TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-07-04 10:31:00

Arrestimi i Ilir Beqajt, ministra dhe deputetët e PS-së ‘kyçin’ gojën para mediave

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Beqajt, ministra dhe deputetët e PS-së

Duket se socialistët kanë kyçur gojën para gazetarëve, teksa u pyetën në lidhje me arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj me urdhër të SPAK.

Toni Gogu: Jemi në Kuvend, ne bëjmë ligje. Komentet për arrestimet shkoni në organet ligjzbatuese.

Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë

Deputetët Anila Denaj dhe Pandeli Majku nuk kanë dhënë asnjë koment

“Të degjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia, heshtin të tjerët”, ishte i vetmi koment nga ana e Nasip Naços.

 

arrestim ilir beqaj ps deputete

Lini një Përgjigje