TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi26 Mars 2024, 14:15

Paralajmëron eksperti: Euro do vijojë rënien në muajt e ardhshëm, tre faktorët kyç që ndikojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron eksperti: Euro do vijojë rënien në muajt e

Pasi shfaqi një qëndrueshmëri në kursin e këmbimit në raport me lekun, euro i është kthyer rënies.

Monedha europiane ka zbritur në 102.9 lekë. Prej fillimit të vitit, euro ka humbur gati 2 pikë. Kjo rënie duket e pazakontë pasi nuk përkon me periudhën që shoqërohet me prurjet të larta turistësh.

Drejtori i Shoqatës së zyrave të këmbimit valutor, Dritan Vataj thotë se euro do të vijojë të pësojë ulje në muajt në vazhdim. Në një intervistë për “Money Report”, ai tha se ndikimin kryesor në rënien e monedhës evropiane e ka pasur investimet e paluajtshme, remitancat dhe turizmi.

“Ndikimin kryesor e kanë pasur elementë të aktivitetit të përditshëm. Investimet në pasuritë e paluajtshme vazhdojnë të jenë një trend i fuqishëm, ka ndikuar drejtpërdrejt sikundër kemi parë edhe vazhdimisht rritje të remitancave. Turizmi nuk është në bumin e tij por fluksi mbetet i lartë. Është prekur edhe nga kjo gjë pavarësisht se kemi rritje të importit dhe ulje të eksportit por konsumi ka mbetur në ulje, detyrimisht ka ndikuar që euro të pësojë një farë zhvlerësimi. Pritshmëritë janë për një fluks në rritje të turizmit, kështu që do ndikojë drejtpërdrejt në uljen e euros. Edhe investimet direkte kanë njohur një lloj rritje por do të ketë edhe rritje më të mëtejshme. Çmimi i euros ndikohet edhe nga perceptimi dhe perceptimi për një fluks të shtuar të euros në treg në muajt në vijim, do të bëjë që çmimi i saj do të ulet. Do të kemi kurs më të ulët sesa këtë 3 mujor të parë.“, u shpreh Vataj.

euro

Lini një Përgjigje