
The Iranian Revolution is one of the sensational events of the 20th century. This event continues to attract the attention of scholars and political analysts, as evidenced by a book published in Albanian by the Iranian Cultural Foundation “Saadi Shirazi”, which collects some of the debates in academic and political circles in the West. It is natural that the Iranian Revolution is interpreted in different ways, starting from the worldviews and theoretical schools of the interpreters. It is understandable why Iranian scholars emphasize the cultural factors that led to its outbreak and why they highlight the role of the Islamic religion, just as on the other hand, it is understandable why the Shah himself and those close to him, in their memoirs, preach international conspiracy theories.
Researchers have come to various conclusions about which factor had a decisive influence, ranging from failed economic reforms, the class structure of society, the psychology of the Shah, etc. The Iranian Revolution has challenged in some respects the theories that exist in the social sciences for explaining revolutions, and it seems that the most useful approach is the multi-causal one, which attempts to combine several factors (see Moshirzadeh, 2010).
The development of the Islamic Revolution in Iran was also followed with great interest by the leadership of the People's Socialist Republic of Albania. Today, one sometimes reads superficial and not at all credible explanations that link this special interest of communist Albania to the formation and Islamic tendencies of the Albanian dictator, as well as to the need he had to find another "eastern" and anti-Western sponsor, after the interruption of relations with China (Kadare, 2012: pp. 210-211; Ngjela, 2012: pp. 456-457). Of course, such thoughts do not require much thought and effort to refute and it would not be worth it here to deal with them at length.
However, taking their cue, here we will try to give our explanation for the interpretation that Albania made of the Iranian revolution at that time, because it constitutes an interesting case of the echo that the revolution aroused in a small and isolated country in Europe, but which had taken on a heavy ideological burden (some would even add quixotic), on its shoulders: that of carrying the torch of the Marxist-Leninist revolution in the world. Therefore, what today may seem surprising to many in the Albanian treatment of an event that took place far from the country, for the leadership of the Party and the state at that time, was part of its world mission and could not be overlooked.
Për të pasur të qartë interpretimin shqiptar për revolucionin në Iran, duhet të kemi parasysh gjendjen e atëhershme politike në vend. Shqipëria ishte një vend totalitar në kohën kur shtetet e tjerë të Evropës Lindore, kishin hyrë në fazën e pas-totalitarizmit. Qysh me denoncimin e Hrushovit të krimeve staliniste, udhëheqja komuniste shqiptare kishte zgjedhur që të shkëputej nga ai, që ajo e quante “revizionizëm” dhe të vazhdonte zbatimin e stalinizmit në emër të purizmit ideologjik. Prandaj kur themi qëndrim, apo interpretim shqiptar të situatës ndërkombëtare, apo për qëndrime të Partisë së Punës për ngjarjet jashtë vendit, duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me enverizëm, pra me mendimin e Enver Hoxhës, Sekretari i Parë i PPSH-së.
Zyrtarisht ideologjia që drejtonte zhvillimet në Shqipërinë e kohës ishte marksizëm-leninizmi, sikurse edhe në vendet e tjera të bllokut komunist, mirëpo monopolin e interpretimit dhe të zbatimit të marksizëm-leninizmit, e kishte vetëm udhëheqësi. Nuk është e vërtetë se Hoxha personalisht i formuloi të gjitha aspektet e ideologjisë zyrtare – ajo u përpunua nga një numër i madh individësh dhe institucionesh të shumë fushave profesionale – por është e vërtetë se çdo ide politike apo shoqërore, mund të bëhej publike në Shqipëri, vetëm nëse legjitimohej në emër të Enver Hoxhës. Ishte vetë Enver Hoxha ai që interpretonte zhvillimet ndërkombëtare dhe studimet dhe analizat e të tjerëve, duhet të ndiqnin patjetër linjën e tij të mendimit.
Shpjegimi ideologjik enverist i revolucionit Iranian, i ka rrënjët te pozita ndërkombëtare e Shqipërisë në ata vite. Për njëfarë kohe Shqipëria u lidh ngushtë me Kinën dhe qëndrimi i tyre ndërkombëtar ishte i njëjtë: imperializmi kapitalist nën udhëheqjen e Amerikës dhe revizionizmi socialist nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik, ishin njëlloj të rrezikshëm për revolucionin. Maoizmi dhe enverizmi përfaqësonin në atë kohë radikalizmin e marksizëm-leninizmit.
Më 1972, presidenti Nikson u takua me Mao Ce Dunin dhe më 1979, SHBA-ja vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Këto ngjarje në Shqipëri u interpretuan si tradhti ndaj vijës ideologjike të deriatëhershme dhe, pas ndërprerjes së marrëdhënieve zyrtare me Kinën, Shqipëria e pa veten pothuaj të vetmuar në arenën ndërkombëtare dhe njëkohësisht si mbrojtësen e vetme të frymës revolucionare.
Në këtë kohë, për shkak të përparësisë që i jepet papërkulshmërisë ideologjike, pavarësisht prej gjendjes reale brenda dhe jashtë vendit, Enver Hoxha mori përsipër rolin e përçuesit të pastër të marksizëm-leninizmit në botë, sikurse kishte vepruar edhe Maoja para tij. Gjithmonë komunizmi ka pasur një përmasë mesianike, sepse ai vetë-paraqitej si rruga për te shpëtimi i botës nga shtypja klasore. Në mënyrë paradoksale, kjo përmasë erdhi e u forcua te enverizmi, ndërkohë që shtetet më të fuqishëm komunistë të botës e kishin braktisur, në fillim Hrushovi e më pas Maoja, që filloi bashkëpunimin me Amerikën kundër Bashkimit Sovjetik.
Enverizmi pretendonte se revolucioni i masave fshatare e punëtore ishte çështje e ditës, sepse antagonizmat klasore po vinin duke u shtuar. Elitat komuniste në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, e kishin tradhtuar çështjen e revolucionit dhe ishin “borgjezuar”, duke u kthyer kundër masave popullore. Në mënyrë që ky qëndrim ndërkombëtar i Shqipërisë të provohej i saktë, nevojitej të provohej se situata ndërkombëtare po shkonte drejt përplasjeve të dhunshme midis revolucionarëve dhe reaksionarëve dhe se tensionet ndërkombëtare nuk po uleshin, me gjithë përpjekjet për bashkëpunim midis imperialistëve amerikanë dhe revizionistëve sovjetikë e kinezë. Më 1978, Enver Hoxha boton librin ‘Imperializmi dhe revolucioni’, ku ai shkruan:
Në arenën ndërkombëtare sot veprojnë forca të ndryshme social-imperialiste, të cilat nga njëra anë, luftojnë së bashku kundër revolucionit e lirisë së popujve, nga ana tjetër, ndeshen e përleshen për tregje, për zona influence, për hegjemoni. Në të njëjtën kohë, perspektiva e revolucionit dhe çlirimit të popujve, jo vetëm është zhdukur si rrjedhim i tradhtisë së së revizionistëve sovjetikë, kinezë, etj. Por pas tërheqjes së përkohshme, revolucion i tani ndodhet përpara në rrugën që i ka caktuar historia”. (Enver Hoxha, 1978, fq. 20)
Ndër rajonet “e nxehta” të botës, ai veçon Lindjen e Mesme, për shkak të pasurive të mëdha energjetike dhe të konfliktit izraelito-palestinez. Në një shënim të janarit 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, ai shkruan në ditarin politik se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, por edhe shkëndija e revolucioneve zinxhir, në fillim demokratiko-borgjeze dhe më pas revolucione të mirëfillta (Enver Hoxha: 1984: fq. 199-200).
Në fillim të vitit 1979, atëherë kur revoltat kundër Shahut në Iran arritën pikën kulmore, gjithçka dukej se po shkonte në pajtim me vizionin enverist të betejës së përbotshme të popujve, kundër shfrytëzuesve të tyre. Kjo theksohet edhe prej faktit se qysh në nisje të tij, revolucioni iranian hodhi parullën; “As Lindje, as Perëndim”, për të shprehur pavarësinë e tij nga dy blloqet (Eghbali Zarch, 2010: fq. 21), gjë që mund të interpretohej si një qëndrim i afërt ideologjik me atë të PPSH-së. Më 13 shkurt 1979, Hoxha shkruante në ditar se po vërtetohej teza e Leninit, se epoka e sotme është epokë e revolucioneve dhe se revolucioni iranian do të pasohej nga të tjerë (Hoxha, 1984: fq. 219-220). Sipas tij, bëhet fjalë për një revolucion kundër-imperialist e kundër-feudal, që ka bazë shoqërore dhe klasore (po aty: 213-214, fq. 232).
Një problem të rëndësishëm nxirrte për analizën enveriste, karakteri islamik i revolucionit dhe fakti që në krye të tij ishin klerikët myslimanë. Studiuesit iranianë i japin një rëndësi të dorës së parë faktorit të klerit dhe rolit të udhëheqësit, Ajatollah Khomeinit, në përgatitjen ideore dhe strategjike të revolucionit, mobilizimin e popullit në revoltë kundër Shahut dhe në fitoren e vitit 1979 (Mohammadi, 2010). Kësaj çështjeje edhe Enver Hoxha i kushton vëmendje, por në fund e përjashton besimin fetar si shkakun themelor, sepse kriteri i parë i analizës, duhej të ishte materializmi. Sipas shënimit të 14 janarit 1979, revolucioni ka kushte objektive materiale, të cilat i kanë çuar njerëzit në këmbë kundër regjimit, sikurse ka edhe momentin subjektiv të udhëheqjes së klerikëve, veçanërisht të Khomeinit. Feja nuk është faktori kryesor.
