TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-05-18 10:00:00

Afera e inceneratorëve, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën 

Shkruar nga Pamfleti
Afera e inceneratorëve, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter
Lefter Koka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën dhe më gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite. Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Kërkesa e SPAK:
Lefter Koka, 10- 6.8
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-

Pëllumb Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars. Por Gjykata e Lartë, nuk e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

 

 

afera e inceneratorëve lefter koka spak

Lini një Përgjigje