TAGS-AT E JAVËS

Editorial23 Shtator 2025, 10:42

Dasma e djalit të Jozefinës dhe këlyshët e rinj të Patriarkanës

Shkruar nga Pamfleti

Dasma e djalit të Jozefinës dhe këlyshët e rinj të

Sulmet provinciale ndaj Jozefinës nuk janë politikë, por hakmarrje të ulëta që nxjerrin në pah përplasjen me klanet e vjetra dhe këlyshët e rinj të Patriarkanës.

Jozefina Topalli është një personazh politik kompleks, problematik, jo koherent dhe, në radhë të parë, me një bagazh të kufizuar politik.
Që nga viti 1996, kur nisi rrokada me Pjetër Arbnorin, Jozefina ka pasur “carta bianca” në politikën shkodrane, duke qenë për shumë vite figura më e pushtetshme në qytetin më të rëndësishëm të veriut dhe simbolin e kulturës shqiptare.

Shkodra u tregua peshë e rëndë për shpatullat e saj që në fillim. Por, siç ka ndodhur shpesh me politikanët e këtij qyteti, arroganca dhe provincializmi kanë prevaluar, duke mos kërkuar ndihmë dhe besë në mendjet e mëdha që Shkodra i ka pasur gjithmonë.

Sot Jozefina Topalli ka një raport të zhdrejtë me Shkodrën, thuajse të shuar. Sfidën kur doli me parti më vete e humbi rëndë, duke dalë poshtë edhe ndaj aktorëve të tjerë lokalë që i ka parë për vite nga lart. Me pak fjalë, Jozefina politikisht nuk është lojtare, por thjesht një mekanizëm i Sali Berishës, i cili me cinizëm e lëviz herë në Fushë-Kuqe, herë në Milot. Në Shkodër, këto janë bërë barcaleta.

Ajo që ndodhi këto ditë, me sulmet personale ndaj Jozefinës nga figura femërore të PD-së, duke marrë shkas dasmën e djalit të saj, është së paku pa shije.

Në thelb është mungesë qytetarie, sidomos kur vjen nga një personazh si Grida Duma, e cila e mban veten si një durrsake të vjetër. Kundër një homologeje nga Shkodra, ky është mjerim politik.

Grida ka shumë arsye për t’u hakmarrë ndaj Jozefinës, sepse kjo e fundit ia nxiu jetën në fillimet e karrierës së saj në PD, kur Duma ishte ende e brishtë. Topalli ka qenë shpesh e ashpër dhe, në disa raste, edhe poshtëruese. Skena e rrëzimit të Gridës në një aktivitet publik, që u servir në media nga stafi i Topallit kur ajo ishte zv.ministre e Integrimit, ishte makabre. Por në atë episod Grida doli më e fortë, ndërsa Jozefina humbi, duke u treguar meskine.

Sot, kur Grida përdor dasmën e djalit të Jozefinës për sulm, sjellja e saj duket më shumë si hakmarrje provinciale sesa si qëndrim politik. Sulmi nuk e dëmton politikisht Topallin, por mërzit krushqinë, një familje malësore që jeton në SHBA dhe që nuk e ka harruar origjinën.

Nëse duan “veting” të shpenzimeve të dasmës, le ta bëjnë me rregull, por jo me cinizëm. Sepse kjo ngjan me inatet e vjetra të priftërinjve ortodoksë grekë kundër Romës e Vatikanit, të sjella sot në emisione politike të darkës.

Popat që bënin debat për seksin e ëngjejve edhe kur Sulltan Mehmeti ja ktheu Haga Sofinë në Xhami, maksimumi mund të flasin për Kishën ortodokse të Shqipërisë që e kontrollojnë dhe financojnë, por jo për katolikët. Shkelin vijën e kuqe të martirëve që janë shuar me genocide mbi 600 vjeçare që nga Rrethimi Famëkeq i Shkodrës.

Katolikët shqiptarë kanë paguar me gjak martirësh për shekuj, që nga Rrethimi i Shkodrës, dhe nuk mund të shndërrohen sot në objekt talljeje për show politik. Alfabeti latin i shqipes është dëshmi e përjetshme e lindjes së kombit, dhe kryetari i Komitetit të Alfabetit ishte Padër Gjergj Fishta, jo ndonjë prift i lidhur me shërbimet sekrete.

Jozefina, vërtetë nuk ka shpatulla ta përballojë këtë luftë, por këlyshët e Patriarkanës dhe Janullatosit nuk mund ta përdorin atë që ajo përfaqëson, për një “kryqëzatë” të re.

Nëse Grida Duma e përdor Jozefinën për të marrë revansh, në thelb ajo po rikthen në skenë një figurë që politikisht ishte e harruar. Dhe kështu, për inat perfid, po e bën të duket sërish aktuale./Pamfleti

dasma e djalit të jozefinës këlyshët e rinj të patriarkanës

7 Komente

  1. a
    astrit

    Ka disa pika kulminante ky artikull, "familje malsore qe nuk ka haruar origjinen"? Kercenim! Kryqezata e vitit 1204 e perbere nga francez e italianet (venediku) katolik e nen thirrjen e Papes, pushtuan e dogjen Kostandinopojen, e perdhosen e shkataruan Patrarkanen e Shenjte ortodokse duke vrare prifterinjte e perdhenuar murgeshat. Ka qene Austro Hungaria qe financoi e imponoi qe te mblidhen njerezit e gjuhes e te vendosnin se ke alfabet do te vendosnin, u la ne perdorim dy alfabete e koha la ne fuqi alfabetin latin. Fishta me gjithe respektin qe kam me te ka qene nje bashkepuntor i zedhshem i pushtuesve Austro-Hungarez te Shqiperise. Nje bashkekohes i Fishtes katolik dhe ai nuk po ja permend emerin, thonte se Fishta per atdhe ka kryqin. Ne shkrim nuk lexova ndonje pakenaqesi ose simpati per harxhimet e Zonjes Topalli kur ne Shqiperi e Shkoder ka ra fukaralleku! Fisnikeria nuk eshte me lloqe por me vepra e qendrime. Zonja Topalli na ka treguar si ne politike e ne jete qe nuk e lidhasgje me fisnikerine Shkodrane. Alfabeti latin eshte

    1. S
      Shqipëria

      Kjo vler ka si katolike i nderuare po realishte eshte kokra e injorances dhe simboli i spiunit

      1. P
        PIRRO

        Te lumte se I kevene pikat mbi I. Me shume fjale Jane te kota. Shkodra eshte bere si me qene bagladesh dhe Napoli Fruti I Aristakracise /shker.....tokracise se shkodres e shqiperis.

        1. Q
          Qazim Mulleti

          Ku i ka Shkodra kokat?!Asnje,ne asnje fushe.Vetem fodulla anadollake nga cdo fe e krah politik.

          1. G
            Gjergji

            I kemi parë dhe po i shikojmë katolikët në Romë dhe Europë, Amerikë, Kanada e Australi. Dhe 10 vite e nuk do kenë kisha ku të falen se po ja kthejnë islamistët në xhami. Se sa për katolikët nga Shqipëria e dimë që atdhe kanë Vatikanin dhe për fenë e tradhëtuan Shqipërinë. Nuk është më i mirë apo më i ndryshëm një klerik italian se sa një grek. Njësoj janë, të dy do bëjnë politikën e vendeve të tyre ndaj boll më. Të quash ortodoksët "këlyshët e Patriarkanës dhe Janullatosit" tregon ndjenjë urrejtjeje dhe inferioriteti. Po katolikët atëherë çfarë janë sipas të njëjtit arsyetim ? Janë "këlyshë të Vatikanit dhe Peraqjinës dhe Vitales" ?? Jemi shqiptarë o zotëri ! Sa për krushqit amerikano-malësor-katolik që qenkan mërzitur, kur bën krushqi me djallin do durosh dhe ca mallkime nga viktimat e tij.. Po nuk duruat atëherë jepini, çfarë prisni ? Tregojani vendin Gridës dhe "këlyshve të Patriarkanës dhe Janullatosit". Ndaj këto ndasi me Grida-ortodokse e Jozefina-Katolike janë dashakeqe e largojnë vëmendjen nga debati kryesor : 500 000 euro dasëm nga një punonjëse e lartë administrate!

            1. P
              Pirro

              Te lumte goje mendja o Gjergj! Terri mbetet terr e Drita Drite

              Lini një Përgjigje

              Editorial