Dosja e zezë 5 Dhjetor 2023, 10:10

“Kali i Trojës” në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

“Kali i Trojës” në Shtëpinë e Bardhë
Kali i Trojës /

 Nuk ka as beteja idesh, as ortekë opozitarë, por orkestra mashtrimesh dhe kore këngëtarësh që thurin lavdi hajdutësh...

Dosja Edi Rama-McGonigal ka hyrë si Kalë Troje në Shtëpinë e Bardhë.

E hëngrën amerikanët karremin me dollarë të Odiseut të Surrelit.

Sapo Odiseu ynë, tashmë kapo i mafies ballkanike, e lëshoi shefin e FBI-së si plaçkë diku stepave të Rusisë, amerikanët e tërhoqën “Kalin” si trofe fitoreje të luftës së gjatë me korrupsionin dhe mafien,

Kur zbritën ushtarët, republikanët nuk ishin aty, por erdhën me vrap e filluan të kërkojnë Odiseun e Surrelit.

Nuk po e gjenin, deri sa u përmend vetë.

Ishte maskuar si pro amerikan dhe në kaptinë kish ngjeshur një kapele të FBI-së, aty afër tyre, dhe kishte zënë rob Alexandrin e madh të Fondacionit Soros.

Për kapelën e kemi thënë të parët, ja morën, ndërsa ‘story’ e Fondacionit Soros është temë më vete e nuk e kemi për sot. 

Që të jemi telegrafik, pasi telat e durimit nuk janë aq të fortë, termi “Kalë Troje”, hyri vonë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm pasi Odiseu i Surrelit kishte lundruar gjatë nëpër institucionet e kohës së artë të korrupsionit global, dhe kishte studiuar në detaje historinë e barkologjisë njerëzore.

Nuk është kot Ballkani bastioni i historive, kulturave dhe dinakërive.

Atë ditë që këtu afër, në Azinë e Vogël, një kalë grek rrezoi Trojën, Odiseu i Surrelit bënte llogaritë për një Kalë Troje edhe në Shtëpinë e Bardhë. Ndiqte me miqtë Tony Blair, Erion Veliaj, Sali Berisha, Ilir Meta, Ilir Beqja, Olta Xhaçka, Frida Krifca etj., spektaklin dhe mbushte me verë kupat e bajrakut.

Afër tij, Charles McGonigali shpërndante dollarë tek çupat e sokakut, kurse Circa e rrugës së Elbasanit, kish vënë kujën tek Shkembi i Kavajës, aty ku gomarët e fshatit harlisen në vilat që kanë kushtuar miliona dollarë, e pasi ja fusin një p*rdhe të fortë, dhj*sin jo vetëm në filxhanin e fallit, por edhe mbi shkronjat e novelave tona.

Të qetësohemi, pasi me një gotë verë te Bardhë, novela bëhet përrallë.

Që të rrimë serioz, si fukarenj që jemi, pasi nuk kemi tru as për mafiozë as për budallenj, dy fjalët, kupat dhe çupat, ja kërkuam Omer Khajamit, në këmbim të botimit në Pamfleti që amerikanët ja çojnë çdo ditë, një mendim që i kishte ngelur peng: “I lumtë Kalit që rrëzoi Trojën, edhe këtij që futi Odiseu i Surrelit në “Shtëpinë e Bardhë” ju priftë e mbara, pasi kjo botë e çmendur ka zëvendësuar kupat me drogën, çupat e bukura me konkubinat e zyrave, diturinë me pasurinë dhe drejtësinë me dredhinë”.

Po, të gjithë na e kanë dredhur ne dhe të gjithë i dredhin bishtin njëri-tjetrit.

Nuk ka as beteja idesh, as ortekë opozitarë, por orkestra mashtrimesh dhe kore këngëtarësh që thurin lavdi hajdutësh.

Humnera është kaq e thellë, sa nuk ja mbanë për gjatë kolonat këtij sistemi spurdhjak, që na fsheh çdo gjë, edhe “Kalin e Trojës” që Odiseu i Surrelit e ka futur në “Shtëpinë e Bardhë”./Pamfleti

kali i trojës shtëpia e bardhë

Dosja e zezë