TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Qershor 2026, 13:03

SPAK në anën e protestës kundër Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
SPAK në anën e protestës kundër Edi Ramës
Edi Rama /

SPAK-u në hetim të Kryeministrit; dosjet Aruba dhe SKY ECC e lidhin me lejet e ndërtimit për trafikantët...

Dy javë pas protestës, SPAK finalizoi veprimet për dosjet ndërkombëtare; 30 urdhër-arreste për bosët e drogës, të cilët pastruan miliarda euro me ndërtime në Shqipëri. Hetimi de facto ka përfshirë Edi Ramën, pasi ai ka firmosur lejet e ndërtimit për trafikantët si Artur Shehu (hotel 50 metër brenda detit në Vlorë) dhe vëllezërit Aliu (resorte në Lalëz, Himarë, Jalë e pallate në 6 qytete). SPAK i është bashkëngjitur kërkesës së protestuesve.

Një nga thirrjet e protestuesve drejtuar SPAK-ut është kërkesa për fillimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shkatërrimin e zonave të mbrojtura, lejet e kullave e resorteve dhe tokat publike që ka dhënë për miq të tij, familjarë qeveritarësh, oligarkë e trafikantë të ashtuquajtur "Investitorë strategjikë".

Në fakt, SPAK, nëpërmjet pozicionimit dhe funksionimit si strukturë e posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, de facto i është bashkëngjitur platformës së protestuesve, para se ata të kërkonin hetimin e kryeministrit Edi Rama.

Dy javë pas nisjes së protestës, SPAK publikoi dhe finalizoi veprimet për dosjet që dërguan agjencitë e Holandës, Belgjikës e Spanjës, me prova financimi të kullave e resorteve me miliardat e drogës nga trafikantët e oligarkët e lidhur me Edi Ramën, ministrat e Sali Berishën.

Në bazë të atyre provave, të njohura si dosjet "Aruba" dhe "SKY ECC", SPAK bëri hetimet paraprake dhe ka lëshuar urdhër-arreste për Artur Shehu, Leonard Bishaj, Ilir Shtufi, Shpëtim, Isa e Oklid Aliu, Eldi Dizdari, Alfredo Hamzai, Sokol e Nikoll Bibaj, Florijan Musaj, Artan Rama, Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama dhe Bujar Shehaj, Armando Pacani etj.

Sipas dosjeve ndërkombëtare dhe të SPAK-ut, këta janë bosë të trafikimit ndërkombëtar të drogës dhe kartelit mafioz "Aruba", që kanë siguruar miliona euro dhe i kanë pastruar me ndërtime e investime të shumta në Shqipëri, direkt vetë e nëpërmjet oligarkëve.

Sipas provave të tyre dhe provave të zbuluara, tokat i kanë përfituar me falsifikime dhe ryshfete në komisione pronash e Kadastër dhe me akte shitje në vlera simbolike e akte-dhurimi nga qeveria, me skemën grabitëse "investitorë strategjikë".

Lejet e ndërtimit i kanë marrë nga Qeveria me vendime nominale dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit e Komiteti i Investimeve Strategjike, kryetar i të cilave është kryeministri Edi Rama, që ka firmosur lejet, dhe me urdhër të tij, ministrat e linjës, të cilët, sipas hetimeve, janë shpërblyer financiarisht e me klering nga investitorët.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK e ka marrë nën hetim aktiv kryeministrin Edi Rama, sepse ka dalë si subjekt i lidhur me interesat e trafikantëve në pastrimin e parave.

Ky hetim mbështetet në prova konkrete, siç janë nënshkrimet në vendimet për tokat dhe lejet e ndërtimit që u ka dhënë trafikantëve për kulla, hotele, ferma, resorte, komplekse me vila e pallate, ku janë përdorur dhe miliardat e drogës.

Rast tipik i hetimit të pashmangshëm të Edi Ramës është leja e ndërtimit të dhënë trafikantit, vrasësit e grabitësit të tokave, Artur Shehu, për hotel, bar-restorant, disko e kazino, 50 metër brenda në det, përballë lungomares në Vlorë.

Pjesë e hetimit të pashmangshëm të Edi Ramës është leja e ndërtimit të dhënë kryetrafikantëve Shpëtim e Isa Aliu, për resorte në Lalëz e Himarë, për super hotelin-resortin "Zig Zag" në Jalë, për pallate në Tiranë, Durrës, Elbasan, Sarandë e Vlorë.

Duke nxjerrë dosjen "Aruba" dhe dosjen "Isa Aliu", menjëherë pas nisjes së protestës, SPAK i është "de facto" pro protestës dhe ka plotësuar kërkesën e protestuesve për hetimin e kryeministrit Edi Rama, në pritje të arrestimit dhe largimit nga detyra.

Jo vetëm ky hetim për Zvërnecin dhe grupet "Aruba" e "Isa Aliu", por dhe hetimi për landfillet, lejet e tokat për investitorë strategjikë dhe PPP-të në shëndetësi, rrugë, kontratat "1 Euro" etj., etj., janë arsyeja e vetme që Edi Rama po bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, edhe duke e çuar vendin në trazira./Pamfleti

 

spak në anën e protestës edi rama

4 Komente

  1. s
    skeptiku

    Pamflet kjo analiza juaj eshte deduksion jo lajm aktual qe konfirmon zyrtarisht nisjen e hetimeve te spak ndaj edi rames. kshu qe entuziasmi eshte i parakohshem. lus te ndodhe kshu si profetizoni ju. respekt

    1. M
      M

      Ne se SPAK kryen hetim te drejte e te paster ndaj kryeministrit i cili eshte ideatori i gjithe kesaj skeme, atehere do themi se pandeshkushmeria ndaj grabitjes zyrtare do te marre fund dhe drejtesia vihet ne vend.

      1. s
        skaraparalliu

        Permbajtja e jetij artikulli eshte fake! SPAK po bashkepunon me Ramen!

        1. P
          Populli shqiptar

          SPAK deri ketu OK. Kur do e therrase mostren KM edvinram?. Protesta e Pelikabeve do shtoje edhe Brahon etj. ne listen per burg, per fshehje dosjesh, nese deri ne shtator nuk therret KM si person ne dijeni per 1, 2, 3....40 afera, 40 dite me rradhe. Populli

          Lini një Përgjigje