Ekonomi 8 Mars 2023, 16:38

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulet vetëm nafta

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve,

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka ndryshuar çmimin e karburanteve në tregun tonë.

Në mbledhjen e sotme të Bordit u vendos që nafta të shitet me 193 lekë/litri nga 197 lekë/litri që ishte, ndërsa benzina mbetet e pa ndryshuar dhe do të jetë 190 lekë/litri. Gjithashtu dhe gazi mbetet i pa ndryshuar me 80 lekë/litri.

Çmimet e vendosura:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

bordi çmimi naftës