Ekonomi25 Shkurt 2023, 11:25

Banka Intesa SanPaolo rrit komisionet për qytetarët, Banka e Shtetit hesht!

Shkruar nga Pamfleti
Banka Intesa SanPaolo rrit komisionet për qytetarët, Banka e Shtetit
Intesa Sanpaolo Bank

Komisionet abuzive rëndojnë akoma më shumë xhepat e qytetarëve që nuk kanë më ku të ankohen...

Burimet bëjnë me dije se klientët e Intesa Sanpaolo Bank janë njoftuar në rrugë elektronike se nga 1 Marsi 2023 do aplikohen për ta komisione të reja. Çudia qëndron te llojet e komisioneve që do aplikohen.

Për depozita në llogari, apo tërheqje nga llogaritë e tyre, banka do aplikojë komisione të majme duke siguruar kështu të ardhura të sigurta, në dëm të qytetarëve.

Njoftimi në rrugë elektronike ka qenë i thjeshtë, pa detaje, ndërsa i drejtonte klientët në një link të fshehur në faqen e Intesa Sanpaolo Bank.

Vetëm në këtë link që duhet kërkuar me lupë në faqen e elektronike te kësaj banke, janë publikuar komisionet që për depozitime të shumave në llogari variojnë  nga 250 në 750 lekë.

Për tërheqjet që bën klienti nga llogaria e tij rrjedhëse që supozohet të jetë e lirë për veprime pa asnjë penalitet, komisioni do variojë nga 150 lekë në komision me përqindje 0,1% të shumës, pa kaluar kufirin maksimal të komisionit prej 2 000 lekë, raporton Prapaskena

Ndërkohë që në përditshmëri qytetarët janë të detyruar që çdo transaksion financiar ta kryejnë përmes bankave, këto komisione abuzive do rëndojnë akoma më shumë xhepat e tyre që nuk kanë më ku të ankohen.

Ky është rasti më i fundit që tregon se Banka Intesa Sanpaolo po vepron sipas oreksit, ndërsa rregullatori e mbikëqyrësi- Banka e Shqipërisë është inekzistente kur qytetarët e bizneset vidhen kaq hapur.

Banka Intesa SanPaolo rrit komisionet për qytetarët, Banka e Shtetit

intesa sanpaolo banc komisione korrupsioni qytetarë banka e shtetit