TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Shtator 2025, 20:45

Amerikanët rrëzojnë PPP-të dhe ligjin për investimet strategjike: Përfitojnë vetëm njerëz pranë qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti

Amerikanët rrëzojnë PPP-të dhe ligjin për investimet

Investimet strategjike, fasadë për kapitalin e huaj; në praktikë përfitojnë vetëm njerëzit e pushtetit...

PPP-të dhe ligji për investimet strategjike janë dy nga fushat ku Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndalur kritikën më të fortë ndaj qeverisë shqiptare në raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve.

Përveç problemeve me korrupsionin, pastrimin e parave dhe aferave në administratë, DASH ndalet te PPP dhe investimet strategjike, duke i dhënë një shuplakë të dytë Edi Ramës.

Për Uashingtonin, këto instrumente që në letër prezantohen si shtysë për zhvillimin ekonomik, në praktikë kanë reduktuar konkurrencën dhe kanë përfunduar në duart e kompanive të lidhura me pushtetin.

Përsa i përket PPP-ve, raporti evidenton se: “Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”.

Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë rishtazi deri në dhjetor 2026, shihet gjithashtu si një mekanizëm problematik. Të gjithë e dimë se Rama ja ka dhënë këtë status të gjithë miqve pranë tij dhe ky fakt evidentohet te raporti i amerikanëve.

Për të nxitur investimet vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, qeveria shqiptare miratoi ligjin për investimet strategjike në maj 2015. Sipas ligjit, një “investim strategjik” mund të përfitojë nga ndihma nga qeveria për “procedurën e asistuar” ose “procedurën speciale” për të ndihmuar në lundrimin në procesin e lejeve dhe rregullimit. Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorit strategjik ka nxitur perceptimin midis investitorëve të huaj se ligji ka përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me shumicën qeverisëse”, thekson raporti

Kjo e bën të qartë se ligji, në vend që të shërbejë si magnet për kapitalin e huaj, ka përfunduar në shërbim të klientelës së mazhorancës. Investitorët e huaj denoncojnë procedura të ngadalta dhe burokraci, ndërsa kompanitë e afërta me qeverinë marrin statusin me shpejtësi rekord. /Pamfleti

4 Komente

  1. Shumë e saktë, ndonëse shumë vonë,ndërkohë që edhe dëmet(pasojat) vështirë të vlerësohen.

    1. R
      Raela

      Rregullohen. Konfiskoja, merrjua nga duart. Menaxhoje si prone publike, pa privatizim. Gjithe ato shtete te medha i menaxhojn per bukuri, punojne njerezia, te ne fasulja vuu. Jane dhe lajmet e tjera nga DASH që thonë edhe se u kalon sërish atyre vetë në duar dhe me shuma te uleta. Shuma duhet te jete me shume se demi i shkaktuar perfshi vleren ne kohe bashke me interesin, vendos dhe kushtin te mos e zoteroj vet personi per te pakten 50 vjet...

      1. V
        Vuka marto.com

        Shume vertete konkurence jo drejte me Hile Qeveria kudo.

        1. A
          Artan

          Kete e di dhe bufi , po cfare do beje Amerika do vazhdoje te shkruaje raporte qe nuk i duhen askujt ?! Apo do e sulmoje kete rregjim dhe ta heqi Ramen ?! Apo i pelqen qe ky joni ven takime me kartelet e droges ne Aruba ?! Amerika cdo dite po tregon qe ka vetem fjale, asnje veper .

          Lini një Përgjigje