Siç është shprehur konfidencialisht ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj mes kolegësh te ‘Spitali Amerikan’ ku punon; Ilir Metës iu çua paradhënie dhe pjesa 10% e vlerës së koncesionit të sterilizimit, sepse Floriri e vinte si kusht marrjen e pjesës paradhënie në çdo pazar...
Pas çdo arrestimi zyrtarësh të qeverisë, Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, kanë reaguar duke i quajtur “hajdutë” të grupit mafioz të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit e Erjon Veliajt.
Edhe kur u firmos urdhëri për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, lidhur me landifillin e Tiranës paçka se është pa prova, Monika Kryemadhi doli në media e i bëri këtë thirrje SPAK-ut: - Tani ngjitu më lart, te bosi në kryeministri.
Ndërsa ditën e enjte, pas arrestimeve për koncesionin 140 milionë Euro, të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Metaj, Monika Kryemadhi e Petrit Vasili kanë “kyçur gojën” e nuk po thonë asnjë fjalë, sikur nuk janë bërë arrestime zyrtarësh hajdutë dhe i një biznesmeni hije mik i Ilir Beqjes, që u përdor si maskë për koncesionin.
“Të ndershmit” e LSI, po heshtin sepse i arrestuari kryesor deri tani për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është Klodian Rrjepaj, ish Zv/ministër i Shëndetësisë përfaqësues i LSI në vitet 2013-2017 dhe aktualisht anëtar Kryesie i Partisë së Lirisë.
Ky ishte “agai” i LSI në Ministrinë e Shëndetësisë i emëruar sipas marrëveshjes Rama-Meta në ndarjen e pjesëve të pushtetit, ku bashkë me ish-ministrin Ilir Beqaj, në emër të shefava të tyre, bënin pazaret e ndanin llokmat në tenderë, donacione, emërime, sajime virozazh për të shitur 20 milionë Euro vaksina të skaduara që sillte firma “Mega Pharma” e Petrit Vasilit etj.
Një nga këto pazare ku janë ndarë llokmat e afro 50% të vlerës mes grupit Rama-Meta, është koncesioni i pajisjeve kirurgjikale, ku Klodian Rrjepaj i LSI bashkë me Ilir Beqjen, sajuan e firmosën letrat false të tenderit dhe caktuan vlerën 10 herë më tepër se çmimi real.
Të zgjedhur në LSI (tashmë Partia e Lirisë), janë dhe pjestarët e tjerë të bandës së sterilizimit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, Petro Mersini, Marsela Seriani, Saimir Kadiu, Naile Abazi, Gent Burazeri e Rektori Arben Gjata, i cili pas vitit 2017 braktisi LSI dhe u bë patronazhist i PS.
Klodian Rjepaj nga Vlora, që “rropi” fondet e këtij koncesioni është ish-shef Kabineti i Petrit Vasilit kur ishte Ministër Shëndetësie gjatë pushtetit PD-LSI, dhe vidhin aq shumë, sa në ministri i quanin 3 “çakenjtë” vlonjatë të LSI, mbasi bashkë me ta ishte dhe vlonjati Petro Mersini, që u arrestua e u la me masë “Detyrim Paraqitje” për koncesionin e pajisjeve kirurgjikale.
Këta, si në pushtetin PD-LSI, dhe Klodian Rrjepaj gjatë pushtetit PS-LSI, për çdo pazar të pjesës që i takonte LSI-së, i çonin pjesën Ilir Metës e Monika Kryemadhit në Lalz.
Siç është shprehur konfidencialisht ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj mes shokësh e kolegësh te ‘Spitali Amerikan’ ku punon aktualisht, Ilir Metës iu çua paradhënie 10% e vlerës së koncesionit të sterlizimit, sepse Ilir Metaj e vinte kusht marrjen e pjesës paradhënie në çdo pazar.
Kur 3 vite më parë, Klodian Rjepaj u thirr në SPAK, Ilir Metaj e garantoi se nuk do prangosej; dhe e pengoi arrestimin nëpërmjet Arben Krajës që e ka patur vartës në kryeministri dhe Klodian Brahos, kushëririt nga Skrapari që ishte Shef i Anti-krimit Financiar në SPAK.
Por pas zgjedhjes së Altin Dumanit dhe marrjes drejtimit të SPAK nga SHBA, Klodian Rrjepaj u prangos e është gati Ilir Beqja, madje është marrë nën hetim edhe çifti Meta-Kryemadhi./Pamfleti
Lini një Përgjigje