TAGS-AT E JAVËS

Editorial25 Dhjetor 2025, 14:00

Sondazhi që çmendi Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Sondazhi që çmendi Edi Ramën
Edi Rama /

 

Edi Rama nuk është më lideri i së majtës...

Një sondazh i publikuar së fundi në ABC News dhe i realizuar nga Eduard Zaloshnja nxori një përfundim mjaft interesant.

Edi Rama, i cili, në mungesë të një alternative apo opozite të besueshme, vazhdon të mbajë pushtetin, gjithsesi nuk rezulton të jetë ai “lideri i madh dhe i dashur nga të gjithë”. Përkundrazi, votuesit e majtë, të cilët e kanë mbajtur në pushtet që prej vitit 2013, nuk e konsiderojnë Edi Ramën udhëheqësin më popullor të tyre.

Siç bëhet e ditur në sondazh, një kampion i votuesve të së majtës nxirrte në pah se më pak se 34% e këtij elektorati e konsideron Edi Ramën si liderin më të padiskutueshëm. Rreth 18% e votuesve të majtë ruajnë ende nostalgji dhe respekt për Fatos Nanon, liderin themelues të Partisë Socialiste. Ndërkohë, 8% e këtij elektorati e konsiderojnë Enver Hoxhën figurën kryesore historike të së majtës.

Ky sondazh, në fakt, nuk është aspak i panjohur për Edi Ramën. Ai e ka ditur që në fillim se nuk është lideri i dashur nga të gjithë dhe, nga ana tjetër, as nuk është përpjekur ndonjëherë të bëhet i tillë. Përkundrazi, ai ka synuar të sjellë në Partinë Socialiste ardhje nga rrethina të tjera politike, të cilat i ka përdorur për interesa pushteti.

Por sipas sondazhit del qartë se të gjitha këto ardhje, që Edi Rama i ka sjellë si “bonus politik” për veten që nga viti 2000, kur kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, asnjëherë nuk kanë qenë realisht lojalë ndaj së majtës.

Një pjesë e madhe e këtij segmenti, që është dukshëm klientelist dhe i lidhur me interesa të vogla, nuk voton dhe as ka votuar gjithmonë për Ramën, përkatësisht për Partinë Socialiste. E vetmja shtyllë që e mban atë në pushtet është “armata” prej rreth 800 mijë votuesish, plus-minus, e elektoratit tradicional të së majtës, siç del edhe nga sondazhi.

Kjo armatë, në shumicën e rasteve, voton për Edi Ramën duke “mbyllur hundën”, ndërsa më pas është e para që e kritikon dhe e sulmon pa mëshirë. Kjo mungesë dashurie mes Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë nuk është thjesht mungesë kimie mes liderit dhe bazës.

Ekziston edhe një mungesë vullneti për të gjetur pika afrimi, për të krijuar një mjedis miqësor, ku edhe nëse nuk ka dashuri, të paktën të ketë miqësi dhe marrëdhënie të hapura. Në realitet, Rama nuk i do socialistët, sepse e di që ky popull politik është formuar, në pjesën më të madhe, si një masë që nuk ka lidhje me nëntokën kriminale dhe veset e mëdha që karakterizojnë një pjesë të ashtuquajturës elitë politike.

Sot, Partia Socialiste e Edi Ramës nuk ka më një strukturë udhëheqëse që buron nga tradita e saj. Madje edhe udhëheqësit e rinj që ka sjellë kryetari janë të dërrmuar politikisht dhe penalisht.

E gjithë kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht. Ajo është ndërtuar qëllimisht nga Rama për të ruajtur dhe izoluar pushtetin e tij personal dhe të rrethit të tij.

Nëse krahasohet popullariteti i Edi Ramës brenda elektoratit të majtë me atë të Sali Berishës brenda elektoratit të djathtë, del se të dy kanë një pjesë të madhe të bazës që nuk i pëlqen. Padyshim, Berisha e ka hendekun më të madh, madje mazhoritar, por as Edi Rama sot nuk pëlqehet nga më shumë se gjysma e votuesve të tij.

Ky është, në fakt, realiteti më i rëndësishëm politik në vend: ekziston një hapësirë e madhe për lindjen e një klase të re politike. Kjo justifikon edhe shtysën e ndërkombëtarëve për të ndihmuar jo thjesht një rotacion pushteti, por daljen në skenë të një komuniteti të ri politik, të një gjenerate të re, dhe jo rikthimin e dinosaurëve të vjetër./Pamfleti

sondazhi që çmendi ramën

13 Komente

  1. T
    Tafili

    I dashur pamflet, te pergezoj per kete shkrim kaq te goditur. I ke rene Pikes. Topi se luan.

    1. E
      Emer

      Sondazhet e Zaloshnjes do besijne ne.

      1. A
        Albert Xhani

        Po mir ju tirp nuk kini qe botoni keto dokra qe askush nuk mund ti haj pupupuuuu cfar turpi Ky sondazh eshte sondazh i Edi Narkos qe dhe pse ka ber gjith keto zullumi prap ju e nxirni fius Turp Turp i maadh shum zylyshja sherbetori i Narkos Turp per ju se njeri me dy mend te vogla ne kok si ha keto gjepura????????????????

