Gent Ibrahimi, djali i Nesipit, është rasti i parë në Botë pas Abrahamit, birit të Terahut, që respektohet si ati i tre besimeve të fshatit tonë...
Meqë edhe skllevërit, edhe skllavopronarët, edhe amerikanët, e kanë si trini Gent Ibrahimin sot, Bibla dhe Kur’ani, kanë rënë paqe që Abrahamin ta kenë pjesë të Kushtetutave të veta.
Kushtetuta jonë, veç dogmave, ka shumë dokrra doktrinash.
Doktrinarizëm i verbuar ngjan edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në legalizimin e marrëveshjes Rama- Meloni për ngritjen e kampit të refugjatëve në Shëngjin, ku emigrantët që mësyjnë Italinë me varka, do të jenë mysafirët tanë.
Myshteria që bën porosi antishqiptare, Babloku me grahe teke në sup, u ka vënë koburen në vesh jo vetëm Ibrahimit, por gjithë trupës së Gjykatës Kushtetuese, që ditën kur u vendos se kushti i vetëm i aktorëve të drejtësisë, të jetë e shkuara zhele dhe pasuria xhelep.
Taksën e do Babloku nga tatareqët e etërve që na lanë pas racë të keqe.
Keqanët që gjithmonë publikun e kanë kundër, i kanë tërhequr thundrat nëpër pasuri.
Njëri nga të ngjashmit e shokëve, Genti i Nesipit, sot ka pasuri që nuk ka Perëndi ta kapistall me rroba logjike.
Vetëm në cekëtinë, në dokumentet e vetë deklaruara, ky tipi ka vilë luksoze 2 katesh me nënçati 238 m2, vilë tjetër 2 katesh në Lundër, apartament 128 m2 në Tiranë, apartament 111 m” në Vlorë, një truall 27 936 m2 dhe një tjetër 5793 m2 në Vlorë, gjashtë magazina po në Vlorë, me sipërfaqe respektivisht 997, 998, 989, 649, 1011 dhe 328 metra katror.
Beu i Vlorës ka deklaruar edhe garazh 144 m2, pesë ndërtesa një katesh dhe një dy katesh, si dhe gjashtë sipërfaqe të mëdha trojesh, me fundore 8212 m2.
Edhe në Korçë ka në pronësi 4050 m2 truall.
Në Vlorë gjykatësi ka edhe një kontratë për ndërtim 4000 m2 si dhe shumë llogari bankare të vetat, të gruas dhe djalit, pa futur këtu jetën e luksit, makinat e shtrenjta dhe të fshehurat në emra të tjerë.
Djali i Nesipit, ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe Shkodrës në diktaturën komuniste, kunati i Mimi Kodhelit, asaj zonjës trime që fikte radarët e NATO-s për të trafikuar drogën përmes Adriatikut dhe Jonit, sot si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, u vendos kushte skllevërve, t’i nënshtrohen padrejtësive.
Se nuk mund të më thotë dikush se nuk është padrejtësi që gardianët e Kushtetutës t’i kemi me të shkuar të zezë dhe kaq të pasur.
Në Shkodër Nesipin e dëbuan 40 vjet më parë si hamshor, apo jo?
Kjo është temë tjetër, kur Enver Hoxha nxirrte tym nga koka, se një skllave i shkoi në zyrë për hall. e Nesipi ja hipi.
Dhuntinë dhe hajdutërinë e kanë trashëgimi këta të kupolës, prandaj secili e ka kuporen e vet plot./Pamfleti
Lini një Përgjigje