18 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “USDT-1”, kundër mashtrimeve ekonomike dhe kriptomonedhave.
Policia e shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me një operacion të shtrirë ditën e sotme në Tiranë dhe Shkodër kundër krimit ekonomik.
18 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “USDT-1”, kundër mashtrimeve ekonomike dhe kriptomonedhave.
Drejtoresha e Krimit Kibernetik, Ervina Gjana tha se nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë si edhe rreth 750 mijë euro.
“18 shtetasit e arrestuar këmbenin monedha virtuale pa licencë për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750 mijë euro. Në koordinim me prokurorinë e Tiranës, vijonë hetimet për të vënë para përgjegjësisë të gjithë të përfshirët”, tha Gjana.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje