Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet…
Ylli Pango, ish-ministër i Kulturës dhe Sporteve në qeverinë e PD, u paraqit sot në GJKKO, atje ku zhvillohet seanca e rradhës me të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë, sa i takon asaj që njihet si dosja “Partizani”.
Në dëshminë e tij para GJKKO-së, Pango tha se nuk mbante mend se si ka ardhur procesi lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, atje ku më pas Malltezi bashkë me biznesmenin Fatmir Bekteshi, ndërtuan 19 kulla.
I pyetur nga SPAK lidhur me procedurat për ndryshimin e ligjit që ccoi në privatizimin e ish-kompeksit, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi.
Pango u pyet edhe nëse e njihte Afrim Tolën, i cili në dosjen e SPAK thuhet se ishte një prej anëtarëve të Komisionit, që u ngrit për vlerësimin e klubit shumësportësh të Partizanit. Ashtu si edhe për shumë pyetje të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Pango tha se emri i Afrim Toles nuk i kujtonte asgjë. i pyetur nga SPAK mbi një shkresë që i ka dërguar ish-vartësja e tij, Violeta Shqevi, e cila i thonte se fusha e basketbollit dhe dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë, Pango sërish tha se nuk kujtonte asgjë çfarë është bërë 18 vite më parë.
“SPAK ma vuri në dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga Ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi”, tha Pango.
Në dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve dhe avokatëve, Pango tha se nuk ishte kundër privatizimit, por ishte kundër ndryshimit të destinacionit lidhur me ish-kopleksin Partizani.
“Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet. Kam dhënë pëlqim, sepse ma kërkoi Genc Ruli”, tha Pango.
Pikërisht ndryshimi i destinacionit u pasua më pas me hapjen e rrugës për ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.
Pjesë nga dëshmia
Prokurorja: Afrim Tola, ju kujton gjë?
Ylli Pango: Jo, duhet të vras mendjen që ta kujtoj.
Prokurorja: Më 14 prill 2008, Shqevi ju njofton me shkresë se fusha e basketbollit dhe shumë prona të tjera ishin zënë me forcë. Ju kujtohet kjo shkresë dhe çfarë është bërë më pas?
Pango: SPAK ma vuri ne dukje këtë shkrese, nuk e mohoj se e ka shkruajtur, drejtoresha nuk e ka bërë si njohëse e legjislacionit të jurisprudencës, çdo ministër e di qe asetet duhet të kontrollohen nga ministria e Ekonomisë, në një nga mbledhjet e qeverisë janë bërë për privatizimin e pronave, kam kërkuar kalimin e aseteve në juridiksionin tonë, ne për objektet sportive nuk kishim pronësi
Prokurorja: Ju e njihni anën juridike?
Pango: Unë jam autor i shumë librave dhe deputet i kuvendit. Nuk mbaj mend çfarë kam bere 18 vjet me pare?
Prokurorja: Kur keni qenë ministër?
Pango: Mars 2007-mars 2009.
Prokurorja: Klubi shumë sportësh ka kaluar në 2003 te MKRS. A ishte e regjistruar apo e keni kryer ju?
Pango: Kjo histori daton 18 vjet me parë, unë jam autor ‘libri për kujtesën’, është e vështirë të mbash mend dokumente nëse s’ka ndonjë shkak të madh për ta mbajtur mend. Falënderoj median, që bazuar në dokumente më kanë rifreskuar kujtesën. Dëshmia ime ka mbingarkesa nga informacionet e mediave, unë nuk flas me rezerva, por s’mbaj mend saktësisht çdo gjë.
Prokurorja: Pra, nuk e morët në administrim?
Ylli Pango: Nuk u mor si pronë, pasi ishte e zaptuar.
Prokurorja: Ka qenë apo jo i regjistruar në pronësi të Ministrisë?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend, nuk kam asnjë dokument. Ka pasur shumë dokumente që lexoja. Nuk më ka shqetësuar asgjë lidhur me sportet në atë kohë, nuk kishte ngjarje që lidhen me terrenet sportive. Ne kishim emergjencë turizmin. Nuk kemi pasur probleme me sportet. Kompetencë kishim turizmin, ndërsa me sportet merreshin federatat. Sportet ishin të pavarura.
