Ekonomi28 Shtator 2023, 12:58

Shyqyr që kemi Joridën e na qan ndonjë hall xhepi herë pas here…

Shkruar nga Pamfleti
Shyqyr që kemi Joridën e na qan ndonjë hall xhepi herë pas
Jorida Tabaku /

 Shyqyr që kujtohet ndonjëherë Jorida Tabaku për ndonjë hall që ka lidhje direkt me xhepin tonë, se të ishte për Salinjtë, Gazët e Lulët… ehe.

Sot, deputetja demokrate i është kthyer një halli që me kalimin e kohës e harruan të gjithë në fakt. Më saktë, u dorëzuan se ishte luftë e kotë.

Vendi ynë ka çmimet më të larta të karburanteve dhe për ta faktuar këtë, Tabaku publikon çmimet e freskëta në kohë reale të vendeve fqinje. –   RMV 1.35 cent/litër –   Sllovenia 1.65 cent/litër –   Shqipëria, sigurisht më e larta 1.93 cent/litër.

Në fakt, arsyet e këtyre shifrave në vendin tonë janë të njohura me kohë e me vakt, por t’i përsërisim këto që thotë Jorida, se kur vjen puna te hallet e xhepit, përsëritja nuk është babai i mërzitjes.

‘Taksat janë arsyeja kryesore. 60% e çmimit sot janë taksa. Por nga ana tjetër, ne nuk kemi konkurrencë. Sot kemi monopol, i cili, në të gjitha hallkat e transportit, shitjes, tregtimit përcaktohet nga pak kompani.

Çfarë të keqe ka nga konkurrenca?

Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi i sistemit?

Për të hapur sa më shumë operatorë?

Pse duhet patjetër të kemi ato pak kompani që përcaktojnë çdo gjë edhe që detyrojnë dhe më të vegjlit të vijnë pas?

Kush humb në fund të ditës?

Qytetari sigurisht!- thotë Tabaku. Eh moj Jorida, sa ka humbur e do humbasë ky i fundit nga ata që ti i njeh mirë, por kjo është temë tjetër.../Pamfleti

jorida tabaku ekonomia halle xhepi