TAGS-AT E JAVËS

Editorial23 Prill 2025, 08:41

Për Edonën, Edonat dhe gjithë shpurën ndjellavdekje të Edi Ramës

Shkruar nga Gjergj Zefi

 Për Edonën, Edonat dhe gjithë shpurën ndjellavdekje të

Kjo është filozofia e Sulltanit të Edonës dhe gjithë Edonave përreth tij, është kontributi që ata i kanë dhënë këtij vendi duke u tallur me të varfrin, të vjetrin e nevojtarin. Kjo është doktrina që e katandisi Shqipërinë në një vend pa rini e pa jetë, pa shpresë e pa të ardhme...

Turpi ka fytyrë, ka emër, ka edhe zë. Turpi është njeri. Mund të jetë mashkull, mund të jetë edhe femër. Turpi mund të shkojë aq larg, sa t'i ulë kokën edhe nje qyteti të tërë. Një qyteti si Shkodra, që i ka rezistuar historisë, luftërave, pushtuesve,  diktatorëve, por kurrë nuk kishte ndodhur ta kryqëzojnë një tufë banditësh që nuk kanë as din, as iman, as Zot e as fe, as besë e as nder.

Një e tillë i shtoi edhe një shtresë balte Shkodrës, në këtë fushatë zgjedhore. Një pseudo njeri që i thotë vetes grua, Edona Bilali, pasi ka vjedhur fonde start up-esh, por ka dështuar në publik, si gjoja politikane e grua në karrierë, kaloi edhe një prag tjetër turpi: u tall me shtresën më në nevojë të këtij vendi, me njerëzit e braktisur nga të gjitha forcat politike, nga shpresa e jeta, nga ata që edhe fëmijët ua përzuri ky e ai pushtet e që soji i Edonës nuk po i lë as të japin shpirt të qetë.

Me gjoja gjetjen e nje spoti zgjedhor, Edona Bilali është tallur me pensionistët, të sëmurët, të varfrit e të dëshpëruarit.

 

Kjo është filozofia e Sulltanit të Edonës dhe gjithë Edonave përreth tij, është kontributi që ata i kanë dhënë këtij vendi duke u tallur me të varfrin, të vjetrin e nevojtarin. Kjo është doktrina që e katandisi Shqipërinë në një vend pa rini e pa jetë, pa shpresë e pa të ardhme.

Edona është simboli. Flamuri i arrogancës së pushtetit, i vjedhjes, i padijes, i krimit me të vjetrin dhe njeriun, simboli i drapërit të vdekjes që vret e zgërdhihet me kufomat që le pas.

Edona mund të jetë e PS-së, por nuk është e Shkodrës. Shkodra ka ditur gjithmonë tua gjejë vendin e duhur në histori, turpeve si Edona. Do ia gjejë edhe asaj dhe të gjithë të ngjashmëve me të.

Shpura e Edonave mund të ndihet e sigurt sot, por kjo nuk do të zgjasë përjetësisht. Nuk mundet të zgjasë. Sepse në mos sot, nesër, pensionistët e fëmijët, doktorët e mësuesit, të rinjtë e të rejat do u tregojnë vendin që u takon. Kështu edhe Shkodra, edhe Shqipëria do të pastrohet./Pamfleti

 

edona bilali edirama

Lini një Përgjigje