
Ashtu si kryeministri Edi Rama bëri marrëveshje në Vjenë me “Raiffeisen Bank- Tirana”; para 5 vitesh edhe Presidenti Rus, Vladimir Putin, zhvilloi në Moskë, një takim me të njëjtën objekt bashkëpunimi me “Raiffeisen Bank-Moska”…
Kryeministri, i shoqëruar nga ministra dhe biznesmenë shqiptarë, prezantoi në Austri projektet strategjike, mes akuzave se banka është përdorur si kanal për qarkullimin e fondeve të dyshimta.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga pesë ministra, nga drejtoresha e Korporatës së Investimeve Elira Kokona dhe 50 ndërtues të njohur si oligarkë, zhvilloi në Vjenë të Austrisë takimin “Shqipëria – Horizonti i ri”, me objekt investimet strategjike në energji, infrastrukturë, turizëm dhe teknologji, në bashkëpunim me “Raiffeisen Bank”.
Përzgjedhja e “Raiffeisen Bank” si adresë për të kanalizuar fondet dhe pasuritë shtetërore të Shqipërisë drejt investimeve private, përmes një banke të njohur për aktivitet anti-evropian, është një skemë bashkëpunimi për legalizimin e pastrimit të parave të zeza në investime.

Prej 12 vitesh, me bekimin e Edi Ramës, aktiviteti i “Raiffeisen Bank” në Shqipëri është strukturuar dhe funksionon hapur si “lavatriçe” e parave të korrupsionit dhe krimit, të tërhequra përmes kompanive shqiptare, atyre offshore dhe trafikantëve që maskohen si biznesmenë e që marrin fonde, pasuri kolaterale dhe kredi të garantuara nga qeveria.
Edi Rama: Ejani investoni në Shqipëri pa kontroll, nëpërmjet “Raiffeisen Bank”
Në fjalën e tij, kryeministri Rama garantoi drejtuesit e “Raiffeisen Bank” se kompanitë shqiptare dhe të huaja partnere të qeverisë do të qarkullojnë miliardat e investimeve përmes kësaj banke, me cikël të mbyllur dhe kontroll vetëm nga institucionet në varësi të kryeministrit.
Kjo do të thotë se “Raiffeisen Bank” në Shqipëri do të ketë liri të plotë veprimi dhe imunitet për operacionet financiare: grumbullimin e parave të paligjshme me burim krimin e korrupsionin, transferimin e tyre dhe kreditimin e kompanive të lidhura me qeverinë ose në ortakëri me ministra.
Në këtë takim në Vjenë, Rama u bëri thirrje kompanive të huaja të investojnë dhe të blejnë pasuri në Shqipëri përmes qarkullimit të parave tek “Raiffeisen Bank”, duke i garantuar se nuk do t’u kërkohet asnjë kontroll për burimin e fondeve. Pesë vite më parë, i pyetur nga mediat për burimin e financimit të kullave, hoteleve e resorteve, Rama tha hapur: “Kam dhënë dhe do të vazhdoj të jap leje ndërtimi dhe nuk dua t’ia di se çfarë burimi kanë financimet e tyre.”
Edhe Vladimir Putin, takim me “Raiffeisen Bank” në Moskë
Objekti i takimit në Vjenë mes qeverisë dhe oligarkisë shqiptare me “Raiffeisen Bank” kishte të njëjtin qëllim dhe skemë aktiviteti si ai që “Raiffeisen Bank” ka ndjekur në Rusi, duke qarkulluar dhe pastruar miliarda euro të oligarkëve të lidhur me Putinin, madje edhe financimet e agresionit në Ukrainë.
Ashtu si Edi Rama në Vjenë me “Raiffeisen Bank Tirana”, edhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi në Moskë, pesë vite më parë, një takim me “Raiffeisen Bank – Moska”, me të njëjtin objekt bashkëpunimi, ndërkohë që kjo bankë është skeduar nga Departamenti i Shtetit i SHBA.
Në Shqipëri, kjo skemë është realizuar përmes Komitetit të Investimeve Strategjike. Pas marrëveshjes në Austri, ajo do të formalizohet përmes “Raiffeisen Bank” dhe Korporatës së Investimeve, drejtuese e së cilës është e besuara e Ramës, Elira Kokona./Pamfleti
Lini një Përgjigje