TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Shtator 2025, 12:05

Kinezëritë’ e Edi Ramës dhe “rastësia” e 11 shtatorit si spektakli i tij

Shkruar nga Pamfleti

 

Kinezëritë’ e Edi Ramës dhe “rastësia” e
Massimo D'Alema dhe Edi Rama /

Në “Eden Park” kryeministri shndërroi promovimin e një libri në një sinjal politik: fjalë për Enverin, himne për Mao Ce Dunin dhe aleancë simbolike me Pekinin, ndërsa SHBA i tregonte derën me një anije në Durrës ku ai nuk ishte i ftuar…

Edi Rama promovoi librin e Henry Kissingerit në kryeministri me një shfaqje gala: ambasadorë, akademikë, politikanë e VIP. Por në vend të një homazhi për diplomacinë perëndimore, ngjarja u shndërrua në një teatër të orientit.

Folësi kryesor ishte Massimo D’Alema, ish-kryeministri italian i konsideruar sot si “tradhtar i NATO-s” pas parakalimit të tij në Pekin përkrah Xi Jinping, Vladimir Putinit e Kim Jong Unit.

Në vend që të fliste për Kissingerin, Rama foli për Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain, duke i quajtur “gjeni”, ndërsa për të lavdëruar mendjen e Kissingerit përdori një fjalë të Enver Hoxhës: “kinezëri”.

Një apologji e hapur për modelin që Shqipëria e ka lënë pas 50 vjetësh, por që duket se Rama e sjell si opsion politik në kohën kur integrimi europian po i shndërrohet në përrallë.

Rastësitë janë shumë: Rama shpall kabinetin e tij të katërt pikërisht më 11 shtator, ditën më të zezë të SHBA-së, si për të dhënë sinjalin se ka dasmën e vet politike në ditën e tragjedisë së amerikanëve.

Po dje në Durrës u ankurua luftanija amerikane USS Mount Whitney. Në ceremoninë përkatëse janë ftuar presidenti Begaj dhe drejtuesit e ushtrisë, por jo Rama. Një ftesë e munguar që flet më shumë se çdo deklaratë.

Dy ditë më parë, Zef Mazi, ish-kryenegociatori i Ramës për BE, botoi një shkrim ku lavdëronte strategjinë kineze dhe sulmonte “demokracinë false” të perëndimit. Sot Rama vetë, me D’Alemën pranë, bën apologjinë e Maos. Ky nuk është aksident, është lëvizje tektonike: Tiranës zyrtare po i soset retorika e Brukselit dhe po shfaq nostalgjinë për “vëllazërinë e vjetër shqiptaro-kineze”.

Në vend të integrimit europian, Rama i servir shqiptarëve një shfaqje me aromë Pekini. Në vend të transparencës, një “kinezëri” enveriste. Dhe për t’i vënë vulën, ditën e zgjedhur për këtë spektakël e bën më të qartë se kurrë: më 11 shtator./Pamfleti

kinezëritë e edi ramës rastësia e 11 shtatorit

Lini një Përgjigje