Kjo që deri dje, e kapnin bandat e farmaceutikës nga jaka e xhaketës, e ulnin në karrige dhe e urdhëronin të firmoste çfarë iu donte qejfi...
Nëse nuk do ta kishte "sqaruar" në profilin e saj zyrtar, askush nuk do ta kishte besuar. Madje do të ishte interpretuar si një shaka e keqe, e pastër dashakeqëse, kundër ministres së re të Rendit.
Por zelli për të shkuar në ekstreme është shumë më i fortë se arsyeja dhe kjo qeveri e ka vërtetuar me qindra herë tashmë, që asgjë logjike nuk ka në punën e saj.
Pra, Albana Koçiu ka shkarkuar të hënën nga detyra, zv/ministrin e Rendit, sepse pasi ka "marrë një denoncim nga një bashkëatdhetar në Nju Jork, se zv/ministri tymoste cigare në restorant", është ndjerë aq në detyrim të respektimit të ligjit sa nuk është menduar dy herë. Aq e indinjuar nga qenkërka ndjerë Albana, sa menjëherë pas verifikimit të këtij denoncimi të jashtëzakonshëm, e ka pushuar nga puna vartësin e saj.
Kjo tejkalojn edhe tragjikomedinë!
Pra, kjo Albana u ngjall aq shumë pas marrjes së postit të ri, sa heq tjetrin nga puna sepse paska tymosur në lokal. E bën këtë Albana! Kjo që deri dje, e kapnin bandat e farmaceutikës nga jaka e xhaketës, e ulnin në karrige dhe e urdhëronin të firmoste çfarë iu donte qejfi. Dhe Bana bindej si pulë. Pastaj shkonte te Babloku dhe qahej se nuk e bënte dot më këtë, se nuk ishte e zonja të drejtonte ministri dhe përgjërohej të kthehej në një cep administrate.
Si shpërblim Babloku e çoi te Rendi me porosine qe të mos merrej me policë, por të paktën të rregullonte adresat çorap të Shqipërisë.
Dhe Albana prap u bind, por ne versionin më të keq të bindjes. Pushoi nga puna një zëvendës/ministër sepse piu cigare, diku në një lokal.
Si fillim o Albana, Ligji Antiduhan është i qartë si drita e diellit. Në asnjë nen të tij nuk thuhet që pushohet nga puna njeriu që pi cigare ne ambiente të mbyllura. Të kemi rixha, ulu lexo ndonjë rresht, kot sa për kulturë të gjere personale.
Pastaj o Albana leri qurravitjet e shtrohu, në mos për të bërë ndonjë punë, shtrohu në zyrë e pyet me çfarë merret ministria që të kanë varur në qafë. Se mirë e kishte Babloku, për rend e siguri të lënçim Zotin ty edhe atij qe të çoi aty, por të paktën na i kurseni budallallëqe të tilla. Ulu bëj noj pare muhabet me ata gjendjes civile se janë shumë interesantë edhe ata. Nuk "tymosin" në zyra e lokale, por kanë aq shumë bëma edhe ata, sa do të kënaqesh. Do nisësh edhe t'i cigaren. Jo si atë të zv/ministrit, por të një cilësie më të mirë.
Pyet Bablokun se ta shpjegon tamam./Pamfleti
I pa harruari Dhimitraq Anagnosti deputet në parlamentin e parë pluralist kundërshtoi 'Ligjin Për Tokën'(Ligjin 7501) "Toka është libër i hapur i trungut familjar". Gjëndja Civile e Republikës së Shqipërisë është falsifikuar nga 'Kasta Politike" e Tiranës. Prova? Fakti që nëpër gjykata zhvillohen gjyqe për të rregulluar ato që GJ.C i shton, i pakson apo i ndryshon. Jo pa qëllim dhe jo pa fitim. Gjëndja Civile e Shqipërisë në një farë mënyre mund të shprehemi ;" Ka rrëzuar Shtetin. Ka shpopulluar Shqipërinë, ka nxitur dhe kurajuar krimin dhe korrupsionin.
Aman se mos i shkon ne zyre Bablokut se thuhet qe tymos brenda per 7 pale qejfe!
E drejte
Cudi e madhe ky reagim!!!
Kjo qenka bibe fare. E turpshme si njerezit e pushtetit, njerez qe te kane sherbyer , me kontribute, qe ke bashkepunuar degdisen dhe trajtohen ne kete menyre. Sa kohe do vazhdojme me inate personale, dufe, mllefe, intriga, kulisa. Dhe mendoni qe rshte ministrja e re e brendshme. Gjykoheni vete prespektiven.