Donald Trump pret një telefonatë që nuk po vjen, ndërsa bota përreth tij po përballet me pasojat shumë reale të Hormuzitt ë bllokuar...
Kush e fitoi dhe kush e humbi luftën në Iran?
Nëse do të besonim deklaratat zyrtare, lufta ka hyrë në fazën e “qetësisë”. Nëse do t’i besonim tregjeve, ajo sapo ka filluar. Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, çmimet e energjisë po rriten nga dita në ditë si një grafik pa tavan dhe i ashtuquajturi armëpushim ekziston vetëm si formulë diplomatike për konsum publik. Pra, kemi një paqe që nuk ndihet askund dhe një luftë që askush nuk e thërret në emër.
Në këtë sfond, Donald Trump pret “një telefonatë nga Teherani”, një gjest që në diplomaci përkthehet si “presion i paketuar”. Problemi është se telefoni nuk po bie. Jo sepse linjat janë të zëna, por sepse pala iraniane ka zgjedhur të flasë diku tjetër. Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian shfaqet në Moskë për një takim me Vladimir Putin, duke sinjalizuar se dialogu nuk mungon, thjesht nuk zhvillohet aty ku do Uashingtoni.
Në këtë pikë, narrativa e zakonshme perëndimore për “fitoren ushtarake” fillon të tingëllojë disi e mangët. Është e vërtetë që SHBA dhe aleatët e saj kanë treguar superioritet në terren. Por nëse kriteri i fitores është ndryshimi i sjelljes së kundërshtarit, atëherë tabloja bëhet më e paqartë.
Irani është ende aty, me të njëjtin regjim, në mos më të egër, jo vetëm i papërkulur në thelb, por me një levë të re presioni në dorë: Hormuzin. Një ngushticë që nuk ka nevojë për shumë raketa për të tronditur botën, mjafton të mos funksionojë.
Në mënyrë ironike, arma më e fortë e këtij konflikti nuk ka qenë ushtarake, por gjeografike. Me mbylljen e Hormuzit, Teherani nuk ka goditur vetëm kundërshtarët e tij, por ka futur në ankth të gjithë sistemin global. Çmimet e energjisë nuk bëjnë dallim mes aleatëve dhe kundërshtarëve; ato rriten njësoj për të gjithë. Dhe kështu, një konflikt rajonal arrin të prodhojë pasoja globale pa pasur nevojë për një fitore klasike në fushëbetejë.
Në këtë mes, Rusia e Vladimir Putinit shfaqet si aktori më pak i shqetësuar dhe ndoshta më i përfituari. Pa u përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, Moska po rikthehet në qendër të diplomacisë dhe po sheh se si çmimet e larta të energjisë i shërbejnë interesave të saj ekonomike. Një pozicion që në gjuhën diplomatike quhet “ndërmjetësim”, ndërsa në gjuhën e thjeshtë përkthehet si një avantazh i fituar pa kosto direkte.
Dhe kështu kthehemi te pyetja fillestare: kush fitoi dhe kush humbi në këtë luftë?
Nëse fitorja matet me territor, atëherë përgjigjja është e paqartë. Nëse matet me ndikim, atëherë loja sapo ka hyrë në një fazë më të ndërlikuar. SHBA nuk arriti ta detyrojë Iranin të telefonojë. Irani nuk arriti të dalë i padëmtuar. Rusia nuk luftoi, por po fiton hapësirë. Ndërsa Europa dhe pjesa tjetër e botës po përballen me faturën; një faturë që nuk mund të negociohet dhe as mund të shtyhet.
Në fund, kjo luftë nuk prodhoi një fitues të pastër, por një realitet të ri: një botë ku fuqia nuk mjafton për të imponuar zgjidhje dhe ku edhe humbësit mund të diktojnë ritmin. Dhe ndoshta ky është rezultati më cinik i të gjitha kohërave: një konflikt ku askush nuk fiton plotësisht, por të gjithë sigurohet që nuk ka humbur./Pamfleti
C’fare cingerrime ka me u degju me telefonin e nje MASHTRUESI GLOBAL. Kush I telefonon nje KARAXHOZI FEMIJEQIRES(pedofil),nje RACISTI-NAZIST,nje hajdut TAXASH,nje KRIMINEL LUFTE……!?!? Eahh….????
Dëmi që i ka bërë Trampi (që gjermanisht do të të thotë xhol dhe lolo) dinjitetit të Amerikës është i pamasë dhe i parregullueshëm. Krahasoni Amerikën e Linkolnit, Willsonit, Eisehowerit me Amerikën e Trampit.