TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2026, 12:00

Ndeshja me 'Tre Luanët', Erling Haaland: Kam lindur në Angli, por luaj për Norvegjinë prej babait tim

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja me 'Tre Luanët', Erling Haaland: Kam lindur në
Harry Kane dhe Erling Haaland

Në një periudhë kur gjithnjë e më shumë futbollistë zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të ndryshme, Erling Haaland do ta kishte pasur mundësinë të luante për Anglinë. Megjithatë, sulmuesi i Manchester City-t vendosi të përfaqësojë Norvegjinë, vendin ku u rrit dhe hodhi hapat e parë në futboll.

Haaland ka lindur në Leeds në vitin 2000, në kohën kur babai i tij, Alfie Haaland, luante në Angli. Fillimisht ai ishte pjesë e Leeds United, ndërsa më pas u transferua te Manchester City, skuadra ku aktivizohet sot edhe i biri.

Në një intervistë për “Goal” në vitin 2022, Haaland foli për arsyet që e shtynë të zgjidhte kombëtaren norvegjeze.

“Kam jetuar në Angli në 3-4 vitet e para të jetës sime. Por u ktheva shpejt në Norvegji, ku kam jetuar për shumë vite. Për këtë arsye ishte diçka e natyrshme të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Nëse babai im do të luante në Angli për më shumë kohë, ndoshta do të isha anglez”, u shpreh sulmuesi i Norvegjisë.

Një skenar i tillë do të kishte ndryshuar ndjeshëm ekuilibrat mes dy kombëtareve. Norvegjia do të mbetej pa yllin e saj më të madh në repartin ofensiv, ndërsa Anglia do të fitonte një armë të jashtëzakonshme në sulm, duke krijuar një dyshe shumë të fortë me Harry Kane.

Megjithatë, realiteti është ndryshe dhe gjithçka është gati për përballjen e kësaj të shtune në mbrëmje në Miami, ku Erling Haaland dhe Anglia do të gjenden përballë njëri-tjetrit në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve.

ndeshja me \\\'tre luanët\\\' erling haaland

Lini një Përgjigje