        1. C
          Cekani.

          Ramën nuk e duan edhe të majtët por u ka zënë kokën me derë. Administrata e voton nga e keqja, se ndryshe ngelin pa punë. Patronazhistat e votojnë se janë servila dhe qylaxhinj. Edhe 50 % e pensionistave e votojnë se janë çyryk nga mëndja. Ja me këto numra i ka të siguruara zgjedhjet.300000 plus 220000 plus 85000 patronazhista. Bëjnë aRreth 600000 vota ja i mor zgjet

          1. F
            Feti Dema

            Kreshnik Osmani(Lëvizja Atdheu) me retorikë antiestablishment dhe me instrument : protesta paqësore gjthëpërfshirëse, do sillte ardhjen e të djathtës në pushtet. Pas 8 vjetësh e majta me një lidership të ri, nga një parti e kapur dhe e përdorur si instrument nga Edi Rama do shndërrohej në një parti social demokrate dhe kombëtariste.

            1. L
              Leone

              Ky doli më qelbësirë se Berisha!!

              1. Z
                Zeqineja

                Ky do shpallur kriminel dhe hajdut kombetar qe ka vjedhur dhe shkaterruar gjithe shqiperine ka korruptuar me parate dhe pasurite e popullit gjithe politiken europiane dhe me gjere, ka shpopulluar gjithe vendin dhe kjo eshte nje krim njerezor i heshtur dhe ka bashkepunuar me krimin dhe gjithe mafien kombetare dhe nderkombetare per interesat e tij te ngushta dhe per te formuar reputacionin e tij si lider boteror.

                1. T
                  Tironsi

                  Rama mashtroj te majten, ai po qendron ne pushtet se nuk ka alternative tjeter. Ramen se do me njeri mashtroj per reformen ne drejtesi qe ka perfunduar me keq se ne kohen e Berishes, nepotizmi vazhdoj si me pare oligarket e Rames kontrollojne ekonomine, shqiptareve nuk kane me shprese ne kete mazhorance te drejtuar nga Rama .

                  1. c
                    ccc

                    Per cfare lideri po flisni?!?!? Shqiperia ka patur ne krye vetem delenxhinj mashtrues hajduter te papergjegjshem, llum, zullumqare. Lider eshte fjale e madhe. Eshte gjynah te perdoresh kete fjale per Ramen. Rama mbaroi. Deshtoi ne menyren me te turpshme. Nje hajdut i rendomt qe premton hyrjen ne europe. Paguan me leke te vjedhura Ursulen, Marta cross e Mogerinin dhe i duket se genjen gjithe europen. Mos u merrni me me Ramen aman se na u shpif.

                    1. S
                      Sueli

                      Hahahahaha ma sfundi erdht tek ne qe kemi vite qe ua themi se Ed Rama eshte mashtrus ordiner. Ok. Rendsi ka qe kuptu.

                      1. A
                        Angry

                        Vazhdojn e krahasojn me Salen,dhe perfundimi Ramen se duan as te vetet po Salen se duan akoma ma shume????????.I doli boja ktyre legenave qe paguhen me paret qe na vidhen ne.

                        1. l
                          liku

                          Te lumte o ccc e ke qa shkrimin

                          1. P
                            Pranvera Kapllani

                            Shumica e njerëzve nuk dinë akoma çdo të thotë Socializëm apo Demokraci. Që të quhesh socialist,duhet të kesh të paktën si parim barazinë.E n.q.se nuk mundet të kryehet një gjë e tillë për të gjithë njëlloj, të paktën duhet të ndodhte sipas nivelit social,vlerave të lindura,të trashëguara,të fituara gjatë jetës. Qeveria e tanishme vetëm emrin ka Socialiste,nuk flet shumë as për parime të tilla. Po përpiqet të stabilizojë problemet e shumta nga e kaluara, për aq sa e lejon sistemi pluralist. Që të quhej Socialiste kjo Qeveri,të paktën duhej të kishte siguruar minimumin jetik. Kuptohet se minimumi jetik diskutohet për shtresat e varfëra,për pensionistët,për të paaftët,për të sëmurët e t.j. Kush është i kujdesshëm, është në dijeni se sistemi i tanishëm shton shtresat e varfëra. Nuk mund të flitet për Socializëm, kur sistemi është Gjyqësor,të hedh në rrugë,të çon në zyra noterësh,avokatësh e një pafundësi të tjera zyrash e shërbimesh. Është e kotë të urresh Kryeministrin e tanishëm, po u vjen mbas mëndjes atyre që e sulmojnë më tepër. Është fat i madh që në shumë shërbime ka edhe persona të ndërgjegjshëm,që nuk shkelin të drejtat njerëzore pavarsisht ligjeve që nuk u shërbejnë njerëzve, për problemet e pafundme që krijohen nga shërbimet.

                            Lini një Përgjigje

                            Editorial