Editorial 9 Qershor 2023, 09:52

Edi Rama është trajnuar në zyrat e FBI-së!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Edi Rama është trajnuar në zyrat e FBI-së!

Kodet e Bablokut, aq sa janë të ngatërruara nëpër fijet e lëmshit ruso-kinez, nëpër projektet e Aleksandër Vuçiç, janë edhe të thjeshta, sa kapela e shkrimit tonë të sotëm...

Kur Edi Rama bën pro-amerikanin, Lulzim Basha Arushën e Madhe të opozitës, Sali Berisha Tigrin që do bëjë copë-copë mafien dhe Ilir Meta të ndershmin që do sekuestrojë dhe dënojë hajdutët, të vjen të pyesësh, more, di gjë ndokush, kujt i flasin këta?!

Përralla si këto, nuk u shijojnë as kalamajve.

Nuk është e vërtetë as se ish shefi i FBI-së për New Yorkun, erdhi fshehtas shërbimeve të inteligjencës dhe trupit diplomatik këtu në Tiranë dhe kërciti në derë të kryeministrit tonë.

Çdo fshatar me dy gram tru e lart, ka mendjen top, se gënjeshtra është e kundërta e së vërtetës.

Mes kundërshtive të pa kundërshtueshme, me “kokën” e Sali Berishës në dorë, Babloku ka trokitur në dyert e FBI-së, jo të sulmojë opozitën, siç është stampuar në dosjen hetimore, se kështu do duhej të bëhemi gati për ta nisur për burg, por për ta mbrojtur pikërisht nga amerikanët. 

-Për këtë kokën e nxehtë më nevojitet një kapele me mbishkrimin non-grata, -i tha spiunit.

McGonigal nuk u mendua fare, llafosi me ca miq në Uashington, buzëqeshi me sytë e tretur diku në skutat ende të paditura, hoqi kapelën e vet, pastaj hapi një sirtar e mori edhe një tjetër dhe i tha: Po të jap dy kapele, njërën me logon FBI-së e tjetrën me non-grata. Por e kam një kusht, këtë të FBI-së, jepja shefit të opozitës, tjetrën gjeja kokën sipas masës.

-Saliu është kriminel, anti-amerikan, ka zorrë derri e nuk ngopet.

-Mos u bëj Gomar miku im, kërkove një kësulë, të dhashë dy, vendin gjejua vetë, pse je kryeministër?!

Aty Babloku kuptoi se jo çdo koke duhet t’i gjesh festen, por çdo qylafi monstren e vet.

Spiuni ja nguli sytë thellë Bablokut dhe i kujtoi fjalën e urtë tonën “Tjetrit mos i shiko gunën, por punën”.

Kaq u desh dhe bëri të kundërtën. Ngjeshi kësulën e FBI-së në kaptinën e vet dhe non-gratën në rradaken e Berishës. E dënoi veten të guxojë.

Kjo është arsyeja pse Babloku e ka shpirt Berishën dhe nuk pret as kokat e “Peshqve”.

Meqë kësula e FBI-së i kishte  hije, ju fut punës të zgjedhë kokat për qylafët e parlamentit, bashkive, opozitës, zyrtarëve dhe bosëve të mafies. Nëse zyrave të shtetit sot kemi kokë derra, bosh lart e të mbushur poshtë, të njohur si pa brekë por që kanë miliona dollarë, para se të na shkojë mendja keq e të zihemi ngushtë, duhet t’u shmangemi ndërlikimeve, të dalim në rrugë të gjerë, në njërën nga ato që kushton 23 milion euro një kilometër e të zbërthejmë kodikët.

Kodet e Bablokut, aq sa janë të ngatërruara nëpër fijet e lëmshit ruso-kinez, nëpër projektet e Aleksandër Vuçiç, janë edhe të thjeshta, sa kapela e shkrimit tonë të sotëm. Ky pushtet e kjo opozitë, kështu do të mashtrojnë, marshojnë, sfilojnë, stërviten, vjedhin, edhe pse Taulant Balla, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Belinda Balluku e gjithë hajdutët zihen kush është më i pastër e kush shpërndan më shumë mjegull me presione se akoma nuk keni parë asgjë, apo idiotësira se për çdo hap, deri në vitin 2029, Edi Rama është trajnuar në Zyrat e FBI-së!/Pamfleti

edi rama fbi trajnimi