Pse i urren kaq shumë mediat Edi Rama?
Lirimi i godinës së News 24 do të kishte qenë një proces normal dhe konsensual, nëse edhe kryeministri i Shqipërisë do ishte një njeri normal. Edhe pse ende nuk ka një shpjegim institucional të qartë, le të besojmë se kontrata e qirasë e Irfan Hysenbelliut ka mbaruar dhe Focus Media Grup duhet të dalë e të lirojë godinën.
Në një shtetet ligjor do të ishte rutinë normale shkëmbimi i letrave zyrtare, vendosja e afateve dhe paralajmërimi se, nëse vendimi nuk zbatohet, shoqërohet me pasoja.
Edhe sikur kjo marrëdhënie zyrtare të kish arritur kulmin, nderi dhe ligji do ta donte që mëngjesin e së shtunës, forcat policore, përpara se të fiknin sinjalin e një televizioni, të dilnin e të sqaronin opinionin publik, përfshirë edhe ata 230 punonjës që e gjetën veten të dhunuar, të nëpërkëmbur e të lënë jashtë në mënyrë te pamëshirshme.
Por çfarë ndodhi?
Ndodhi që forcat e rendit, me urdhër nga lart të bastisnin dhe të shkatërronin gjithçka. Ndërkohë që policia rrethoi godinën 24 vjeçare të Focus Media Group, shefi i Ardi Veliut, fërkonte duart nga bunkeri-shtëpi në Surrel. I çertifikuar si mendërisht i paqëndrueshëm dhe i provuar tashmë që dhunën e njeh më mirë se gjithçka tjetër, Edi Rama, spektaklin e të shtunës duhet ta ketë shijuar më shumë se asgjë tjetër këto vitet e fundit.
Sulmoi sipas stilit të tij, njeriun qe e ka shpallur se e urren dhe që e ka paralajmëruar se do ta shkatërronte. Irfan Hysebelliu nuk ka qenë i qëndrueshëm në shërbimin ndaj Ramës. Ai ka devijuar në marrëdhënie sekrete herë me Ilir Metën e herë me Lulzim Bashën. Dhe këtë Edi Rama nuk ia fali. Pasi i shkatërroi Prestige Resort duke i hedhur në kosh miliona euro investim, ai priti me durimin e një të marri, që fshihet në errësirë e pret momentin kur të sulmojë, deri kur Hysenbelliut i përfundoi kontrata e qirasë. Pasi ushtroi trysni edhe në gjykatën administrative që t'i dilte e vetja, u ul në errësirën e bunkerit dhe shijoi me kënaqësinë maksimale spektaklin e shkatërrimit të disa bizneseve mediatike.
Irfani mori atë që meritoi sipas Kryeministrit. Dhe kjo është vetëm njëra anë e kënaqësisë.
Tjetra është urrejtja patologjike që Kryeministri ka për mediat. Ai nuk i ka dashur kurrë gazetarët. Që nga koha e Bashkisë, konferencat e tij për shtyp ishin sulme verbale kundër emrave të përveçëm të gazetarëve kritikë, ose thjeshtë sulme në përgjithësi kundër medias. Një njeri me probleme të theksuara në marrëdhëniet ndërpersonale, gazetarët e tmerrojnë Edi Ramën. Liria e tyre dhe mundësia për të shprehur opinion, e nxjerr nga binarët. Prandaj ky sulm është i paprecedent.
Pse i ka mbaruar kontrata e qirasë Irfan Hysenbelliut, zyrat mund të liroheshin qetësisht dhe secili të shkonte në punën e vet.
Por të sekuestrohen kompjuterat dhe gjërat personale të gazetarëve? Pse?
Ata nuk janë të dënuar. Gjërat e tyre personale nuk janë prova? Pse kjo sjellje?
Përgjigja është e thjeshtë: Edi Rama nuk di e as ka ditur kurrë të sillet normalisht. Sjelljet prej skizofreni, dhuna dhe dajaku kanë qenë historikisht shoqëruese të jetës së tij personale dhe politike. Po ti shtosh kësaj edhe konsumin e 12 viteve në pushtet, frikën nga burgu dhe çdo gjë që vjen pas, nuk duhet të presim asgjë tjetër përveçse pamje të ngjashme: dhunë policore, tërheqje zvarrë, sekuestro sendesh personale dhe heshtje shtetërore.
Askujt nuk ia mban të flasë. Deri kur i marri të dalë nga strofkulla bunker e të thotë që loja mori fund, situata do të jetë njësoj./Pamfleti
Lini një Përgjigje