Prokurorja: Në një shkresë të datës 8 maj 2007, i jeni drejtuar qeverisë për ndryshimin e ligjit të sportit, duke parashikuar dhënien me koncesion pa ndryshim destinacioni. Pse e vlerësuat të nevojshëm këtë ndryshim ligjor?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në të gjithë botën objektet sportive, nëse jepen me koncesion, i bëjnë nder vendit, sepse shteti nuk ka qenë aq i fuqishëm sa të ndërtonte apo rindërtonte stadiumet.
Prokurorja: Familja Begeja dhe disa familje të tjera ju kanë paraqitur kërkesë për privatizim. Keni marrë ndonjë vendim?
Ylli Pango: Ndoshta ekziston si dokumentacion. Unë jam pro privatizimit, duhet të respektojmë pronarët. Kërkesa vërtetohet me dokumente. Pëlqimi im është juridikisht nul, edhe nëse kam thënë “po”. Nuk mund ta pengoja privatizimin, sepse ky ishte prioritet. Kam dhënë pëlqim, sepse ma kërkoi Genc Ruli.
Prokurorja: Meqenëse ligji për dhënien me koncesion ishte miratuar, si e keni dhënë pëlqimin për privatizimin?
Ylli Pango: Dhënia me koncesion dhe përfshirja e sektorit privat janë ligjore, janë të parashikuara në ligj.
Prokurorja: Ku parashikohet?
Ylli Pango: Te ligji për koncesionet, shërbimet publike dhe infrastrukturën. Amendimi përfshin pjesën e koncesioneve, por nuk përjashton sektorin privat.
Prokurorja: Në qershor 2008 keni çuar një amendament për ndryshime në ligjin për sportin, ku keni përfshirë privatizimin. Pse lindi nevoja për ndryshimin e ligjit?
Ylli Pango: Propozova privatizimin, nuk ka kontradiktë. Këtë e kam diskutuar edhe me oficerët e policisë gjyqësore dhe SPAK-un. Kjo nismë nuk është marrë nga unë, sepse nuk më shqetësonte ndonjë çështje e objekteve sportive. Me logjikë them se ka qenë një nismë qeveritare në kuadër të privatizimeve.
Prokurorja: Keni marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë?
Ylli Pango: Jo, nuk kam marrë pjesë.
Prokurorja: Ju keni kërkuar pakësimin e fondeve të investimit për sportet. Pse?
Ylli Pango: Jo, nuk mund të më kujtohet.
Klodiana Gjyzari: Ju thoni në relacion se kushti i mosndryshimit të destinacionit ishte thelbësor. Ndryshimi i vitit 2008 e ndryshonte këtë?
Ylli Pango: Ligjet i marrim nga vendet e zhvilluara. Shteti nuk i mban më këto objekte. Koncesionet i zhvillojnë ato, por duhet të ruhet destinacioni dhe unë e kam mbrojtur këtë parim.
Klodiana Gjyzari: Për Partizanin, keni folur ndonjëherë me zotin Berisha?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend nëse kemi folur ndonjëherë.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që që në vitin 2003 është evidentuar si objekt i zënë?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në atë kohë isha dekan.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni se zonja Dade ngriti një komision për këtë çështje dhe se kishte shkresa ku thuhej se pronat nuk merreshin në administrim sepse ishin të zaptuara?
Ylli Pango: Jo, nuk e mbaj mend.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama kërkoi ndryshimin e destinacionit dhe përse u largua Isa Tarja?
Ylli Pango: Jo.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama dha leje ndërtimi?
Ylli Pango: Jo. /Pamfleti/
Ju rekomandoni si te hapen rruget e pisllekut apo te rekomandoni si t'i mbyllet rruga pisllekut?