TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Gusht 2023, 10:23

Çfarë i duhet pushteti Opozitës; Edi ka Skandalet, Iliri Floririn, Luli Vulën e Saliu Kullën!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Çfarë i duhet pushteti Opozitës; Edi ka Skandalet, Iliri
Peshqit e mëdhenj

Po Babloku, pse e ka lidhur gjuhën e nuk ndihet shumë?!

Tre hajdutët gjigantë, Saliu, Luli dhe Edi, po e sulmojnë sistemin e drejtësisë në pjesët e dobëta, aty ku pulsi i Monikës tkurri arteriet e SPAK-ut e nuk ushqenin mirë Peshqit e mëdhenj të inceneratorëve. Lidhën një Gomar, Shkëlzen Berishën, tek tabela ku do ngrihet një kullë vigane, më e larta dhe më e kushtueshmja në Ballkan, dhe kapën “lopatat” të shpërndajnë baltën e trashë rreth incenaratorëve. Si gjithmonë, specialistët e skandaleve, sapo dolën në ujëra pak më të pastra, edhe me ndihmën Gjergj Lucës që i vuri në rresht mediat dhe prokurorët me kazma në duar të hapin gropa për të penguar gazetarët të mos shkojnë nga koshat e djegësve, e ankoruan spirancën për pushtet të përjetshëm, në molin ku peshqit u rrëshqasin prej vitesh rreziqeve.

Po hajduti i katërt i madh, ku është e kush është?

Sa themi po hajduti tjetër, të gjithë shqiptarët e dinë cili është, nuk ka nevojë as për emër.

Atij i kanë lënë floririn, resortet, llogaritë bankare nëpër bankat larg e shumë larg, vilat e pallatet afër e shumë afër, andej e këtej, ku edhe vetë prokurorët e SPAK-ut i shohin me sy kur shkojnë tek sarajet e veta.

Ky hajduti i floririt, u leh me zë të trashë nëpër fshat dy hajdutëve të tjerë, Lul Bashës dhe Edi Ramës.

Edhe Babloku nuk e ka gjuhën kot, po dy hajdutëve u kijat, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kurse Luli, që duket më qullashi, gjumash e dembel, u lëshon ndonjë ham-ham  tre hajdutëve, Saliut, Ilirit dhe Edit.

Po Babloku, pse e ka lidhur gjuhën e nuk ndihet shumë?!

Ai sillet me tepsi në dorë, fut bishtin ndër shale të vrapojë sa herë i afrohen amerikanët që i krehin bishtin dhe presin momentin t’i fusin gishtin. Nuk ka kohë as të qeverisë, as të shkojë në Parlament, as t’u përgjigjet akuzave të medias që u bie daulleve kot.

Ka mbyllur edhe veshët e nuk dëgjon.

Amerikanët, kështu vepruan edhe me Saliun e Ilirin.

Ua futën gishtin, u bënë edhe fotografi dhe i ç’burrëruan.

Po me ç’fytyrë bëjnë moralistin, thua ti?!

Sa të kenë Bablokun, nuk e ‘nxejnë tajaren’ për fytyrën as këta, as Peshqit e tjerë të mëdhenj.

Në këto kondicione, ç’i duhet pushteti Opozitës; Edi ka Skandalet, Iliri Floririn, Luli Vulën e Saliu Kullën!/Pamfleti

rama meta berisha basha opozita pushteti

Lini një Përgjigje