Editorial19 Shtator 2023, 10:47

Lufta finale mes klaneve kriminale në pushtet

Shkruar nga Pamfleti
Lufta finale mes klaneve kriminale në pushtet
Edi Rama

Zëra në PS, thonë se Edi Rama ka përfunduar si Stalini pas operacionit “Barbarosa”, ku për 10 ditë u mbyll në zyrë nga depresioni...

Duket se Edi Ramës, jo vetëm që i ka dalë situata jashtë kontrollit, por ka shumë gjasa që ai vetë të jetë në rrezik prej përbindshave që ka krijuar në oborrin e tij.

Klanet kriminale brenda mazhorancës kanë nisur luftën finale mafioze për të siguruar kontrollin përfundimtar mbi pushtetin.

Në këtë luftë që ka zhvillime çdo ditë e më të egra, duket se po përvijohet një fitues gjithnjë e më i madh dhe një fuqi gjithnjë e më e shtuar.

Para pak kohësh, ka ndodhur ajo që nuk mendohej të paktën deri më sot. Një grup kriminal brenda mazhorancës që mbështetet tek një zyrtar i lartë i qeverisë, por edhe një tjetër që ka përfunduar në burg kanë dhunuar e shnderuar, përfaqësuesit më të rëndësishëm të disa grupeve të tjera kriminale të fuqishme brenda mazhorancës. Ngjarja ka ndodhur pak a shumë kështu: një grup të fortësh kanë hyrë në një lokal në mes të bllokut, ku dhe rrinë e bëjnë negociata disa nga personazhet më ‘VIP’ pranë Partisë Socialiste, i kanë rrahur, masakruar, grabitur e shnderuar barbarisht.

Nuk bëhet fjalë për emra të nivelit të mesëm, por për ‘pezzo novanta’ që komandojnë pjesë të rëndësishme të pushtetit dhe parave në vend. Njëri është superbiznesmen, i lidhur shumë lart, madje edhe me fije të pazgjidhshme me Bablokun dhe familjen e tij; tjetri një i shpallur ‘Non Grata’ prej SHBA, por me pushtet të fuqishëm në Shqipërinë e Mesme.

Furisë të të fortëve nga veriu, të cilët duhet thënë se sot po komandojnë egërsisht klanet e mazhorancës, këta personazhe as nuk i janë përgjigjur, por kanë ikur si të zgërlaqur.

Hakmarrja e “grupit të të rinjve” që kanë nën kontroll pjesën më të lakmueshme të qeverisë kanë goditur edhe një superoligark të lidhur me krushqi me një tjetër oligark pranë Bablokut.

Atë që nuk e ka bërë dot opozita, duket se e ka vendosur me grusht të hekurt një nga grupet që shumë shpejt do të kthehen në familjen më të fuqishme kriminale në vend.

Mësohet se tashmë nuk do të ketë ‘Stop’ në përplasjen e madhe. Grupi i goditur është përgatitur për një kundërpërgjigje, por “të rinjtë” janë investuar për të gjitha; “O fitore, o vdekje” ka qenë përgjigja pas paralajmërimit të të turpëruarve se do t’i godasin fort.

Kjo luftë e fortë ka mbërritur edhe në qeveri, ku prej kohësh, ka një situatë absurde. Prej fjalimit të Ramës në Asamblenë e PS-së, kryeministri nuk është bërë i gjallë në publik. Madje zëra në Parti, thonë se ka përfunduar si Stalini pas operacionit “Barbarosa”, ku për 10 ditë u mbyll në zyrën e tij duke pirë nga depresioni.

Po të shihet me kujdes, prej ditës së Asamblesë, Edi Rama nuk ka kryer asnjë mbledhje qeverie, asnjë aktivitet publik dhe nuk ka shoqëruar asnjë ministër të ri në Presidencë, apo në prezantimin e tyre në detyrën e re.

Të gjitha këto i ka kryer Belinda Balluku, e cila ka rënë në sy si kryeministrja ‘ad interim’, pasi ka prezantuar ministrat e rinj, ka përcjellë të vjetrit, e ka kryer edhe disa takime të tjera, të cilat kanë krijuar përshtypjen që është ajo që ka pushtetin. Jo vetëm nuk ju heq asnjë ‘ashkël’ në qeveri, duke mbajtur të gjitha portofolet, por po luan edhe rolin e kryeministrit. Madje në këto ditë që Edi Rama e Bajram Begaj janë në Nju Jork, Belinda është njeriu që komandon Shqipërinë. Si gjyshi kur kërcënoi ambasadorin sovjetik se do ta varte nëse nuk lejonte Enverin e Mehmetin të vinin në Shqipëri. Mehmeti e hëngri në fakt, por Enveri jo, duket ishte shumë dinak. E kuptoi menjëherë se e gjitha kjo përrallë të kërcënonte një ambasador të një superfuqie që ka imunitet diplomatik, është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Ndaj kuptoi se Beqiri kërkonte më shumë sesa të varte ambasadorin. Këtë duket e ka kuptuar edhe Babloku, por ka mundëi të jetë shumë vonë. Si bëjnë fajde as qifet e demët…/Pamfleti

lufta kriminale klane kriminale ps pushteti edi rama