TAGS-AT E JAVËS

Editorial30 Qershor 2023, 14:29

Ambasadori i ri David Kostelançik, Yuri Kim dhe 'rrjeta e peshkaqenëve"

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori i ri David Kostelançik, Yuri Kim dhe 'rrjeta e
Yuri Kim dhe David Kostelançik

Ekspertët e SHBA që kanë skanuar mafien në Shqipëri, kanë konkluduar se nuk është e lehtë të shkatërrohet një super-bandë mafioze politike e shtetërore e blinduar me pushtet, pasuri, oligarki, vrasës me pagesë e lidhje me kartelet mafioze italiane, ruse, turke, serbe e deri meksikane dhe kolumbiane, si karteli “El Chapo” që e ftoi Edi Rama në kryeministri

Ambasadorja Yuri Kim u largua duke lënë pas një betejë të nisur të drejtësisë në proces, për goditjen e “pëshkaqenëve” të politikës e pushtetit, fakt që e dëshmojnë sulmet e hapura të Sali Berishës e Ilir Metës kundër saj, kundër DASH e SPAK dhe skenarët e nëndheshëm të Edi Ramës e klanit të tij, për të devijuar e penguar goditjen e kupolës.

Në luftën kundër mafies politike, ose më saktë të 4-5 familjeve që sundojnë prej 30 vitesh dhe kanë bërë çdo lloj krimi në këtë vend, drejtësia e re ende nuk po zbaton modelin kroat, për të çuar në pranga krerë të shtetit, oligarkë, grupe kartelesh e trafikantë të fuqishëm të lidhur me ta.

Por fakti që FBI dhe Thesari Amerikan, ka çuar në SPAK me ultimatumin për hetim e dërgim në gjykim, dosjet e familjeve mafioze Berisha-Meta-Rama-Balluku-Veliaj dhe grupeve Salillari, Ulaj, Gjikuria, Fusha, Dako, Roland Ziu, Gjergj Luca, Lul Morina etj., tregon se ambasadorja Yuri Kim e ka hedhur “rrjetën” në vendin e duhur.

Tashmë, me Urdhërin Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Joe Biden dhe dosjet në FBI e SPAK, grupi mafioz i politikanëve, oligarkëve e trafikantëve në Shqipëri, janë “peshkaqenë” të izoluar në “akuariumin” e drejtësisë, që për fat të mirë orientohet dhe mbikëqyret nga SHBA.

Sipas praktikës që “Amerika e kap lepurin me qerre”, duhet pranuar e vërteta se Yuri Kim e çau “murin e hekurt” të paprekshmërisë, dhe krijoi terrenin e hetimit për krerët e lartë të politikës, duke mbyllur fazën e parë të procesit ndaj tyre, me detyrimin e SPAK për të vepruar.

Vëmendja e shtuar e DASH ndaj luftës kundër krimit e korrupsioinit në Shqipëri dhe urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Joe Biden posaçërisht për të goditur shtetarët e lartë të përlyer, tregojnë se së shpejti, do fillojë një “tajfun” goditës në nivele të paprekura deri tani. Ndërsa emërimi i zonjës Yuri Kim te Seksioni për Shqipërinë në Zyrën e Sanksioneve Anti-Korrupsion në DASH, dëshmon se puna e saj me drejtësinë është vlerësuar si sukses dhe garanci për të finalizuar goditjen në nivele të larta.

Pra, DASH ka konstatuar, se Yuri Kim e ka hedhur “rrjetën” sipas skemës së drejtësisë amerikane, për “peshkaqenët” e politikës që duhen çuar para ligjit. Sepse, po të ishte për shefat dhe prokurorët e SPAK, nuk do guxonin as në ëndërr, të fillonin hetime për Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe familjarët e tyre e oligarkët, siç nuk guxuan gjatë 15 viteve kur ishin prokurorë të Krimeve të Rënda.

Është synimi i DASH, që “rrjetën” e hedhur nga Yuri Kim, do ta nxjerrë Ambasadori i ri i SHBA, David Kostelançik, menjëherë pas marrjes së detyrës, për t’i dhënë fund me ndëshkim, sundimit të mafies politike e shtetërore, ndërsa SPAK dhe Gjykata Speciale do jenë zbatues.

Lind pyetja: Përse “rrjetën e peshkaqeneve” nuk e nxorri ajo që edhe e hodhi, ambasadorja Yuri Kim?
Përgjigjen e kanë dhënë ekspertët amerikanë që kanë skanuar politikën në Shqipëri, të cilët kanë thënë:- Nuk është e lehtë të shkatërrohet një super-bandë mafioze politike e shtetërore e blinduar me pushtet, pasuri, oligarki, vrasës me pagesë e lidhje me kartelet ruse, turke, serbe, meksikane e kolumbiane, si karteli “El Chapo” që Edi Rama e priti në kryeministri./Pamfleti

 

david kostelançik yuri kim rrjeta e peshkaqenëve

Lini një Përgjigje