
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Mbikëqyrës i institucionit, ka bërë një rezyme të situatës ekonomike në vendin tonë.
Në një konferencë për mediat, Sejko deklaroi se prodhimi i brendshëm bruto pësoi rritje, ndërsa rënia e inflacionit pasqyroi rënien e inflacionit të ndikuar nga partnerët.
Sejko u shpreh se ka një kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime, ndërsa vitin e kaluar kishte një rritje ekonomike që u pasqyrua edhe në sektorin e ndërtimit. Rritja e ekonomike, sipas tij është ushqyer nga rritje e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
“Rritja e pagave dhe punësimit ka zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në ekonomitë familjare. Normat e interesit kanë pësuar ndryshim nga 0.5 përqind në 3 përqind deri në muajin mars, normë të cilën kemi marrë vendimin të mos ta ndryshojmë. Normat e depozitave e kredive kanë ardhur në rritje. Pritet rënie e inflacionin në gjysmën e parë të 2024, çka do të pasqyrojë atë që do të ndodhë në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejko.
Më tej duke folur për dobësimin e monedhës së euros përballë lekut, Sejko u shpreh se për këtë zhvillim ka pasur disa faktorë që kanë ndikuar, por nënvizoi se kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu dhe se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë.
“Lidhur me kursin e këmbimit, BSH ka sqaruar se Kursi i Këmbimit ka qenë në epërsi prej disa vitesh, duke u mbiçmuar. Forcimi është më i fortë sepse vjen si pasojë e disa faktorëve. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja, të të ardhurave nga turizmi, rritje të eksporteve në total. Gjithashtu edhe remitancat kanë ardhur në rritje. Kjo ka bërë që oferta e euros në vend të jetë e konsiderueshme. Nuk kemi arsye për të ndërhyrë por duhet bashkëpunuar me eksportuesit dhe ato industri që preken nga ndryshimi i kursit të këmbimit”, përfundoi Sejko.