TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Prill 2025, 13:23

Hetimi duhet të nisë nga 750 mijë USD kapar i lobimit për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi duhet të nisë nga 750 mijë USD kapar i lobimit për

PD fshehu burimin e pagesës; dyshohet përdorimi i fondeve elektorale të KQZ-së dhe ryshfetit 700 mijë euro nga bosi i ilaçeve, Kliti Hoti. Përfshihet edhe fondacioni fantazmë “Make Albania Great Again”

SPAK ka nisur verifikimin e procedurës dhe burimit të shumës prej 6 milionë USD, që Partia Demokratike do të paguajë për heqjen e vulës “non grata” të Sali Berishës në SHBA, duke përdorur si dorëzanë pensionistin 72-vjeçar shqiptaro-amerikan, Nuredin Seci.

Hetimi duhet të fillojë pikërisht nga pagesa e parë prej 750 mijë USD që PD-ja ia dha kompanisë lobuese amerikane “Continental Strategy LLC”, ditën e nënshkrimit të kontratës më 4 prill 2025.

Pyetja kryesore është: Ku i gjeti PD-ja 750 mijë USD, në një moment kur vetë Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë deklaruar publikisht se ish-drejtuesit nuk kanë lënë asnjë qindarkë në llogaritë e partisë?

A është përdorur për pagesën e parë fondi shtetëror prej 880 mijë Eurosh që KQZ-ja i dha PD-së në dy këste, si mbështetje për fushatën elektorale të 11 majit 2025?

SPAK duhet të marrë parasysh edhe akuzat publike të bëra më 19 mars 2025 nga ish-drejtuesi demokrat i Shkodrës, kandidati Xhevdet Amuli, i cili në një debat me Sali Berishën e akuzoi hapur këtë të fundit se kishte marrë ryshfete në shumën prej 700 mijë eurosh nga dy kandidatë, për t’i futur në listën e mbyllur të deputetëve të PD-së në Shkodër.

Një nga këta kandidatë, sipas denoncimeve të degës së PD-së në Shkodër, është Kliti Hoti, bosi i ilaçeve dhe financues i fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, që drejtohet nga Liri Berisha. Pikërisht Hoti u vendos kandidat në listën e PD-së për deputet në Shkodër, pa kaluar në primare dhe pa miratimin e strukturave lokale.

Këto akuza përkojnë edhe me datat e nënshkrimit të kontratës së lobimit, e cila u firmos vetëm 3 ditë para hartimit përfundimtar të listës së kandidatëve të PD-së. Menjëherë pas publikimit të kësaj liste, Amuli bëri denoncimin e tij për ryshfetin 700 mijë euro.

Po ashtu, SPAK duhet të hetojë edhe maskimin e pagesës së lobimit pas fondacionit fantazmë shqiptaro-amerikan “Make Albania Great Again”, krijuar vetëm një javë para se të firmosej kontrata e lobimit.

Është detyrë urgjente që SPAK të sqarojë me transparencë burimin e këtij fondi gjigant parash që po përdoret për të pastruar imazhin e Berishës, pasi dyshimet janë se shuma prej 750 mijë dollarësh është marrë pikërisht nga pazaret e pista në prag të zgjedhjeve./Pamfleti

hetimi lobimi i sali berishës

Lini një Përgjigje