TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 9 Prill 2025, 16:00

Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, Banka e Shqipërisë pezullon 24 licenca

Shkruar nga Pamfleti

Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, Banka e

Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka revokuar 24 licenca të agjencive të këmbimit valutor. Ky treg është sektor me risk të lartë për pastrim parash, dhe për pasojë Banka Qendrore ka rritur edhe numrin e kontrolleve.

Inspektime, janë kryer edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka ndëshkuar me gjoba disa subjekte.

Nga ana tjetër edhe interesi për të investuar në bizneset që shesin dhe blejnë para, nuk ka munguar, pasi me dhënien e 22 licencave të reja, numri i pikave të këmbimit valutor ka arritur në 642.

Biznesi EX-CHANGE në Shqipëri po bëhet fitimprurës, për shkak të valutës së lartë që qarkullon nga prania e shtuar e tursitëve dhe përdorimit në rritje të euros si monedhë me të cilët mund të blihet dhe shitet lirisht në treg.

Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë këmbyer rreth 12 mld euro, shumë e cila ka tejkaluar vitet parardhëse, kur këmbeheshin 5 deri në 7 mld euro.

Lini një Përgjigje