TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi26 Mars 2026, 17:14

Rritja e çmimit të karburanteve, ndërhyn Bordi i Transparencës; ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimit të karburanteve, ndërhyn Bordi i
Foto ilustruese

Nafta nuk duhet të shitet më shumë se 203 lekë dhe benzina jo më shumë se 175 lekë/litri.

Pas disa ditësh, qeveria është kujtuar për të ndërhyrë në çmimin e karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur sot që çmimi i shitjes me pakicë të naftës nuk duhet të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri dhe benzina jo më shumë se 175 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Theksojmë se shkak i çmimit të lartë është akciza, e cila siç ishte paralajmëruar është ulur me 20%. Qeveria mund ta ngrinte tërësisht këtë taksë në mënyrë të përkohshme, që do të jepte një ndikim më të fortë prej 40 lekë për litër.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast shkeljesh të konstatuara, autoritetet paralajmërojnë pezullim të aktivitetit për subjektet përkatëse.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

“Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.”-thuhet në njoftim.

 

nafta cmimi

2 Komente

  1. B
    Brodi

    Pra minimumi jemi vjedhur me 11 leke pasi ishte fiksuar te 214 prej mbi 1 jave.

    1. N
      Nafta

      pse nuk behet si fqinjet, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Pika kyce ne nje ekonomi eshte cmimi i energjise. Ne eksportojme nafte, prodhojme energji se fale zotit rrjedh uji nga malet dhe paguajme shume shtrenjt. Ku shkojne keta leke ?

      Lini një Përgjigje