
Kujt do t’i bindet KLP, politikës apo partnerëve?
Për dy muaj me radhë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të jetë nën monitorim të rreptë ndërkombëtar, për shkak të një procesi që pritet të përcaktojë fatin e SPAK dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi.
Më 18 dhjetor përfundon mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK, dhe beteja për pasuesin ka nisur zyrtarisht. Katër emra janë në garë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doroleza Musabelliu dhe Elvin Gogaj. Të gjithë kanë dorëzuar aplikimet dhe platformat, dhe në javët në vijim do zhvillohen seancat dëgjimore dhe më pas votimi.
Por përtej procedurës, ajo që ka vënë alarmin janë lëvizjet e politikës për të futur duart në këtë proces. Ndërkombëtarët nuk e kanë fshehur frikën se dikush po përpiqet të kontrollojë emërimin e kreut të ri të SPAK. Precedenti është i njohur: gjatë mandatit të Dumanit, SPAK nuk kurseu askënd, duke çuar para drejtësisë figura të larta të pushtetit aktual dhe atij të kaluar. Kjo ka krijuar një frikë të heshtur, por reale, mes politikanëve që i tremben një drejtësie të pavarur.
Reagimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë i menjëhershëm. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn pak ditë më parë zhvilloi një takim të drejtpërdrejtë me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani, ku sipas njoftimit zyrtar, theksi u vu mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes së drejtuesit të SPAK. Ajo paralajmëroi se nga ky vendim do të varet edhe vijimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.
“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, njoftoi ambasada.
Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Ambasadori Silvio Gonzato është takuar me Bogdanin dhe ka konfirmuar se BE do ndjekë nga afër çdo hap të këtij procesi, duke e konsideruar atë kyç për besimin e qytetarëve dhe për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit. Ambasadori gjerman Karl Bergner ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, duke kërkuar publikisht që politika të qëndrojë larg këtij procesi dhe të mos cenojë pavarësinë e drejtësisë.
Burime brenda sistemit tregojnë se takimet diplomatike me anëtarët e KLP-së do të vijojnë edhe gjatë muajit nëntor dhe dhjetor. Ekspertë ligjorë nga SHBA dhe BE pritet të asistojnë mbledhjet, të analizojnë procesverbalet dhe të monitorojnë votimin final për të shmangur çdo skenar manipulimi. Kjo ndërhyrje e hapur diplomatike nuk ka precedent në këtë nivel dhe tregon qartë se partnerët strategjikë janë të ndërgjegjshëm për tentativat për të emëruar një “prokuror të kontrolluar”.
KLP është sot në pikën më të ndjeshme të funksionit të saj. Nëse i bindet skenarëve të errët dhe pranon që të diktohet nga interesa të ngushta politike, do të shkatërrojë njëherë e mirë besimin e mbetur tek reforma në drejtësi. Por nëse tregon integritet dhe rezistencë, mund të kthehet në garanci për një drejtësi të lirë nga komandat politike. Pesha e vendimit që do marrë në fund është më e madhe se emri i çdo kandidati; është çështje besimi dhe legjitimiteti institucional.
Ndërkombëtarët po vëzhgojnë çdo lëvizje. Populli pret drejtësi, jo teatër. Dhe KLP ka vetëm një mundësi për të treguar se nuk është zgjatim i pushtetit, por mbrojtëse e ligjit. /Pamfleti
He more se na plaset, tere kete vit duke pritur ne ankth... Po plas tani po plas pastaj, duke pritur me dite. Po cmimeve te apartamenteve dhe kursit te Euros/Dollarit/Poundit/Frangave si i behet pastaj ???
Posi nuk kurseu SPAK - ahuu sa do kishin dale te tjere plooot, po thuaj e kane bere kapic keta tanet e shty e shty vendet e BE qe nxirrnin keta - te hapesh gjithe pronat e pasurite nuk mbaron as me Vetting Akademikesh, qe rrine flene qyqet e nuk nxjerrin studime per se mbari, te ngrihen te flasin se si ka patur raste te mira/keqija jashte per te sugjeruar rrugen e vazhdimit, por jo futen ne skuta, majmen fryhen e tani mbeten pa studente se vete e perdhosen
Kot fare Spak ose më mirë prokurorët e tij është i kapur me kohë nga politika. Vetingu u bë nga magjostratë te korruptuar e têkapur nga politika. Rama ka të drejte kur thotë
Politika e ka te kaput SPAK. Kush ben burg politik tani, eshte i leshuar nga politika. Partia vet e ka denuar. Rrofte lideri madherishem!
Po te ishte Spak ne pozitat e duhura sdo kishte asnje nga ata qe jane ne parlament.