TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 3 Dhjetor 2024, 14:42

Buxheti i vitit 2025-së, ja cila ministri merr ‘pjesën e luanit’

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti i vitit 2025-së, ja cila ministri merr ‘pjesën e

Buxheti i parashikuar për vitin 2025 është 822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 miliardë euro, që do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.

Por si do të ndahet buxheti i vitit 2025?

Portofolin më të madh do e ketë Ministria e Shëndetësisë me 80.7 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura me 74 miliardë lekë, Ministria e Arsimit 62 miliardë lekë, Ministria e Ekonomisë Kulturës-Inovacionit 56 miliardë lekë dhe Ministria e Mbrojtjes 52.6 miliardë lekë.

Rritjen më të madhe të buxhetit për vitin e ardhshëm do ta marrë Ministria e Infrastrukturës me 9.6 miliardë lekë.

Brenda fondeve të kësaj ministrie ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët, pasi janë 334 milionë euro që do të shpenzohen për infrastrukturën rrugore në 2025-ën.

Buxheti për institucionet për vitin 2025:

Ministria e Shëndetësisë -80,7 mld lekë
Ministria e Infrastrukturës -74 mld lekë
Ministria e Arsimit - 62 mld lekë
Ministria e Ekonomisë- 56 mld lekë
Ministria e Mbrojtjes - 52,6 mld lekë
Ministria e Brendshme - 31 mld lekë
Fondi i Zhvillimit Shqiptar - 22,5 mld lekë
Institucione te tjera Qeveritare - 15,9 mld lekë
Ministria e Bujqësisë - 14,6 mld lekë
Ministria e Drejtësisë - 14,3 mld lekë
Ministria e Financave - 11 mld lekë
Këshilli I Lartë I Gjyqësor - 5,6 mld lekë
Ministria e Turizmit - 3,9 mld lekë
Ministria e Jashtme - 3,8 mld lekë
Prokuroria e Përgjithshme - 3,3 mld lekë
SHISH - 2,7 mld lekë
SPAK - 2,1 mld lekë
Kuvendi - 1,8 mld lekë
Instituti Statistikës - 962,1 mln lekë
Kryeministria - 912,9 mln lekë
RTSH  - 770 mln lekë
Kontrolli Larte  i Shtetit - 684 mln lekë
Presidenca - 643,9 mln lekë
Institucionet e drejtësisë - 605,3 mln lekë
Akademia e Shkencës - 549,6 mln lekë
Shkolla e Magjistraturës - 485,5 mln lekë
Drejtoria e Arkivave - 418,2 mln lekë
Partitë Politike - 355,8 mln lekë
KQZ - 342,1 mln lekë
ILDKPKI - 297,6 mln lekë
Gjykata Kushtetuese - 250 mln lekë
Këshilli I Lartë I Prokurorisë - 211,5 mln lekë
Avokati i Popullit - 196,9 mln lekë
Qendra e Kinematografisë - 165,8 mln lekë
Komisioneri informimit - 161,7 mln lekë
AIDSSH - 160,2 mln lekë
Shoqëria Civile - 135,6 mln lekë
Autoriteti i Konkurrencës - 124,2 mln lekë
KPP - 110,8 mln lekë
KMSHC - 98,3 mln lekë
ATSH - 93,4 mln lekë
KMD - 73,8 mln lekë
ISKK - 58,8 mln lekë
Këshilli i Kontabilitetit - 18,5 mln lekë

Lini një Përgjigje