TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Qershor 2025, 16:46

Kur nuk të uron Amerika, shkon në dasmën e Sorosit!

Shkruar nga Pamfleti
Kur nuk të uron Amerika, shkon në dasmën e Sorosit!
Rama-Soros

Rama braktis festën e PS, ‘hedh vallen’ me demokratët amerikanë...

Teksa socialistët sot do të duhej të festonin themelimin e partisë së tyre, ai që ata votuan masivisht më 11 maj i braktisi për një tjetër event, dasmën e Alex Sorosit.

Ashtu siç “Pamfleti” e lajmëroi i pari, Rama sot mori avionin për t’u nisur drejt SHBA, jo për vizitë zyrtare dhe takime me administratën e Trump, por për të qenë prezent në kurorëzimin mes Alex Soros dhe Huma Abedin të shtunën.

Ironia është se muajt e fundit, Rama tentoi ta fshehë marrëdhënien me “vëllanë” e tij nga Amerika. Pas fitores së Trump, Rama dhe Soros ‘fshehën’ takimin e tyre në shkurt, gjatë një Samiti në Gjermani.
Ndërkohë Soros u la jashtë samitit të BE në Tiranë më 16 maj, ndryshe nga sa ndodhi në samitin e shkuar. Po ashtu, Rama nuk ka në rrjetet sociale asnjë foto me djalin e George Soros. Pse? Sepse Soros është armiku klasik i Trump-it.

Por këtë qershor, ngjan sikur llogaritë janë rihapur. Rama është rikthyer tek elita e demokratëve. Të ftuarit specialë në dasmë do të jenë Bill dhe Hillary Clinton dhe Rama do të jetë i rrethuar nga shumë demokratë të tjerë, ‘armiq’ të Trump.

Kur nuk të uron Amerika, shkon në dasmën e Sorosit!

Dhe kjo lëvizje vjen në një kohë kur ambasada e SHBA e ka siluruar disa herë Ramën. Nuk pati asnjë urim për fitoren në zgjedhje, teksa ka pasur mesazhe të koduara për ‘dehje’ nga pushteti. Vetë zyrtarë të DASH kanë thënë se nuk punojnë me autokratë që nuk mendojnë për popullin, por vetëm për pushtetin.

Të shfaqesh në një dasmë me Sorosët dhe Clintonët, në një moment kur Republikanët janë në ofensivë dhe Trump po ‘sundon’ botën, është një sinjal i qartë se në cilën anë po qendron Edi Rama. Dhe kjo mund të kushtojë.

Trump dhe Republikanët e kanë sulmuar prej vitesh Sorosin si simbol të ndërhyrjes në politikat e vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë. Tani që kreu i qeverisë shqiptare vendos të pozojë në një dasmë mes emrave më të urryer nga Republikanët, ai rrezikon të ftohë më tej raportin me administratën Trump 2.0.

Nga ana tjetër, ose Rama e ka kuptuar se Republikanët i “kanë vënë vizën” dhe po mundohet të mbahet fort pas Sorosit, me shpresën se ai do ta ndihmojë sërish. Ose ka shpresë se do ta ndihmojë Jared Kushner, duke qenë se i ka falur Sazanin. Duhet të presim dhe të shohim, se bëjnë vaki si Rama ashtu dhe Soros mund të fshehin fotot e prezencës së kryeministrit në dasmë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje

Editorial