TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Prill 2026, 17:30

Kartela e plotë/ Nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë pyje, detajet e pronave të Agasit dhe Beqirit që goditi SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kartela e plotë/ Nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë
Agasi & Beqiri dhe luksi i shfrenuar

Nga sipërfaqet, te adresat dhe kartelet pasurore, ja pronat që bllokoi SPAK për dosjen “AKSHI”....

Zbardhen detajet e plota të pronave që u  janë sekuestruar Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, në kuadër të hetimeve të SPAK për aferat e AKSHI-t. SPAK njoftoi pak ditë më parë se ka sekuestruar prona me vlerë 40 mln euro, por në vendimin e gjykatës të siguruar nga “Pamfleti”, jepen më shumë detaje për secilën pronë.

Sipas vendimit, Agasit i janë sekuestruar 29 pasuri të shpërndara kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Mes tyre përfshihen sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Petrelës, truall në Lundër dhe prona në bregdet. Në listën e aseteve të bllokuara përfshihet edhe një automjet luksoz “Land Rover Defender” i vitit 2023, një nga modelet më të fundit në treg, i cili rezulton në pronësi të tij dhe tashmë është pjesë e masës së sekuestros. Makina është kjo më poshtë, e cila pak kohë më parë është denoncuar nga ish-kryeministri Berisha.

Kartela e plotë/ Nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë
Automjeit i sekuestruar

Nga të dhënat e vendimit rezulton se vetëm sipërfaqja e tokave të regjistruara në emër të Agasit arrin në rreth 78,961 m², ose afro 7.9 hektarë. Kjo përfshin kryesisht prona të llojit pyll dhe arë në zonën e Petrelës, si dhe disa parcela trualli në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kjo sipërfaqe e konsiderueshme toke përbën një pjesë të rëndësishme të pasurisë së sekuestruar.

Ndërkohë, në rastin e biznesmenit Ermal Beqiri, në fokus të hetimeve janë 10 pasuri, përfshirë toka, ndërtesa, njësi tregtare dhe mjete. Ajo që bie në sy është sekuestrimi i një jahti luksoz tip “Predator 50 Skyfall”, një mjet lundrues i prodhuesit britanik Sunseeker, me gjatësi rreth 14.5 metra dhe i pajisur me dy motorë. Sipas të dhënave, jahti është regjistruar në emër të një personi të tretë, por konsiderohet i lidhur me Beqirin dhe vlerësohet rreth 1 milion euro.

Kartela e plotë/ Nga Jahti te “Range Rover" dhe 8 hektarë
Modeli i jahtit

Në total, sipërfaqja e tokave të sekuestruara në emër të Beqirit arrin në rreth 3,090 m², ose rreth 0.3 hektarë, të shpërndara kryesisht në Tiranë dhe në zonën bregdetare të Vlorës, përfshirë edhe prona në komplekse rezidenciale të njohura.

Vendimi i gjykatës evidenton se pasuritë dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe lidhen me vepra si korrupsioni, shkelja e barazisë në tendera dhe pastrimi i parave. Përveç pasurive të paluajtshme, janë bllokuar edhe kompani, llogari bankare dhe automjete të shumta luksoze.

Operacioni i sekuestrimit është shtrirë në disa qytete dhe është ekzekutuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policia e Shtetit. Hetimet vijojnë, ndërsa pasuritë mbeten nën administrim të autoriteteve deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Pronat e sekuestruara

Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasi:

-Pasuria me nr.72/1 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², ndodhur në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.18;

-Pasuria me nr.745/2 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.21;

-Pasuria me nr.745/4 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.21;

-Pasuria me nr.745/6 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², ndodhur në Qeha, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.44;

-Pasuria me nr. 744/6/1 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2. Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

-Pasuria me nr.744/6/3 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m², ndodhur në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.20;

-Pasuria me nr.744/6/2 ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m², ndodhur në Qeha shytaj, Petrelë, Tiranë, vol.6 fq.41;

-Pasuria me nr.558/143, ndodhur në zonën kadastrale 2529, e llojit Truall me sipërfaqe 406.34 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 104.97 m² kati 1, kati 0 dhe me sipërfaqe 94.6 m², kati nënçati me sipërfaqe 44.3 m² she sipërfaqe verande 42.82 m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.10 fq.194;

-Pasuria me nr.73, ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Arë me sipërfaqe 10 300 m², ndodhur në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, vol.2 fq.128;

-Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, ndodhur në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², me adresë Durrës, Lagjia “Plazh 13”;

-Pasuria me nr. 47/215/ND, e llojit ndërtesë, ndodhur në ZK 8518 me sip totale 165 m2, me adresë Durrës, Lagjia “Plazh 13”;

-Pasuria me nr. 229/45 ndodhur në ZK 8513 regjistruar në Vol 68 Faqe 199 ndodhur në objektin 10 kat Lagjia 5, Durrës në kryqëzimin e rrugës “Mujo Ulqinaku” me “Andon Naçi” dhe “Hajdar Dushi”, i llojit apartament me nr. 136;

-Pasuria me nr. 2/365-G190, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 12.5m², Tiranë, kompleksi “Doën Toën One”;

-Pasuria me nr. 2/365+1-50, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 123.97m², Tiranë, kompleksi “Doën Toën One”;

