TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Dhjetor 2024, 13:28

Sekuestrimi i vilave luksoze në Gjirin e Lalzit e Kodrën e Diellit, rrëzon gjithë klasën politike

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Sekuestrimi i vilave luksoze në Gjirin e Lalzit e Kodrën e Diellit,
Gjiri i Lalzit /

Cila Perëndi po i mbron hajdutët?

Gjiri i Lalzit dhe Kodra e Diellit, janë pasuri e dukshme e të njëjtës rrjetë korrupsioni, me fuqi që ndan dënimet dhe bekimet, sipas projektit të Shën Dumanit.

Sekuestrimi i 3 vilave luksoze të Monika Kryemadhit ishte aksidental, se Mona ka shumë të tjera, e këtë e dinë gjithë fshatarët.

As kjo që po ndahet përmallshëm me komshinjtë për të shkuar tek babai i fëmijëve të saj, nuk derdh lotë e mallkime, por po u lë bekimin “paçi uratën”!

Lutjet në kishën ku shkon edhe Baba Mondi, shkojnë për gjithë mondanët e monarkisë.

Mona u lë uratën prokurorëve, hetuesve, gjygjtarëve, politikanëve, gazetarëve, pushtetarëve, gjithë atyre që i kemi në krye të karvanit prej 34 vitesh.

Po cila Perëndi po i mbron hajdutët?!

Në analizë figurative, të gjitha Perënditë sillen ëmbël me dëshirat e besimtarëve të tyre, e ashpër me besimet e tjera, aq sa Zeusi i plotfuqishëm, është i detyruar t’u bekojë mëkatet e të çlirojë vetëm pak nga forca e arbitrimit moral.    

SPAK-u ka shkuar në çdo vilë, jo vetëm në Gjirin e Lalzit dhe Kodrën e Diellit, por kudo rrezet e Diellit ndriçojnë absurdin alfabetik të drejtësisë.

Kur atëherë do të konfiskohen këto vila luksoze?!

Vetëm kur të ndodhë kjo, do të nisë të ecë treni i drejtësisë.

Me sot a me nesër, kjo ditë do të vijë, dhe disa prokurorë që sot kanë në duar dosje për hajdut më të vegjël, do futen në radhë për në burg.

Prandaj SPAK është i kujdesshëm, pasi dihet se sekuestrimi i vilave luksoze në Gjirin e Lalzit e Kodrën e Diellit rrëzon gjithë klasën politike./Pamfleti  

 

sekuestrimi i vilave kodra e diellit gjiri i lalzit klasa politike

Lini një Përgjigje