
Prishjet pa kriter të lokaleve dhe bizneseve e kanë kthyer Tiranën në një qytet traumash ekonomike, ndërsa opozita hesht përballë dhunës shtetërore dhe shkatërrimit të qetësisë sociale...
Këto pamje janë tashmë pjesë e panoramës “vjeshtore” të Tiranës së Edi Ramës. I gjithë kryeqyteti është futur në një trazirë të rëndë si pasojë e prishjeve akute, të dala nga mendja e kryeministrit pas zgjedhjeve. Një operacion që nisi vetëm për të provokuar një kauzë kundër Erion Veliajt, por që në fakt po traumatizon njerëzit dhe komunitetet në lagjet e ndryshme të Tiranës.
Lokale dhe biznese, ku ishin investuar shumë para dhe ishin punësuar disa qindra njerëz, janë gjendur papritur përballë një akti dhune shtetërore, që ka ndërprerë në mes aktivitetet e tyre. Një pjesë e madhe e këtyre sipërmarrjeve ishin ngritur në ambiente të marra me qira, ku pronarët kishin investuar shuma të konsiderueshme për të krijuar hapësira funksionale dhe tërheqëse.
Këto janë kryesisht bare e kafene në lagjet periferike të kryeqytetit, ku klientela ishte pjesë e përditshme e jetës së komunitetit. Tani, pas dhunës së shtetit që ka prishur verandat dhe strukturat ndihmëse, shumë prej tyre janë detyruar të mbyllen.
Në disa raste, lokalet janë shkatërruar deri në themel, pasi çdo gjë; pllaka, mobilie, instalime, ishin investim i qiramarrësit. Kjo situatë ka prodhuar edhe konflikte mes pronarëve dhe qiramarrësve, të cilët kanë mbetur me humbje të mëdha dhe pa asnjë sqarim nga shteti.
Kemi të bëjmë me një akt të hapur dhune të pushtetit ndaj qytetarëve të vet, pa kriter dhe në shkelje të çdo ligji. Dhe pikërisht këtu qëndron drama më e madhe. Shqipëria ka një opozitë që duhej të ishte në barrikadë për të ndaluar këtë masakër, që nuk është vetëm urbane, por ekonomike dhe njerëzore.
Fushata e Partisë Demokratike për Tiranën duhej të kishte nisur pikërisht këtu: me denoncimin e prishjeve të egra që po shkatërrojnë jetën e qytetarëve. Kauza e parë e opozitës duhej të ishte mbrojtja e qytetarëve nga barbaria e pushtetit, jo lufta për emra kandidatësh. Një betejë e tillë do t’i jepte opozitës frymën e një lëvizjeje politike dhe qytetare, jo të një klani emrash të konsumuar.
Jemi në mes të tetorit, gati dy muaj pas fillimit të këtij operacioni barbar që ka prodhuar trauma sociale dhe ka prishur qetësinë ekonomike të kryeqytetit. Kjo situatë do të përkthehet në më pak punësim, më pak të ardhura dhe më shumë tensione shoqërore. Nuk bëhet fjalë për “ca kafene më pak”, por për familje që kanë humbur të vetmin burim jetese.
Në Durrës, para dy ditësh, qytetarët që ende nuk kanë marrë bonusin e qirasë për shtëpitë e shembura nga tërmeti i 2019-s dolën në protestë. As aty opozita nuk ishte. Ajo nuk e përkrahu këtë kauzë, nga frika se mos Edi Rama del e thotë se po ua ndërton shtëpitë. Por Rama nuk po i rindërton shtëpitë me paratë e Lindës, i rindërton me taksat tona.
Nëse opozita nuk del të përballet me pushtetin në këto beteja reale, përse ekziston? Për të imituar Edi Ramën, apo për t’u bërë zëri i atyre që po i rrënojnë me eskavatorë?/Pamfleti
Ne kemi në krye një të çmendur shpirtlig. Por ai nuk ka faj që natyra e lindi të tillë. Faji është i intelektualit që rri e hesht, e shumta tregon sa keq jemi, por nuk angazhohet për ta zhdukur monstrën dhe jo vetëm, por bashkë me despotin tjetër.
Konkluzioni eshte qe kushdo qe ka ndertuar ku ka dashur dhe si ka dashur,ti gezoje.Ne qe zbatojme ligjet e shtetit jemi budallenj.Kesaj qe poston ky port-hal quhet anarshi dhe jo ligj.
Psikopati e cmendur e kaluar ne ekstrem. Te gjitha lokalet shtesat kryesisht konsiderohen te Erion Veliajt ndonese jane bere dhe lejuar gjate gjithe kesaj kohe qe ky mizerje ka vjedhur. . Dmth Erioni @ co kane marre leket per keto. Tani leket do kalojne ne dore tjeter. Tallen me njerezit. As duan tia dine qe shkaterrimi baraz me kosto dhjeteta milion euro. Ne drejton nje monster qe ka 0 ndjeshmeri. Do thyej turinjt. Do ta zere mallkimi njerezve.
Ky aksion eshte show rradhes. Eshte me perzgjedhje. Asgje nuk eshte prekur ne bllok. Dhe ne shume zona te tjera lokale qe kane zaptuar hapesira publike vazhdojne te pashqetesuar pa hequr asnje profil. Ky zoteri loz me njerezit. Ne vrnd te kete strategji zhvillimin ka strategji burgun dhe shkaterrimin.
Nuk jane germadhet e Edi Rames, po cmendurite e tij. Qeverisemi nga nje psikopat. Asnje nuk e di si gdhihet! Cdo gje pritet per sa kohe nuk parashikohet ky hov i pakuptimte dhe kaq i demshem.
Pasi beri shendetesine falas, ndertoi inceneratoret per pastrimin e qyteteve nga plerat, ngriti satelitet, beri ballkanin e hapur, beri shtetin bektashi, ka filluar per here te 20 ne 25 vjet ne pushtet shkaterrimet. Njeri me kaotik dhe te paafte, qe nuk ka asnje lidhje me administrimin dhe menaxhimin nuk gjen ne rruzull. Ky eshte i gjithi i deshtuar.