TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Qershor 2026, 19:25

Rama tjetër qokë familjes Berisha, Shkëlzeni do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve!

Shkruar nga Pamfleti
Rama tjetër qokë familjes Berisha, Shkëlzeni do të
Pazari me Pallatin e Kongreseve

Pas lejeve për Fatmir Bektashin, ortakun e dhëndrit të Sali Berishës, Rama i ka dhënë kullën te Pallati i Kongreseve Shkëlqim Beshirit, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës...

Tirana po humbet një tjetër hapësirë publike në emër të zhvillimit. Projekti për transformimin e Pallatit të Kongreseve, i prezantuar fillimisht si një ndërhyrje për rikualifikimin e objektit, do të shoqërohet me ndërtimin e një kulle dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe të reja ndërtimi në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit.

Fitues i garës është shpallur konsorciumi i përbërë nga “Herzog & de Meuron Basel Ltd”, Julian Beqiri, Marsela Demaj, Michel Desvigne (MDP), Gentian Shkurti, SUEB Industries sh.p.k., The Space Factory Ltd dhe KLAR sh.p.k.

Rama tjetër qokë familjes Berisha, Shkëlzeni do të
Projekti fitues

Ndërsa në prezantim u fol për gjelbërim, hapësira publike dhe ruajtje të identitetit të Pallatit të Kongreseve, ajo që bie në sy është fakti se projekti përfundon sërish te një kullë, në një qytet që po i merret fryma nga ndërtesat e larta.

Por problemi nuk është vetëm betonizimi i Tiranës. Problemi është se Edi Rama vijon të bashkëpunojë në prapaskenë me Sali Berishën. 

Kompania më interesante është “KLAR” sh.p.k., e cila ka tërhequr vëmendjen. Kompania është në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës në shumë biznese trojesh të hedhura në emër të tij.

Rama tjetër qokë familjes Berisha, Shkëlzeni do të
Projekti fitues

Nëpërmjet lidhjeve të Sali Berishës, Shkëlqim Beshiri ka marrë nga Edi Rama leje ndërtimi për 3 hotele në Himarë dhe lejen “Investitor strategjik” për kompleks vilash e pallatesh me sipërfaqe toke 119 hektarë tokë shtetërore në Lalëz; 28 hektarë nga të cilat janë pyll me pisha buzë detit.

Më 17 nëntor 2025, mori lejen për ndërtimin e një kulle për banim, njësi tregtare e hoteleri me 65 kate mbi tokë e 6 kate nëntokë në Bulevardin e Ri të Tiranës, për investimin e së cilës ka deklaruar burimin e financimit.

Por duket se tani, prapa logos së firmës “KLAR” sh.p.k. të Shkëlqim Beshirit, familja Berisha qëndron edhe te kulla pranë Pallatit të Kongreseve. Kjo është qoka e radhës e Ramës për familjen Berisha, pasi përmes Fatmir Bektashit ka dhënë dhjetëra leje për pallate. Fatmir Bektashi është ortaku i dhëndrit të Berishës.

Rama tjetër qokë familjes Berisha, Shkëlzeni do të
Projekti fitues

Në prill 2025, ishte kryeministri Edi Rama ai që hodhi idenë për të ndërtuar kulla me PPP në zonën e Pallatit të Kongreseve. Më pas, ai e bëri fakt të kryer dhe nisi procedurën për ta realizuar me shpejtësi.

Me Njoftim nr. 560/4, datë 27 nëntor 2025, drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, shpalli garën për projektin me objekt “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes private i objektit multifunksional pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë”.

Për të zbatuar këtë projekt privat–publik, Korporata e Investimeve iu përmbajt Vendimit Nr. 503, datë 10 shtator 2025 të qeverisë, me të cilin ka marrë në pronësi sipërfaqen 4.760 m² truall publik, lulishte rreth Pallatit të Kongreseve, që më parë ishte në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Tani, mbi këtë lulishte do të ndërtohen kulla me banesa, njësi tregtare, zyra, ambiente argëtimi dhe parkingje nëntokësore, nën maskën e kompensimit të investimit për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve. Dhe pas tyre fshihet djali i kreut të opozitës. 

Projekti i kullave pranë Pallatit të Kongreseve është kopje e të gjitha aferave të mëparshme të kullave që Edi Rama ka miratuar në Tiranë dhe qytete të tjera. E njëjta skemë është aplikuar te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, stadiumi “Selman Stërmasi”, Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, Agjencia Telegrafike Shqiptare, si edhe te projektet me kulla rreth stadiumeve në Durrës, Vlorë dhe Korçë. /Pamfleti

 

 

shkelzen berisha shkelqim beshiri pallati i kongreseve

4 Komente

  1. s
    studio

    ARMIQTE qe bejne si kur zihen.....vjedhja dhe abuzimi eshte i perbashket....do i paguani nga hundet do ju dalin familjarisht....

    1. A
      Altin Prifti

      Funderrinave u ka dale boja

      1. T
        TIRONSI

        po mire, nese dikush cmendet, a nuk ka mekanizma Shqiperia qe ta ndaloje A nuk duhet te pyetet populli , qytetaret e |Tiranes per ato qe ben naltmadhenia O njerz dele !!! DILNI NE RRUGE 24/24 ME TURNE !!! KJO NUK DUHET TE NDODHE AS NE SUREL A BURREL, JO NE MES TE TIRANES KRYEQYTET

        1. R
          Revolta Qytetare

          Protesta e te rinjve eshte shpresa e fundit, beteja eshte e veshtire por keto duket se jane trembur , dhe me 100% do shporren!

          Lini një Përgjigje