Fakt është dhe duhet njohur se ky person (Khomeini), dhe sekti i tij Shit, aktualisht luajnë një rol, por në asnjë mënyrë nuk janë vetëm ky dhe sekti i tij forca vendimtare. Në udhëheqje të këtij revolucioni, mund të themi me pikëpamje demokratike-borgjeze, anti-imperialiste në Iran, është dhe borgjezia përparimtare, bile dhe afetare, si dhe komunistë e patriot të vërtetë iranianë”. (Po aty, fq.193-194).
Për Enver Hoxhën, ta gjykosh revolucionin iranian si një revolucion islamik, do të thotë të pozicionohesh së bashku me revizionistët dhe imperialistët që kanë synime denigruese ndaj popujve. Për të, përjashtohet a priori që një lëvizje dhe regjim fetar të jetë përparimtar, sepse i duhet qëndruar besnik parullës së njohur marksiste për fenë, si opium të popujve. Marksistët duhet të jenë të palëkundur në lidhje me çdo fe, prandaj është i gabuar edhe i ashtuquajturi “socializëm fetar” (po aty: fq. 343). Kushtetuta e miratuar para disa viteve e kishte shpallur Shqipërinë një shtet ateist, prandaj nuk bëhej fjalë që të lëshohej pe në këtë pikë.
Disa kohë më vonë, kur u bë e qartë se Irani pas-revolucionar do të ishte një republikë islamike, Hoxha hulumton gjasat e vendosjes së një rendi demokratiko-borgjez në Lindjen e Mesme. Ai merr në shqyrtim pikërisht faktorin fetar për krijimin e një demokracie islamike, madje citon edhe kuranin dhe kalifët e parë, për të dalë në përfundimin se feja islame mund të përshtatet me sistemin modern republikan të qeverisjes (po aty: fq. 466). Enver Hoxha, i cili kishte projektuar shoqërinë ateiste shqiptare, pikërisht i nisur nga ideja që feja është e panevojshme për socializmin, tani mendon se ajo do të jetë një përbërës i rëndësishëm i “demokracisë borgjeze”, në Lindjen e Mesme.
In Marxist-Leninist theology, “bourgeois democracy” is an intermediate stage towards the final proletarian revolution, therefore it is not for nothing that in Albanian historiography Fan Noli’s coming to power in 1924 was called the “bourgeois democratic revolution”. By calling the revolution in Iran such, Enver Hoxha indirectly affirmed the modernity and the most advanced stage of socialist Albania, in which this phase had ended in the 1920s and religious institutions had been closed in 1967.
From the perspective of Tirana, the revolution in Iran was positively assessed for its nationwide and anti-imperialist dimension, but the contribution of the religious factor to it was underestimated. It served as proof of the revolutionary potential of the Third World and of the intensification of contradictions between peoples and oppressive classes. This interpretation served the ALP to confirm its ideological stance at that time, which Hoxha saw as valid for the revolution throughout the world: “In this direction, in a modest way, our Party also makes its contribution. The peoples believe it, because it speaks the truth and the truth has its source in the Marxist-Leninist theory that has been concretely applied in Albania” (Hoxha 1978: p1. 446-447).
Through this article we have tried to offer an explanation for the ideological interest shown by communist Albania in the Iranian Revolution of 1979. In order to shed more light on this episode, further studies are needed. In particular, it is necessary to investigate whether there were diplomatic contacts between Albania and Iran after the revolution and how they were assessed by the political elites in both countries. It would also be of great interest to investigate how communist Albania's positioning on the side of the revolution was interpreted in Iran and whether there was any interest on the part of the new Iranian leadership in Albania.
He considers precisely the religious factor for the creation of an Islamic democracy, and even quotes the Quran and the first caliphs to conclude that the Islamic religion can adapt to the modern republican system of government (ibid.: p. 466). Enver Hoxha, who had designed the atheist Albanian society, precisely based on the idea that religion is unnecessary for socialism, now thinks that it will be an important component of “bourgeois democracy” in the Middle East. In Marxist-Leninist teleology, “bourgeois democracy” is an intermediate stage, towards the final proletarian revolution. / Memorie.al
Lini një Përgjigje