-Pasuria me nr. 2/380+1-13, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 129m², vol.20 fq.239, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.2/262+2-2, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 105m², vol.44 fq.124, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr. 2/262+1-G13, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 24.5m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr. 2/262+1-G14, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 24.5m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr. 6/755, e llojit Truall, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 120.8m², vol.50 fq.102, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr. 6/756, e llojit Truall, ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe 689.2m², vol.50 fq.103, “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.1/356+1-5, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 107.6m², vol.72 fq.212, “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.1/357-G3/2, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.1/357-G3/3, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.1/357-G3/6, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 8270, me sipërfaqe 12.4m², Rr. “Muhamet Gjollesha”, Tiranë;

-Pasuria me nr.590/1/62+3-7, e llojit apartament, ndodhur në zonën kadastrale 2529, me sipërfaqe 68.24m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.14 fq.109, “Joy Residences”;

-Pasuria me nr.590/1/62+3-G8, e llojit garazh, ndodhur në zonën kadastrale 2529, me sipërfaqe 14.44m², ndodhur në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, vol.14 fq.131, “Joy Residences”;

-Pasuria me nr.68/112/5, ndodhur në zonën kadastrale 1739, e llojit Truall me sipërfaqe 244.3 m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 67.4 m² kati përdhe dhe 72.2 m² kati i parë, ndodhur në Gjilek, Vlorë, (Palasë, kompleksi Green Coast) vol.3 fq.177;

-Automjet i markës “Land Rover” Defender me targa GG444AA vit prodhimi 2023; Subjekti EA Solution me Nipt M31516009A me adresë Rr. “Ismail Qemali” pallati Hersi, kat 2;

-Llogari bankare OTP, Credins Bank dhe BKT.

Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri:

-Truall me numër pasurie 68/149/24 ZK 1739 me sip 386.7 m2, sip ndërtese 88.3 m2, me adresë Rr. Gjilekë Vlorë, )Vila 33, (Palasë, kompleksi Green Coast);

-Truall me numër pasurie 3/465 ndodhur në ZK 8150 regjistruar në Vol 54 Fq 75 me sip 236.64 m2, “Hoxha Tasim”, Tiranë;

-Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, me sip. 68 m2, me nr.pasurie 5/304, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.187;

-Ndërtesë në rrugën “Hoxha Tasim”, Tiranë me sip. 128 m2, me nr.pasurie 5/305, zona kadastrale 8150, vol.18, fq.188; truall, me sip.totale 1500m2, me nr.pasurie 5/3, zona kadastrale 8150, vol. 18, fq 181, “Hoxha Tasim”, Tiranë;

-Truall me sip. 967 m2, dhe ndërtesë me sip.212 m2, me nr.pasurie 38/36, zona kadastrale 2735, vol. 8, fq. 197, Tiranë, kompleksi “Rolling Hills”;

-Apartament i ndodhur në Golem, Kavajë, zona kadastrale 1791, me nr.pasurie 137/162+2-12, vol.33, fq. 155, me sip. 60m2 dhe 10m2 sip. e përbashkët;

-Mjet lundrues Yacht tip “Skyfall” Sunswker Predator 50 B.N 7672150, HIN: GBXSK 07351C021, me gjatësi 14.48m/1, me dy motor Volvo Penta V.P 2020;

-Soft & Solution shpk me NIPT L11328009F me adresë “Tirane Rruga: “Tefta Tashko”, Pazari i Ri, Nr. 185, Njesia Administrative Nr. 2;

-Të gjitha llogaritë bankare në emër të subjektit “Soft & Solution” shpk në bankat e nivelit të dytë Intesa Sanpaolo Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank në të gjitha monedhat;

-Subjektin “Horizon” shpk me NIPТ К52225004V me adresë Rr. “Beqir Luga” Nd. 8/1, H.7, Apartamenti nr. 2;

-Njësia me sipërfaqe 930 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N25, zona kadastrale 8360, vol.44, fq. 172;

-Njësia me sipërfaqe 24 m2, e shkëputur nga “njësia”, me sip.totale 204 m2, e ndodhur në Tiranë, rruga “Çerçiz Topulli”, me nr.pasurie 5/900/ND-N22, zona kadastrale 8360, vol.44, fq.165. (vlera totale 250.000.000 ALL);

-Automjeti: PEUGEOT 307, me Targa: AA 490 CG;

-Motomjeti: HONDA SH 300, me Targa: AT 002 ZD;

-Automjeti: MERCEDES BENZ S500 4MATIC, me Targa: AA 600 ZE;

-Automjeti: VOLKSWAGEN GOLF, me Targa: AB 471 JJ;

-Automjeti: MERCEDES BENZ GLS 600 Maybach, me Targa: SS 555 EB;

-Automjeti: BYD (Elektrike), me Targa: AB 703 SM;

-Automjeti: TOYOTA TUNDRA, me Targa: AB 555 SO;

-Motomjeti: BMW R 1300 GS Adventure, me Targa: CM 182 ЁВ;

-Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit Ermal Beqiri në bankat e nivelit të dytë ABI Bank, Credins Bank, Tirana Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank. /Pamfleti

 

agasi beqiri

Lini një Përgjigje