TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2026, 07:37

Mot i qëndrueshëm dhe kthjellime, njihuni me parashikimin për sot

Shkruar nga Pamfleti
Mot i qëndrueshëm dhe kthjellime, njihuni me parashikimin për sot
Foto Ilustrim

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje në orët e mesditës e pasdite, me pas mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata të izoluara, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore leshje të dobëta shiu në formë pikash(përjashtuar vija bregdetare). Pas orëve të pasdites
ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë. 

parashikimi i motit

Lini një Përgjigje