që na la ambasadori Donal Lu, se “njëherë peshku i vogël do ta hajë të madhin”, na mallëngjen, sa herë turfullojmë nëpër turbullirën e turbinave që montoi një monoteiste me emrin e bukur Fatime.
Ateistët e demokracisë, u shokuan nga nominimi i Presidentit Donald Trump si kandidat për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Rruga e mafies që kishte hapur tunele deri Olimp, ka vetëm një dalje, ndëshkimin.
Fatimja e Saliut, edhe Donald Trump e di, se është kushërirë e parë e Maries së Charles McGonigal, i penduar e drejtësisë, kunatë e Mejremes së Bablokut dhe e dyshuar si “bashkëpronare” e një banke amerikane këtu në Shqipëri.
Besimi se “askush nuk është mbi ligjin”, ishte holluar, gati në këputje.
Mbi kurrizin e një Peshku të madh në Vlorë, ditën që dy anije termocentrale, pronë e kompanisë amerikane “Excelerate Energy”, u morën me qira për të prodhuar energji elektrike dhe ende nuk kanë ndezur asnjë llampë, fallxhorja shkruante mbi valët e detit, fatin e mirë të grupeve mafioze dhe fatin e zi të taksave tona, e bindur se Presidenti Donald Trump nuk do e shohë rrugën drejt triumfit.
Këto dy anije fantazma, na kushtojnë 94 000 dollarë çdo ditë, apo jo zotërinj të SPAK-ut?!
Me kurriz në diell, ende peshqit e mëdhenj të drejtësisë nuk i hanë dot peshqit më të mëdhenj të Mafies.
Monopolistët e moralit monolit, në monolog të monokulturës grurë me kallinj plot, nuk mund të ishin as se si, pa nga një dhiqel në duar.
Me veglat e punimit të tokës, nuk kapen peshq.
Spektakli i piratëve me këpucët prej gome, i ka lënë me gisht në gojë amatorët e peshkimit, që presin me sot e me nesër, arrestimin e 4 Klaneve Mafioze.
Mbi statujën e Klanit Nr 1, të gdhendur në kllapinë e dosjen Rama- McGonigal, Presidenti Donald Trump, valëviti flamurin valëthyes të elektroneve që lëvizin në zona neutrale të moçaleve strategjike.
Strehorja ku hajdutët kërcejnë, edhe pse çdo ditë lëshon pika shiu, nuk kishte shanse të kalbet, pasi me këtë sistem që e besonte edhe Aleksandër Soros, peshku më i vogël nuk do e hante kurrë më të madhin.
Kjo drejtësi, nuk kishte risk as të kapë peshqit e mëdhenj, as të ngrejë potirin të njomë buzët, pa lejen e krye hajdutit që e kishte lidhur gomarin në oborr të Shtëpisë së Bardhë.
Por ndodhi ajo që ne e rilexojmë prej shekujsh tek e “Drejta romake”, se “herët apo vonë, gjëja e vjedhur, shkon tek i zoti”
Titulli i epopesë epokale, mund të themi, se në shqip deshifrohet Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, Edi Rama drejt burgut!/Pamfleti
Lini një Përgjigje