TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë24 Mars 2026, 12:58

Zonja Kryetare! Skandali i KLP-së s’është thjesht perversitet, është rrënim i shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Zonja Kryetare! Skandali i KLP-së s’është thjesht
Mirela Bogdani, kryetare e KLP-së

Skandali që ka shpërthyer në majën e sistemit të akuzës nuk është thjesht turp moral, por provë se drejtësia ka lejuar në gjirin e saj njerëz që nuk e mbajnë dot peshën e funksionit...

Një njeri i drejtësisë duhet të jetë më shumë se një teknik i ligjit. Ai duhet të jetë figurë etike, e rezervuar dhe e pakompromentueshme. Skandali i fundit në KLP nuk godet vetëm një individ, por vetë besimin te sistemi. Heshtja e institucioneve, mungesa e reagimit të KLP-së dhe mosngritja e një alarmi shtetëror e bëjnë çështjen edhe më të rëndë. Kur drejtësia pranon në majën e saj figura të tilla, problemi nuk është më vetëm morali i një personi, por kalbëzimi i vetë strukturës.

Një njeri i drejtësisë, gjykatës apo prokuror, duhet të përfaqësojë jo vetëm formimin e një profesionisti të ligjit, por edhe figurën e një shërbëtori të qytetarëve.

Për ta bërë këtë, një prokuror apo gjyqtar duhet të jetë një figurë e qëruar nga pikëpamja etike. Duhet të jetë njeri i rezervuar, i privuar nga ajo liri e shfrenuar që profesione të tjera mund ta tolerojnë.

Kështu ka ndodhur që në kohët e lashta me njerëzit që marrin përsipër të gjykojnë apo hetojnë të tjerët. Përndryshe, një personazh që ka në dorë dokumentet më sensitive të shtetit mund të bëhet lehtësisht i shantazhueshëm.

Një prokuror pervers, si anëtari i KLP-së që sot e njeh e gjithë Shqipëria se çfarë rrugaçi është, nuk ka më asgjë që e dallon nga një personazh rruge, nga një shkelës ligji, nga një njeri që nuk e ka për gjë t’i marrë lirinë, dinjitetin, pasurinë, pronën apo edhe jetën një qytetari tjetër.

Sot Shqipëria duhej të ishte zgjuar nën një furtunë të madhe pas asaj gjëme. Nuk do të ishte çudi që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhej menjëherë dhe të bënte së paku një mbledhje katharsisi për këtë skandal. Asnjë anëtar i atij institucioni nuk ka më të drejtë morale t’u dalë përpara qytetarëve, kur pranon në gjirin e vet mënxyra të tilla.

Sot duhej që Avokati i Popullit të mbronte viktimën e përdorur aq turpshëm nga anëtari i KLP-së. Sot Presidenti i Republikës, si simbol i unitetit të popullit, duhej të fliste si baba dhe të kërkonte që shteti të ngrihej në këmbë.

Ndërkohë, Parlamenti duhet të mendojë seriozisht për fatin e këtij institucioni, duke futur në sitë të gjithë drejtësinë, sepse ka mundësi që të kenë hyrë edhe personazhe të tjerë që nuk i përkasin “rracës” së të drejtëve.

Njeriu i drejtësisë duhet të jetë ai që zotëron së paku virtytet bazë të një njeriu të drejtë. Natyrisht në mënyrë relative, sepse njeriu nuk është shenjtor. Por nuk mundet që në institucionet e drejtësisë të vegjetojnë persona të sëmurë nga vesi dhe pa asnjë skrupull apo cipë njerëzore.

Skandali me anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është aspak thjesht çështje morali. Është një shkelje e rëndë që shkon deri në krim. Një krim që kërkon ndëshkim jo vetëm të atij që e ka kryer, por edhe të atij apo atyre që e kanë lejuar të ndodhë, apo që po përpiqen ta mbulojnë këtë skandal të përmasave të frikshme.

Vazhdimi i kësaj situate bën që çdo gjyqtar apo prokuror të shihet si pjesë e një grupi që, si anëtari i KLP-së, i jep vetes të drejtë të sillet në mënyrë kaq skandaloze me një qytetar apo qytetare.

Gota sapo është derdhur./Pamfleti

 

skandali i klp mirela bogdani

9 Komente

  1. X
    Xha jaho

    Ne ambientet e punes eshte veshur keshtu kjo zonja? Do Isha kurjoz per pergjigjen e pyetjes time.

    1. I
      Ini

      Po, e kane kod veshje dhe sjellje seksin dhe perversitetin.

      1. A
        Anonyme

        Po. Shiko aparatin e ujit qe ka çdo zyre qe te freskohet kjo dhe shoqet e veta

        1. E
          Ervin

          Si i tha Sokol Stojani: E ke kthyer KLP ne agjenci udhetimesh

      2. D
        Ducja

        Kjo paska dale pervete me kap ndonje gje.

        1. O
          Oldman

          Nuk ka pyll pa derra.. Nuk ka nevojë të bëhet kaq bujë sa për ti justifikuar Ramës dhe Berishës të ndryshojnë reformën në drejtësi. Mjaftojnë masat disiplinore kundër personit në fjalë dhe atyre që e kanë promovuar atë. Veprimet pa propagandë janë të mjaftueshme.

          1. D
            Daullxhiu

            Institucionet e "drejtesise" gelojne nga korrupsioni dhe prostitucioni. Mjere Shqiptaret.

            1. P
              Pak nga të gjitha

              E theksoj që të gjithë ish anetaret e drejtsisë së vjetër që kanë kaluar vetingut janë ish të korruptuar e të paaftë pasi vetingu u bë nga ish magjistra të korruptuar e jo profesionalë… Klp e klgj janë organe të teperta që zevensuan këshillin e lartë te drejtsisë pa asnjë argument juridik e organizativ … kto organe forcojnë korporatizmin e prokurorve dhe gjygjtarëve ndaj duhet të shkrihen sa më parë ashtu si dhe shoqatat e gjygjtarve dhe prokurorve si simbole të ktij korporatizmi a shoqërie të sëmurë kulti a profesionalizmi… pa dyshim rama dhe parlamenti janë përgjegjsit e kësaj situate me papjekurinë e tyre juridike e politike

              1. A
                Anonyme

                1-Qe te ndodhi nje gje e tille duhen 2 veta. Kjo femra duhet te jete 99 vete dhe ben sikur ju qep ai. Nje grua e zgjuar edhe kur i ofrohet, ngjitet apo si te doni vendosjani emrin kur nuk do te kruhet largohet me stil dhe pa i hyre gjemb ne kembe. Po duket nga pergjigjet qe kjo ka dash vete. Nje mashkull sado hamshor te jete po nuk mori OK perballe nuk vazhdon se meshkujt hamshor jane frikacake. 2-N.q.se ngjarja ka ndodhur juste zyres dhe nga telefoni personal kot qe diskutoni se eshte e drejte e secilit te gezoje shprehi qejfin e tille sipas menyre se vet.

                Lini një Përgjigje