Dosja e zezë 6 Mars 2023, 12:47

Sali Berisha tani do të vulosë “me gisht”

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha tani do të vulosë “me gisht”
Sali Berisha

 “Të humbtë vula”

Edhe pas dorëheqjes në vitin 2013, vulën e PD e ka pasur në “xhep” Sali Berisha, ndërsa Luli, me dëshirë a me pahir, firmoste çdo urdhër, vendim partiak, financiar, emërime, shkarkime, lista kandidatësh për deputetë, kryebashkiakë e këshilltarë.

Ndërsa pasi Lulzim Basha e përzuri nga PD, plaku “non grata” krijoi Foltoren, të cilën e quante “PD”, duke ri-futur në përdorim ish-logon dhe ish-vulën që i vodhi Azem Hajdarit në “Dhjetor ’90”, nëpërmjet zgjedhjes kryetar me vota të manipuluara.

Prej 1 viti, Sali Berisha e përdori lirshëm atë logo e vulë të ç’regjistruar në tetor 2005, ndërsa anti- krimi, prokuroria e SPAK, nuk zbatuan ndaj tij Kodin Penal, për veprën penale: “Prodhim, përdorim vulash, stampash e formularësh të paligjshëm”.

Por edhe kjo vulë i doli jashtë loje me 3 mars, me vendimin e Gjykatës së Apelit, që njohu vetëm një forcë politike me emër “PDSH”, një kryetar të saj të quajtur Lulim Basha dhe vetëm logon e vulën ligjore që ka kjo parti.

Mos dhënia e vulës zyrtare të PD, ka lënë pa vulë kryeplakun “non grata” të Foltores, ndërsa vulën e logon false që përdori prej 1 viti, KQZ nuk ia njeh dhe nuk e regjistron në zgjedhje, mbasi as Foltorja nuk është PD dhe as Saliu nuk është kryetar i saj.

Por megjithëse pa vulë e pa parti, Sali Berisha ka deklaruar se do të marrë vendime e do bëjë kërkesa drejtuar gjykatës në Tiranë e në Strasburg, por duke i vulosur shkresat “me gisht”, si qëmoti tapitë dhe vendimet e krye-pleqësisë në Viçidol.

Për tipa si Sali Berisha, që mbahet sikur është “beu” i PD-së e i Shqipërisë, populli përdor shprehjen: “Vulë-humburi”;  dhe  shprehjen e urimit keqësues: “Të humbtë vula”.

Vulën e humbi, por ka vulën e partisë së Ilir Metës e Monika Kryemadhit, me të cilën do regjistrojë kandidatët për Kryetar Bashkie, kundrejt pazarit që mbështetësit e Foltores, të votojnë listën me kandidatët e Parisë së Lirisë për këshillat e 61 bashkive./Pamfleti 

sali berisha vulos me gisht të humbtë vula