TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 20:37

“Ju erdhi fundi”/ Nuk ka forcë që ndal protestuesit, banderola gjigande rivendoset te Universiteti Politeknik

Shkruar nga Pamfleti
“Ju erdhi fundi”/ Nuk ka forcë që ndal protestuesit,
Banderola rivendoset te Universiteti Politeknik

Pavarësisht momenteve të tensionit dhe debateve me rojet e sigurisë, protestuesit arritën ta vendosin sërish banderolën në godinë

Pas përplasjes me rojet e godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës, protestuesit kanë arritur të marrin banderolën “Ju erdhi fundi”.

Banderola gjigande u shpalos në nisje të protestës para Kryeministrisë dhe u hoq pak minuta më pas. Kjo i irritoi akoma më shumë protestuesit, të cilët rrethuan Politeknikun.

Pasi mbërritën pranë godinës, protestuesit kërkuan sqarime për vendndodhjen e banderolës dhe bënë thirrje që ajo t'u kthehej. Më pas, një pjesë e tyre hynë në ambientet e universitetit, duke këmbëngulur se banderola ishte marrë padrejtësisht dhe duhej rikthyer.

Gjatë hyrjes në godinë u krijuan momente tensioni mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së Universitetit Politeknik. Pati debate verbale dhe përplasje për shkak të përpjekjeve të protestuesve për të hyrë në ambientet e brendshme, ndërsa rojet u përpoqën të pengonin hyrjen e tyre.

Edhe gjatë këtyre momenteve, protestuesit nuk i ndërprenë thirrjet kundër qeverisë. Ata brohoritën vazhdimisht "Rama ik" dhe "Dorëheqje", duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke e cilësuar protestën si vazhdim të presionit qytetar ndaj qeverisë.

protesta

Lini një Përgjigje