TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 3 Nëntor 2025, 12:54

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, shuma sa po do të përfitojnë

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, shuma sa po do të
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët

Qeveria ka hapur ‘thesin’ edhe këtë fundvit për bonusin e pensionistëve.

Me 3-fishimin e fondit për shpërblimin e fundvitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij.

Kështu, nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë mbi 515 mijë individë që marrin pension deri në 20 mijë lekë.

Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë, lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë.

Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm.

Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.

miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët

Lini një Përgjigje