
Prej vitit 2015, kreu i konfederatës pseudo-sindikale figuron i punësuar në aparatin e Kryeministrisë, ndërsa publikisht shfaqet si denoncues i qeverisë dhe mbrojtës i punëtorëve...
Një dokument zyrtar i publikuar nga faqja e Kryeministrisë tregon se Kol Nikollaj, prej vitesh në krye të konfederatës së sindikatave, figuron i punësuar në aparatin e qeverisë. Sipas të dhënave, ai ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si zyrtar i Kryeministrisë, çka ngre pikëpyetje të forta për rolin e tij real si përfaqësues i punëtorëve. Rasti ushqen dyshimet për një marrëdhënie pazari me pushtetin, ku sindikata përdoret si fasadë, ndërsa drejtuesi i saj përfiton poste, pagesa dhe favore nga qeveria që publikisht pretendon se e kundërshton.
Në vitet 1992-2005, Kol Nikollaj ishte kryetar i sindikatës minerare, ndërsa prej 21 vitesh ka uzurpuar konfederatën, duke mbajtur postin e kryetarit nëpërmjet vetë/rizgjedhjes me kongrese formale, që i zhvillon me një grup të besuarish e të paguarish dhe i regjistron në gjykatë.
Disa herë, “Pamfleti” ka publikuar dokumente zyrtare që vërtetojnë se krye-xhambazi i konfederatës pseudo-sindikale, Kol Nikollaj, ditën aktron sikur denoncon qeverinë e sikur mbron interesat e punonjësve, ndërsa natën bën pazare me Edi Ramën e ministrat dhe merr licenca për HEC-e, tenderë, leje ndërtimi e pagesa borderoje.
Dokumenti që po publikojmë sot zbulon se Kol Nikollaj figuron i punësuar në aparatin e Kryeministrisë qysh prej vitit 2015.

Ky punësim i Kolës në Kryeministri u bë pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, si shpërblim nga Edi Rama, pasi Kola doli në podiumet e fushatës së PS-së dhe u bëri thirrje punëtorëve të votonin për kandidatët socialistë.

Sindikalistët e mbetur, që vazhdojnë të besojnë mashtrimet e kryetarit xhambaz, duhet ta dinë se më 3 maj 2016, Kol Nikollaj ka plotësuar dhe dorëzuar formularin e dekriminalizimit si zyrtar i Kryeministrisë, madje emrin e ka deklaruar “Kolë” me “ë” në fund dhe jo pa “ë”.
Të dhënat si i punësuar në Kryeministri janë: Kolë Nikollaj, atësia Bibë, amësia Dile, datëlindja 25 maj 1961, nr. ID: G10522107K dhe vendlindja Mirditë, të cilat përputhen me të dhënat e tij në regjistrin e Gjendjes Civile.
Veçse, në fund të emrit të tij dhe emrit të babait, Kola ka shtuar gërmën “ë”, të cilën nuk e ka në kartën personale ID dhe në pasaportë. Ndryshime të tilla i bëjnë zakonisht persona që kanë probleme me drejtësinë jashtë Shqipërisë, por arsyet konkrete i di vetë Kola.
Punësimin në Kryeministri me numër regjistri personal 00141-4 e vërteton linku zyrtar: https://www.kryeministria.al/newsroom/lista-e-plote-e-zyrtareve-qe-kane-bere-dorezimin-e-vetedeklarimit-2/kol-nikollaj-km00141-4/, ku janë emrat e zyrtarëve të Kryeministrisë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.
Sipas këtij ligji, formularët e vetëdeklarimit me të dhënat personale i plotësojnë dhe i dorëzojnë vetëm zyrtarët që kanë funksione pune me kohë të plotë. Prandaj edhe krye-xhambazi i sindikatave, Kol Nikollaj, si i tillë figuron në organikën e Kryeministrisë, por nuk dihet në çfarë pozicioni është paguar./Pamfleti
Lini një Përgjigje